Kur aktorët e teatrit përdoren si “artileri urrejtjeje”: Ja modeli i shëmtuar që ndoqi Nikolla Gruevski në Maqedoni

19 Prill 2018, 19:04Rajoni TEMA

Lufta e pambarimtë që bëhet në Shqipëri politikisht e periodikisht për Teatrin dhe përplasja e aktorëve në politike, në fakt nuk është model shqiptar.

Në disa vende të Lindjes komuniste apo të Ballkanit, aktorë që punojnë në institucione të financuara nga shteti, janë bërë shpesh pjesë e politikës dhe përdorur si ikona të pasioneve të shfrenuara politike.

Rasti më emblematik është ai i Maqedonisë, ku Nikolla Gruevski për të mbajtur në këmbë një identitet me probleme, siç është ai i maqedonasve dhe popullit maqedonas, ngriti e financonte me para buxheti trupa të shumta teatrore që vendosnin në skenë apo xhironin seriale televizive mbi komitët apo “luftrat e lavdishme të maqedonasve”.

Por në fund të mandatit, kur ai dhe VRMO-ja e tij e trashën shumë zullumin, ky detashment i përkrahësve, pra aktorët teatralë, u përdorën si skalion i parë i propagandës helmuese ndaj kundërshtarëve politikë.

Duke përdorur rrjetet sociale, ku natyrisht kishin përkrahës të shumtë si pasojë e profilit publik, këta aktorë ngjizën një gjuhë urrejtje ndaj Zoran Zaevit dhe LSDM-së së tij që e cilësonin të “shitur tek shqiptarët”.

Sasho Tasevski, drejtori i Teatrit të Dramës së Shkupit, akuzoi Nikolla Gruevskin gjatë vitit 2015 se ai ka blerë aktorët dhe po i përdor si artileri.

Ai theksoi se njerëzit e VRMO-së në teatrot me pagesa shtetërore po kryejnë një  “kryqëzatë”  duke ngritur rrezikun e frikës ndaj shqiptarëve.

Tasevski denoncoi një grup të madh intelektualësh që ishte ishte pjesë e grupit që instaloi helmimin e opinionit në Maqedoni përpara dhunës së 27 prillit 2017.

Ky grup e arriti kulmin e tij gjatë kandidimit të Talat Xhaferit si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, të cilin e cilësuan si një katastrofë e madhe kombëtare që do të destabilizonte vendin.

Kolegët e Taseskit shkuan edhe më tej  dhe u atashuan në grupe paramilitare që kërcënonin shqiptarë “tradhëtarë” se po shkatërronin Maqedoninë, gjatë protestave disa mujore në Shkup.

Aktorë të teatrit shkruanin në mure rrjetesh sociale pamflete të vërteta naziste kërcënimesh kundër intelektualëve që përkrahnin Zoran Zaevin dhe “shqiptarët e mallkuar”.

Siç e dimë të gjithë, Xhaferi jo vetëm që u zgjodh por edhe po e drejton Kuvendin qetësisht.

Grupi i aktorëve të Gruevskit e kanë humbur sot busullën e orientimit politik dhe po merren me punën e përditshme të artistit. I gjithë angazhim u shua sapo ra edhe financimi apo drejtimi shtetëror për t’i përdorur artistët në politikë.

Në fakt teatri ka lindur si një media, ku artistët shprehin mesazhin e tyre nëpërmjet dramës që sillet tek publiku me mjeshtëri aktoreske.

Në SHBA, apo edhe në Europë, aktorët janë edhe të angazhuar politikisht.

Por këtë angazhim e bëjnë hapur si nëpërmjet aktiviteteve jashtë artistike ashtu edhe nëpërmjet veprave teatrale, të cilat janë në një mënyrë apo tjetër, kritike ndaj kastës, ndaj fenomeneve që prodhon elita drejtuese në vend.

Në zgjedhjet e fundit në SHBA, shumica e artistëve ishin të angazhuar politikisht kundër Donald Trump-it, dhe kjo u bë hapur.

Por edhe pas zgjedhjes së Trump, aktorë, skenaristë regjizorë, nuk reshtin së thënë mendimin e tyre në manifestime, intervista, apo edhe në veprat që vënë në skenë apo ekran.

Në vitin 2013, në Paris, drejtori i Teatrit  të Komedisë, Attilio Maggiulli, u përplas me makinën e tij në Pallatin Elysee, kundër heqjes së fondeve të qeverisë. Asnjë gjë nuk i ndodhi artistit dhe ky incident u morr si reagim i fortë ndaj një politike qeveritare.

Artisti nuk mund të jetë një rrogëtar, por një prodhues arti që sjell qytetarin për të ndjekur shfaqen kundrejt pagesës.

Pasi nëse një artist është thjesht një rrogëtar, ai bëhet një nëpunës dhe jo një zë i lirë kundër së keqes…/tesheshi.com/

1 komente në “Kur aktorët e teatrit përdoren si “artileri urrejtjeje”: Ja modeli i shëmtuar që ndoqi Nikolla Gruevski në Maqedoni”

  1. mirel says:

    A na rrofshi bythen ju me keto paralelizma maqedonase, plera.
    Paska marre zet nga artistet si Trump Edi Ramuti.
    Po artistet do flasin, si cdo qytetar do tjone fjalen e tyre.
    Do denoncojne shtetin kur ky vjedh dhe prish strukturat e shtetit dhe pronen publike per privatet.
    Pastaj shkon e na ben paralelizem me Hollivudin. Lamasher..
    Ju nuk keni as minimumin e nivelit per ti zene ne goje
    Jo vetem Hollivudi, por e gjithe gaxetaria dhe inteligjenca jane kunder Tram
    Vetem Ramutit nuk i takonte te fliste kunder tij. Sepse kishte funksion shteteror dhe krijoi shkak per incident diplomatik.
    Atehere po, duhet ta kishit kritikuar Ramutin me aktin e tij prej legeni te Hilarise.
    Ai eshte gabim. Jo fjala e artisteve.
    Ok?
    Dhe vazhdoni beni si Tramp..kerkoni te vulosni gojet e njerezve. Dhe pastaj e shani si beri Ramuti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje