FOTOT: Njihuni me një prej qyteteve më të bukura në botë

23 Prill 2018, 15:42Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me një prej qyteteve më të bukura në

Qyteti Colmar, në Alsace të Francës, nga shumëkush cilësohet si një prej qyteteve më të bukura në botë.

I themeluar nga Karli i Madh, në vitin 884, sot ky qytet njihet si epiqëndra e verërave të bardha.

Colmar po ashtu njihet dhe për kanalet e ngushta, nëpër të cilat lundrojnë varkat, shtëpitë e vjetra, si dhe tregun e vjetër, që ndodhet pranë sheshit “Petite Venice”.

Qyteti thuhet se nuk ka ndryshuar shumë që nga koha e Mesjetës, ndërsa ekziston dhe një legjendë që thotë se gjatë Luftës II Botërore, ky qytet ishte kursyer nga bombardimi, për shkak të bukurisë së tij.

Hidhini një sy galerisë virtuale dhe “shijoni” bukuritë mahnitëse të këtij qyteti. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Njihuni me një prej qyteteve më të bukura në botë”

  1. Azio says:

    E kam pare kete qytet te mrekulluedhem.
    Vertete eshte nje mbrekulli botrore, me pamje mahnitese, e me qytetare,te cilter e teper bujare.
    Alcasa me kete qytet krenohet edhe per prodhimin e veres te shijshme.Kete lloj vere e shijonte pa mase edhe Napoleon Bonoparti.
    Sot ajo eshte mjaft e kerkuar ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje