Njihuni me skedën e pasurisë së deklaruar, të gjyqtares Altina Xhoxhaj

23 Prill 2018, 09:18Kronika TEMA
Njihuni me skedën e pasurisë së deklaruar, të gjyqtares

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori; Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e rikonfirmuar deri më tani në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo  ka caktuar seancën dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj më 23 prill. E diplomuar në vitin 1994 në Fakultetin e Drejtësisë, Altina Xhoxhaj e filloi karrierën në gjyqësor një vit më vonë si gjyqtare e shkallës së parë në Tiranë. Në vitet 2006-2010 ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në maj të vitit 2010 u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Paralelisht me detyrën si gjyqtare, Xhoxhaj ka edhe një karrierë të gjatë si akademike. Në vitet 1995-2000 ajo ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë dhe prej vitit 2013 jep lëndën “E drejta tregtare” në Shkollën e Magjistraturës. Xhoxhaj është gjithashtu eksperte e trajnimit për gjyqtarë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Altina Xhoxhaj nga viti 2003 deri në vitin 2017. [Kliko këtu për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtares së Kushtetueses, Altina Xhoxhaj për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtarja Xhoxhaj zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me  vlerë 15.4 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e saj ka kapur shifrën e 39.2 milionë lekëve ose 2.5 herë më e lartë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga znj. Xhoxhaj përgjatë viteve në detyrë vijnë nga disa burime. Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga paga si gjyqtare në 46.4 për qind dhe paga e familjarëve në 36.9 për qind. Vendin e tretë në portofolin e të ardhurave e zënë dhuratat në cash në 7.1 për qind, të ndjekura nga të ardhurat nga qiratë në 4.6 për qind dhe nga mësimdhënia në 2.5 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik për zonjën Xhoxhaj, 2 rezultojnë me probleme me shumë të pajustifikuar në vlerën e rreth 1.7 milionë lekëve.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është shuma e kursimeve familjare në cash, që referuar deklarimeve vit pas viti kap vlerën akumulative të 13.5 milionë lekëve në fund të vitit 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë e vitit 2004

Deklarata e pasurisë e vitit 2005

Deklarata e pasurisë e vitit 2006

Deklarata e pasurisë e vitit 2007

Deklarata e pasurisë e vitit 2008

Deklarata e pasurisë e vitit 2009

Deklarata e pasurisë e vitit 2010

Deklarata e pasurisë e vitit 2011

Deklarata e pasurisë e vitit 2012

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014

Deklarata e pasurisë e vitit 2015

Deklarata e pasurisë e vitit 2016

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

17 komente në “Njihuni me skedën e pasurisë së deklaruar, të gjyqtares Altina Xhoxhaj”

  1. Goni says:

    Nje superhajdute qe duhet larguar sa me pare.

  2. Taras says:

    Nga njerezit me te ndershem e korrekt. Professioniste e zonja.

  3. Rudi says:

    Nje zonje e nderuar dhe e respektuar nga gjithe komuniteti i juristeve. Nuk ka njeri te thote qe eshte e korruptuar.

  4. Denisa says:

    reputacionin e ka shume te keq keshtu qe dika uk eshte ne rregull, tirana eshte shume e shtrenjte nuk kursehen leket kaq kollaj, duhet ti kontrolloni dhe shtepite brenda qe i kane njeluks te vertete dhe vetem arredimet mnud te jene deri ne 100 000 euro

    1. edi says:

      Denisa! Altina eshte goc Tirone, e shkolluar, profesioniste, ndaj mos ja qaj hallin…. shihni ata ”ANGLEZET” e ardhur ne Tirane qe kane vjedhur e rroptuar kete vend… erdhen nga malet e katundet dhe bejne ligjin duke lene kriminelet rrugeve….

  5. Ties says:

    I ndjeri Agim Neza,shkruante dikur ne media se:eshte ne nderin e organeve te drejtesise qe ka gjyqtare si Altina Xhoxhaj.E tille ka qene dhe eshte edhe aktualisht.

