Kryeministri Edi Rama ka qenë në Lushnjë ku ka kërkuar nga të pranishmit në sallë të ngrinin dorën në rast se mendonin se ka rritje taksash.
Pas shumë thirrjeve të nga shefi i qeverisë, pati disa reagime të cilët morën fjalën për të replikuar.
Mes të tjerash, Rama edhe këtë herë nuk i kurseu batutat me qytetarët.
“Kam dëgjuar që do ketë rritje çmimesh. Rritje çmimesh në të gjithë artikujt që lidhen me këtë fashë të bizneseve, zero. Unë e ndjek me shumë vëmendje opinionin publik dhe e ndjek që është një perceptim që kjo qeveri është taksa, taksa, taksa. Kush mendon se ka taksa të ngrejë dorën”, tha Rama.
REPLIKAT:
Rama: E ngriti njëri dorën. Ça takse të është ngrit ty?
Qytetari1: Mendoj si gjithë të tjerët, se kanë njëfarë ngritje këto
Rama: Më thuaj ca të është rrit ty?
Qytetari1: Kjo tani, 20 përqindshi, kjo bie mbi popullin…
Rama: Ku e paguan ti më shumë?
Qytetari 1: Te taksat e biznesit
Rama: Ti ke biznes vetë?
Qytetari 1: Po, biznes familjar
Rama :Të tjerat të janë rritur ty?
Qytetari 1: Jo, aspak.
Rama: Ta sqaroj unë…
Rama: kush mendon nga ju taksa taksa, taksa… (S’ngre dorën njeri)
S’ka mundësi asnjë ankesë se na latë pa muhabet. (Dikush tjetër guxon dhe ngre dorën)
Qytetari2: Unë kam garazhin, 3 vjet që paguaj 30 mijë lekë në vit. Se si është kjo unë nuk e di, unë garazhin e kam timin.
Rama: Ta shpjegoj unë
Tjetër kush mendon këtu që janë rritur taksat?
(Ngre dorën edhe një tjetër)
Qytetari 3: Unë 20 përqindshin e pranoj por ka shtesa taskash, kam një problem. Kam një ndërtesë në autostradën e by Pass Lushnje, për hyrje dalje në autostradë, kam bërë tentativa për ARRSH por më është kthyer një përgjigje në kundërshtim me VKM. S’po nxjerr dot licencën e biznesit tim.
Rama: Jepja mikrofonin atij tjetrit që ngriti dorën.
Qytetari 4: Shefqet Haxhiu, me bujqësi. Unë kërkoj te toka një urë. Kushërinjtë e mi, e kanë bllokuar se te biznesi i vet ka drejtuar një objekt sipër kanalit vaditës.
Rama:Dy armiqtë ka njeriu, kushërinjtë dhe komshiu.
Qytetari 4: Bashkim Fino më thotë unë vij për politike jo për hallet e popullit, kush do mi zgjidhë hallet mua.
Rama: Së pari ka vetëm dy taksa, që janë rritur nga ne, dy. Më gjeni të tretën dhe unë do them tre. Unë di taksa për ata që fitojnë më shumë, ishte 10 përqind për të gjithë njësoj, si furra e bukës si 15 katëshi, ne e bëmë 15 përqind për të mëdhenjtë dhe e ulëm 5 për të vegjlit, dhe 0 për bizneset e vogla deri në 5 mln xhiro.
E dyta ne kemi rritur taksën e karburantit. E tha ministri, në 2013-ën kur filluam detyrën ishim përballë një gremine të vërtetë nga pikpamja financiare. Ja dhe pak thoshte Saliu dhe ju pret fati i Greqisë, e thoshte se e dinte mirë çfarë kishte lënë pas. Thirrëm zjarrfikësat ndërkombëtarë, FMN, që na tha jeni përballë një gremine e rrezikoni mos paguani rrogat e pensionit e fundit të nëntorit, e duhet t’i ulni, dhe dyta rrisni TVSH 20% dhe ai do ishte një taksim i drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët. TVSH-në nuk e paguan biznesi i vogël, e paguan çdokush që blen, është barra e konsumatorit, kjo është arsyeja pse 20% nuk është taksë e shtuar, nuk ekziston kjo.
Qe tvsh te funksionoje si duhet duhet shtrire te te gjithe operatoret. Por administ tatimore eshte super e paafte ta administroje kete zhvillim…. nderkohe e sigurt qe po te aplikohet si duhet tvsh do kete rritje cmimi sepse ate 20% qe e mbante vete tani do e pagusje ne shtet…. dikur me kete 20% qe mbante vete mundi te mbijetoje. Gjithashtu dhe ekonomisti pa diskutim do mari me shume per sherbimin.. korriku do tregoje shume.
Zoti kryeminister!
Pse del ti per te sqaruar popullin me mbledhje e nuk dalin ministrat dhe tatimoret qe tre sqarojne popullin?
Kjo tregon se ti ke administrate te pa afte dhge vete je i pa afte!
Vertet je kryeminister,por keto pune nuk jane per piktoret por per financieret!
E keni si mode kete qe si ti edhe Erion Veliaj dilni per cdo gje e cdso dite ne tv per te dhene intervista!
A keni ju ministra e vartes te tryre per te treguar se cfare behet,apo te gjitha i beni vetem ju te dy?
Pse i beni keto takime pasi plas sherri dhe i beni fakt te kryer e nuk i beni para se te vendosni?
Te gjitha keto ndodhin se administrata shteterore nuk punon si nje trup i vetem,me detyra te percaktuara,por si t’i teket kryeministrit apo kryebashkiakut!
Nuk ka shtet ligjor,por shtet diktatorial!
Sot nuk ke ku e qan nje hall se askush nuk te degjon dhe askush nuk te jep te drejte!
Ngele duke u zene me njerezit ne facebook,por hallin askujt nuk ia ke zgjidhur!
Ke mbushur institucionet me juriste,por ata nuk i pyet njeri,se behet jo me ligje por me urdherat e “maliqeve”!
Mire qe zotrote e ben ndonje takim formal sa per tre dale ne tv,por ai kryebashkiaku i Tiranbes,qe nuk ben asnje takim me qytetaret,pse nuk i flet?
Mbeti per 3 muaj duke mbjelle peme sikuyr njerezit vetem atre hall kane!
Eshte bere me keq cse Berisha qe e tallnin njerezit duke e ftuar te peruronte wc-ne ne fshat meqenbese mbeti duke prere shiritat nga 10 here!
Jeni shkeputur nga hallet e popullit,se vete i keni mbushur llogarite me miliarda apo lingota floriri,ndersa populli nuk ka buke te haje!
Per cfare i ke gjithe ato zyra te ankesave kur nuk zgjidhin asnje ankese?
Ulu me kembe ne toke se te ka hyre vetja ne qejf!
Vetem ne vendin e krimit ku shteti nuk ekziston behen debate publike gju me gju me popullin.Per cfare?Pese vjet qeverisje vetem fotografi,pamje nga natyra shqiptare dhe batuta neper qytete.Kercenime zyrtareve te apotekave,gjytareve,etj etj.Pse duke kercenuar behet shteti?apo mjafton te degjoje populli dele dhe te thone:beri namin ky.Sigurisht naivet i besojne ketyre perrallave.
Po ti ç’ke? Ti nuk je dele. Ti derr ke qene den baba den. Mos bej komente o katunar. Shko lexo nja 500 libra, dhe kur t’i mbarosh do të të vije turp nga vetja se sa rrotë ke qenë.
Deri rani je barazim me nje kafshe si Mark UK, me nje bajgë si InfoAnalitike, me nje debil që e quan veten Plaku Xhuxhumaku, dhe me nje te rrjedhur që e quan veten Intelektual. Shoqëri te bukur paske zgjedhur.
Ju pashe nje dite te gjithëve ne nje furgon te shoqatës se personave me aftesi te kufizuar. Sa bukur kendonit! Mu be qejfi shumë që me ne fund kishit gjetur veteveten te tere.
Dy me dy i ke punet ti o Edi. Asnje arritje vazhdo e mos e vrit fare mendjen po vazhdo tall b…me popullin e varfer.
Per cfare TvSh flasin keta qe e quajne veten bisnes te vogel?Ku eshte pare te fitosh e mos te paguash taksa? TVsh nuk eshte taks per binesin ate e paguajn bleresit (qytetaret) Qe bisnesi i vogel nuk ja jep shtetit por e mban per vete,me gjith se nepermjet cmimeve te prodokteve ja merr dy fish e me shume qytetareve.Shikoni cmimet ne super marketet me gjithe se mbahet ne cdo rast TVSH jane gjithmon me te ulta se ne dyqanet e vogla qe nuk deklarojne pagesen e TVSH.
Mbeshtes plotesisht theniet e Akrepit. Shko ne Durres e merr te gjithe dyqanin e Dylit me gjithe Dyl e ke oa kupon. Ne cvend te botes dhitjet e vogla apo te medha jane pa kupon. Sna del per buke goje ankohen delenxhit.
undefined
Kumandar na mori malli, merre token se ta fali …
Nuk ka biznes pa takse. Jemi ne kapitalizem. Disa duan te behen te pasur ne kurriz te tjetrit. Nuk jane ne gjendje te kuptojne dobine dhe funksionimin e shtetit. Mbeten gjithe jeten barinj, te pagdhendur dhe hileqare. Une nuk e kuptoj se si qeveria i ka lene disa biznese me 0 per qind takse?! Cilido qe ka nje biznes duhet te paguaje takse. Duke filluar nga nje TVSH aforfé minimum, deri ne 20 perqind. Siç e ka gjithe bota xhanem! Nga na dolen kete shqiptaret dru me pre kaq te zgjuar?! Taksa nuk ka vetem ne komunizem ku shteti eshte pronari i gjithçkaje. Ndryshe vjen taksidari. Si ne kohen e Zogut. Shqiptaret kurre nuk kane dashur te zbatojne ligjet. Vetem kamxhiku apo dora e forte i ka bindur. Ketu ku une jetoj, fale nje biznesi privat, une paguaj mbi 10 000 euro ne vit taksa. Dhe guxo te besh gek – mek. Se paguan trefishin pastaj.
Drejte tvsh duhet por me kete administrate qe kemi nuk kam besim…. kudo qe pyeta nuk mora nje pergjigje te sakte. Njeri gozhdes tjetri… ca femije qe vinin verdalle, ca shefa qe thonin hajde neser se eshte specialisti me raport. 100 vete vinin verdalle aty
Nga sa lexuam me siper ne dialogun e kryeministrit me fshataret e Lushnjes,kuptova vetem nje gje:
-Qe kryeministri i ben keto takime per show dhe nuk zgjidhi e as sqaroi asgje!
Niveli i dialogut me fshataret ishte me i ulet se sa i nje ish brigadieri te kooperativave te dikurshme!
Nuk vjen ministri i financave,ekonomise,i bujqesise etj te sqaroje fshataret qe jane edhe specialistet per ate fushe,por vjen kryeministri piktor qe nuk ia ka haberin ketyre puneve!
Perfytyroni Enver Hoxhen kur shkonte ne mes te popullit se cfare bisede bente e jo si adoleshent si Rama!
Ti nuk je 70 vjec i thote Rama fshatarit,se ti je per te martuar prap!
A ka me karagjosllik se ky?
Turp per nje kryeminister qe degradon biseden deri ne keto nivele feminore!