Raporti i DASH për Shqipërinë, Paloka: Asnjë reagim nga Rama, ka mbyllur sytë, veshët dhe gojën

22 Prill 2018, 10:06Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Esi Paloka ka reaguar pas publikimit ditën e djeshme të raportit të Departamenti Amerikan  i Shtetit i cili vinte në pah disa probleme në Shqipëri që lidheshin me korrupsionin.

Përmes një postim në Facebook, Paloka, shkruan se nuk asnjë reagim në lidhje me këtë raport nga zyrtarët e qeverisë.

“Të gjithë keta , qe edhe kur ndonjë punonjësi te ambasadës i bie rruga e kalon afer kryeministrisë , bertasin fort për “mbështetje amerikane ndaj kryeministrit tonë” , për Raportin e Departamentit të Shtetit , kanë mbyllur sytë, veshët dhe gojën!!!”, shkruan Paloka në Facebook.

Postimi i plotë

Asnje reagim nga Rama per raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit!

Asnje reagim nga asnje prej ministrave!

Asnje reagim nga asnje prej funksionareve te “Rilindjes”!

Asnje reagim prej mediave apo “analisteve” te paguar nga Rama

Te gjithe keta , qe edhe kur ndonje punonjesi te ambasades i bie rruga e kalon afer kryeministrise , bertasin fort per “mbeshtetje amerikane ndaj kryeministrit tone” , per Raportin e Departamentit te Shtetit , kane mbyllur syte, veshet dhe gojen!!!

Sigurisht kete here nuk dalin dot as te lexojne fjali te shkeputura e te thone me paturpesi ( sic kane bere ne fakt here tjeter) se raporti eshte pozitiv per qeverine…

Zgjedhje te blera

Qeveri e korruptuar ne cdo dege

Drejtesi dhe media te kapura e te shantazhuara

Tani ju mbetet vetem te dalin e te thone qe Departamenti i Shtetit nuk perfaqson Departamentin e Shtetit. (TemA)

3 komente në “Raporti i DASH për Shqipërinë, Paloka: Asnjë reagim nga Rama, ka mbyllur sytë, veshët dhe gojën”

  1. Johani says:

    O bobooooo ky palloka sikur po qartet nga gezimi sa here qe degjon diqka jo te mire ndaj vendit te vet,dhe sikur ka a rdhur nga qielli keto vite qe Rama eshte ne pushtet dhe nuk di asgje per vitet qe ishte po palloka ne pushtet dhe raportet e DPA dhe europes ishin çdo here te tmerrshme por nuk i kujtohen pallokes sepse siq shifet memorjen e ka te fiket dhe nuk i funksionon fare,siq nuk e di palloka se lazarati ishte republike e droges qe qeverisej po nga ai dhe dy kryetaret e tij te perjetshem,sikur ka harruar vitin 2011 kur vrane qytetar ne shesh tejet paqesor dhe qirret pse ndalohen kriminel qe kallin dhe shkaterrojne çdo gje vetem per ta bindur palloken se jane besnike te PD-s,vazhdon te kerkoje lirimin edhe vrasesve apo plaqkitesve te bankave palloka,prandaj e deshmon se eshte ne PD dhe i gezohet çdo fyerje te vendit te tij sepse vazhdon te jete i kenaqur me serbin fazlliq si keshilltar personal te dy kryetareve te tij,apo me putinin qe kercenon edhe shqiperine,apo me gruevskin makedon,e micotakisin grek,por edhe me vuqiqin serb e sheshelin sa here qe kercenojne shqiperine pse Rama deklaroi ne beogra se kosova eshte shtet i pavarur,pra edhe çfar poshtersish tjera duhet te bej palloka qe ta kpton se eshte njeri i poshter dhe i urryer per shqiptaret.

  2. Grigor says:

    O koqe kandari Edi Paloka
    E kush tha qe ne everi nuk ka korrupsion? Korrupsion ka ne qeveri, parlament, presidencë, neper bashki, gjykata, prokurori, polici, spitale, shkolla, gjendje civile, kudo.
    Pse? Sepse jane me shumicë njerezit e ndyre si puna jote, që nuk kane asnje bindje politike, asnje fije ndershmerie ne gjakun e tyre te prishur, futen neper partira per te marre pozite per te vjedhur, bejnë pjese ne te gjitha partite, dhe qelbin çdo administrate ku punojne.
    Ti je nga te paret, ne dhjeteshen kryesore re njerezve te qelbur, keshtuqe mbylle ate mut goje, sepse klasa politike që ti përfaqëson meriton plumbin.
    Sherimi i kësaj plage te ndyre, te trasheguar nga pushtimi otoman fillon vetëm nga drejtesia. Kur prokuroria, policia dhe gjykatat te jene te pastruara nga njerez te ndyre si ty, atehere edhe ministrat, deputetet, zyrtaret e çdo lloji do ta pyesin bythen mire para se te fillojne te hapen bythesh per te vjedhur.
    Ka nje nismë pozitive ketu, që reformen ne drejtesi e ka nisur PS, Jo per ta kapur drejtesine, por per ta çliruar nga njerez te ndyre si ty, Sali Berisha, Mul Noka dhe vasalet tuaj që vegjetojne ne prokurori dhe gjykata.
    Prandaj qepe.

  3. DETARI @tlantides ? says:

    Like , Johan !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje