INTERVISTA: Negociatat dhe bashkëpunimi me opozitën, Bushati: Fjalë kyçe reformat, duhet të jemi të bashkuar

19 Prill 2018, 16:20Politika TEMA

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka folur në një intervistë për  News24 pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për Shqpërinë.

Bushati tha se e sheh këtë rekomandim si angazhim të gjitha institucioneve shqiptare. Ai theksoi se është e rëndësishme që të gjithë aktorët politikë të jenë të bashkuar.

Çfarë fitojnë shqiptarët nga rekomandimi?

Kjo është një pyetje e drejtë. KE ka bërë një rekomandim të qartë për sa i përket fillimit të bisedimeve. Një rekomandim që i shkon vendeve anëtare dhe KE ka konfirmuar arritjet që ka Shqipëria sidomos 2 vitet e fundit. Ka evidentuar krahas arritjeve fushat ku nevojiten më shumë punë dhe më shumë reforma. Siç e tha dhe dje Mogherini krahas rekomandimit dhe gëzimit për këtë rekomandim, fjalët kyçe mbeten thellimi i mëtejshëm i reformave dhe mbajtja e ritmit të reformave. Së pari është e rëndësishme që të gjithë aktorët politikë të jenë sa më të bashkuar për të korrur fryte të mëtejshme në këtë proces.

Rekomandimi meritë e kujt është?

Është shprehje e angazhimit të qartë të institucioneve shqiptare. Është gabim t’i ndajmë etapat e vendit në integrimin europian, apo euroatlantik. Janë teza shumë të vjetra e arkaike.

Ju thoni që momentet që është zgjatur kaq shumë..vonesën ja atribuoni fajin të gjitha qeverive?

Udhëtimi i Shqipërisë drejt BE-së ka filluar në 1991. Pikënisja nuk ka qenë e njëjtë me vende të Europës Qendrore, por sot për sot Shqipëria është vendi që është transformuar më shumë…
Maqedonia ka disa vite që merr rekomandimin për nisjen e bisedimeve. Në 2-3 vitet e fundit për shkak të krizës, rekomandimi u bë i kushtëzuar. Për Shqipërinë rruga ka qenë e gjatë, krahasuar me potencialin që ka Shqipëria. Shqipëria ka aplikuar në 2009 dhe vetëm në 2018 kemi një rekomandim të qartë. Janë 9 vite ku nuk është humbur shumë kohë.

Pse mendoni se qeveria po justifikohet me zotin Basha në Berlin, i ruheni një përgjigje negative në qershor?

Nuk e di se nga buron ky opinion i juaji. Kryeministri ka qenë konsistent për këtë çështje. Duke e konsideruar si një kurorëzim i një pune të madhe në vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje