Nga Arsen Hoxha, Ish arbiter i FIFA-s
A- Ne figuren 1 dhe 2 duket shume qarte se lojtari Nr. 8 i Kukesit dhe mbrojtesi i Partizanit kane bere te njejten shkelje duke kapur njeri tjetrin prej mesi.
Ne se arbitri e ka dalluar kete shkelje para se topi te rivihesh ne loje nga goditja e kendit, ai duhet te vershellente dhe tu terhiqte vemendjen te dy lojtareve. Ne se topi ishte rivene ne loje, ai duhet te jepte nje goditje denimi ne favor te mbrojtesit te Partizani, pasi ne rastet kur te dy lojtare kundershtare bejne te njejten shkelje, favorizohet lojtari mbrojtes. Cuditerisht arbitri nuk ka pasur asnje reagim ndaj veprimeve te tyre?!
B- Ne figuren 3 ajo qe duket qarte eshte se mbrojtesi i Partizanit nuk po e mbane me prej mesi lojtarin Nr.8 te Kuksit, perkundrazi lojtari Nr. 8 i ndihmuar nga lojtari kuksian qe shenoi me pas golin shtyjene mbrojtesin e Partizanit. Ne se arbitri do te kishte nderhyre ne kete moment, duhet se paku te ndeshkonte me karton te verdhe njerin prej lojtareve sulmues.
C- Ne figurat 4,5,6 dhe 7, po ashtu duket qarte se lojtari sulmues Nr.8 vazhdon edhe me tej, madje edhe me i vendosur te shtyje mbrojtesin e Partizanit deri sa e rezon ate ne toke. Arbitri duhet ta ndeshkonte lojtarin sulmues me nje goditje denimi kunder tij si dhe me karton te verdhe.
D- Ne figuren 8 shikojme se lojtari qe shenon golin, goditjen e topit e realizon pikerisht ne pozicionin ku lojtari mbrojtes i partizanit nese nuk do te ishte shtyre nga dy lojtaret sulmues, do te ishte ne mundesi dyluftimi me te.