Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e fundit për sfidat gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Mesfushori shkodran që luan me skuadrën e Laçit, Ndriçim Shtubina, është dënuar me dy ndeshje pezullim, pasi ka provokuar publikun në Kukës.
Ndërkohë, klubi i Kukësit është dënuar me një ndeshje pa spektatorë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozave të cilët hodhën sende të ndaluara në fushën e lojës dhe në drejtim të lojtarëve kundërshtar.
Ndërsa, skuadra e Flamurtarit është paralajmëruar se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.
1. Lojtari i KF “Laçi”, Ndricim Shtubina, për provokim të publikut, në bazë të nenit 53/1 të KDS, dënohet 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. KF “Kukësi”,sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3.a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
3. FC “Flamurtari”,në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.