  6. desara says:

    o Goni o qen qe leh. cfare te vodhi ty? E njeh ti? Ata qe e njohin e respektojne e vleresojne si nga njerezit me te ndershem te sistemit.

    1. Dhurata keshi says:

      Normal ashtu eshte ! Ndaj dhe i bejne dhurata cash! A mortja komb i mbaruar!

    2. ela says:

      Me thuaj pak me page 77.500 leke bruto /muaj si mund te blesh prona (apartamente, truall ) ??????
      Po makinen qe ja ka dhuruar djali i tezes se bashkejetuesit ne vlere 3000 euro dhe dogane 280.000 leke si mund ta shesesh pas 5-vjet perdorimi 600.000 leke ????????

    3. Flamur says:

      Desara te paska bo ndonje favor qe po e mbron. Edhe kjo si te tjeret ështe e korruptuar. Ku i mori leket per te blerë shtepi dhe tokë ne gjirin e Lalzit kjo.

  7. pena says:

    Eshte juriste model pa asnje njolle ne profesionin e vet.Nuk eshte ne interesin dhe nderin e njeriut te perbalte dike tjeter pa fakte. Fakt eshte qe nuk ka ne menyre absolute nje tjeter jurist me te paster se z.Xhoxha ne sistemin tone aktual te drejtesise.

  8. Ermali says:

    Rasti eshte tregues tipik sesa e semure eshte shoqeria jone shqiptare.

    Kjo tregon qe edhe ai ose ajo ne rastin ne fjale qe mbahet si me i ndershmi ne kete tufe hajdutesh, ka perfituar gjithashtu nga sistemi ne nje forme apo ne nje tjetren . Nese “e ndershmja” gjykates nuk ka mundur te justifikoje nje shtepi, a e kuptoni se sa ka vjedhur “hajduti” gjykates?

    Ne shqiptaret nuk e kemi shpirtin aq te paster sa te duam lirine nga hajdutet! Jemi gati ti mburrim edhe kur kapen me fakte. Bota e civilizuar heq kryeministrin se kishte kopjuar ne shkolle te larte. Ne mburrim hajdutet.

  9. Haha says:

    Hajdute me kembe e duar…..ka me shume….ju nuk e dini…e kam komshije…

    1. David G says:

      O “Haha” te rente kanceri ne koke se nuk te ka ngel gje tjeter.

  10. denisi says:

    A mund te me thote kush si llogaritet konsumi jetitk per nje muaj? Sa perqind e te ardhurave perfshin per nje te rritur dhe nje femije, ne nje muaj, ose leke?

  11. lum si vetingu says:

    A tu bofsha o veting. U pastrua qyteti dhe nga nje bajge. Kjo plera e kushtetueses kur ishte gjykatse e gjykates Tirane nuk bote gjyq pa leke. I ka rrjepe ish pronaret. Deri edhe nenave me femije te vegjel qe kerkonin pension ushqimor nga burrat e ndare iu merrte leke. Nese ka gjykatse te korruptuar kjo eshte nishi. Babai i saj Seiti ka qene oficer i Enver Hoxhes dhe fiks kete ne 92 Berisha e beri gjykats se ja kerkoi Gazedede. Seitin e ngriten gjykates ne apel kur denoi Maks Haxhine. Ne apel as ky nuk bote gjyq pa leke. Si i ati edhe e bija. Xhaxhai i saj Perparimi, vellai i Seitit ne kohen e monizmit ka qene shef sigurimi te shtetit ne Shkoder ku marre ne qafe qindra shkodrane. Burrin kesaj e mori Nishani president, si kshilltar. Tani kjo Altina ka siguru edhe grinkarten amerikane dhe tallet si te doje. Po grumbullonte leke pa hesap per te jetu ne Amerike. Sot bertet kunder vetingut. Vetem burgu i lan hesapet me keta hajdute.

  12. kepucari says:

    Po ku ka banke qe te le ty 10 milion leke pa ia paguar per 3 vjet?? Kape mer futi ne burg kto hajdute me cizme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje