Këngëtari dhe DJ me famë botërore, Tim Bergling, apo siç njihet me emrin e artit DJ Avicii, eshtë ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare, ne menyre te papritur.
Suedezi, i cili ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si Madonna and Coldplay, ka ndërruar jetë në Oman.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e vdekjes së tij në një moshë kaq të re, por ai do të mbahet mend gjatë për këngët që ai ka lënë pas.
Disa prej këngëve më të famshme të tij janë: “I Could Be the One” me Nicky Romero, “Wake Me Up”, “You Make Me”, “X You”, “Hey Brother”, “Addicted to You”, “The Days”, “The Nights”, “Levels”, “Waiting for Love”, “Without You” and “Lonely Together”.
Keqardhje të largohesh nga jeta në një moshë kaq të re. Humbje e madhe e botës së muzikës. Humbje e madhe e familjes dhe gjithë dashamirësve që e kanë pëlqyer dhe pëlqejnë muzikën e tij. Në 2014-ën arriti kënga e tij “Wake me up” të luhej me shumë se 200 mijonë herë në historinë muzikore. U prehtë na paqe!