Plaçkitja, poshtërimi dhe terrorizimi i grave të Krushës së Madhe në xhaminë e fshatit

23 Prill 2018, 10:37Rajoni TEMA

Ditari i Krushës së Madhe (2): Ajnishahe Gashi, e mbijetuar e tmerreve të luftës të forcave serbe, kujton marsin e vitit 1999: «Njëri nga policët u përpoq të ma marrë këtë unazë, por e tërhoqa dorën dhe i thashë: <S’ta jap!> Na dhanë urdhër të ikim në Rugovë të Hasit.

Nja dhjetë çika dhe dy nuse i ndalën. Kur na nxorën nga xhamia, ata i përzgjidhnin ato që u pëlqenin, ti, ti, ti, ti ndalu».

Nga Enver Robelli

«Mund të shkoni lirisht në xhami, hapur është», tha një plak në pyetjen tonë nëse mund të hynim në këtë objekt kulti, ku një ditë marsi të vitit 1999 forcat policore, paramilitare dhe serbët lokalë plaçkitën, poshtëruan dhe terrorizuan gra e fëmijë të Krushës së Madhe, para se t’i dëbonin në drejtim të Shqipërisë.

Ajnishahe Gashi është njëra nga ato gra të fshatit që kujton ditët e 25 dhe 26 marsit 1999. Ajo tregon se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s qindra civilë fillimisht ishin fshehur në periferi të fshatit, por pastaj, herët në mëngjes, më 26 mars, ishin kthyer nëpër shtëpi, ku u zbuluan nga policia dhe u sollën te xhamia e fshatit. Aty filloi ndarja: burrat u detyruan të qëndrojnë në rresht jashtë xhamisë, gratë u shtynë në xhami.

Ky është rrëfimi i Ajnishahe Gashit: «Policët njëherë na kërcënuan se do të na vrasin, pastaj na kontrolluan të gjithave. Na e morën dukatin që kishim, filluan t’i prekin gratë në gjinj, ku shumica kishin fshehur arin dhe paratë.

Njëri nga policët u përpoq të ma marrë këtë unazë, por e tërhoqa dorën dhe i thashë: <S’ta jap!> Na dhanë urdhër të ikim në Rugovë të Hasit. Nja dhjetë çika dhe dy nuse i ndalën. Kur na nxorën nga xhamia, ata i përzgjidhnin ato që u pëlqenin, ti, ti, ti, ti ndalu. Kur kemi dalë, pamë që shumë shtëpi po digjeshin.

Shumë gra mbuloheshin me pelena për t’u dukur të shëmtuara. Kur vij këtu në xhami, po humbem krejt, po më kujtohet krejt çfarë ka ndodhur – si i patën bërë rresht burrat, duke ua marrë paratë, duhanin, shkrepëset, çelësat, gjithçka, kuletat. Një vajzë piskatke: <O babi, çka me ba na tani?> Asaj i ra të fikët. Babai i saj s’guxonte të lëvizte, polici kërcënonte, <stoj>, <ne mrdaj>.

Pastaj një serb i Hoçës së Madhe, M. A., pyeti se kush dinte serbisht. Unë isha ajo që dija. U tutsha që po më marrin e po më çojnë diku, atëherë kam qenë më e re, djemtë nuk i kisha këtu, i thashë vjehrrës rri këtu te unë, A. më pyeti: <ku i ke djemtë>, i thashë <s’kam djem>, u tutsha t’i tregoj se janë në Gjermani, kur më pyeti ku e ke burrin, i thashë: <ju e keni ndalur>.

Tha se vetëm do t’i pyesin diçka burrat dhe lirojnë. Mandej A. më pyeti bija e kujt jam. I thashë se jam bija e Shyqës nga Rahoveci, baba ka qenë i njohur si gjuetar. Unë e njihja A., punonte në komunë, i vuloste librezat shëndetësore. Bashkë me forcat serbe ka qenë dhe një Agim Isaku, rom, ai e goditi një grua të Haxhiçernikëve.

Te furra e fshatit na ndalën sërish policët dhe na pyetën se ku po shkojmë. Ju treguam se policët na thanë të shkojmë në Rugovë të Hasit. Krejt shinat e trenit kanë qenë me policë, 200 apo 300. M.A. e kam parë në Rahovec së fundi. Njëri nga organizatorët e masakrës ka qenë B. S. nga Hoça e Madhe. Ka pasur aty-këtu edhe ndonjë serb <të mirë>.

Njëri prej tyre te furra e bukës tha: <Motër, ikni sa më shpejt se të gjithë do t’i pushkatojnë>.

Kishim me vete plaka që i bartnim me karroca. Në Rugovë të Hasit prapë na ndali policia. Na kërkuan para, përndryshe <do t’i ndalim krejt çikat>. Kanë qenë me neve edhe nja tre-katër burra, një hoxhë, topall, quhej Isuf, nga Maqedonia. Të gjithë mblodhëm para dhe hoxha ua dorëzoi policëve…

Sot jam e sëmurë, mërzitem shumë kur e kujtoj çka ka ndodhur, më bie të fikët, as me autobus nuk guxoj të udhëtoj, përkrahje nga shteti s’kemi. Kur kemi shkuar në Rugovë të Hasit dolën na morën banorët, na dhanë tesha, ishim krejt baltë, binte shi, borë.

Dy ditë nuk patëm ngrënë bukë. Sa hëngrëm bukë, filluan të shtëna me granata, ikëm në Muhadër, pastaj u kthyem sërish në Rugovë të Hasit, aty policët na dhanë urdhër të shkojmë në Shqipëri. Burrin tim e kanë pushkatuar të parin. Kur na ndanë, ai m’i dha çelësat e shtëpisë dhe ma shtrëngoi dorën, ishte hera e fundit që po shiheshim. Pastaj në kamp në Shqipëri një banor i Krushës së Madhe, baca Bajram, më tregoi se të gjithë i kanë pushkatuar…».

Ilmi Gashi, kështu quhej bashkëshorti i Ajnishahe Gashit, ishte mësues. (Emrat e serbëve të dyshuar për krime të luftës janë dhënë qëllimisht me iniciale për shkak të frikës se banorëve të Krushës së Madhe se ata mund t’i shmangen drejtësisë nëse zbulohet identiteti i tyre i plotë).

9 komente në “Plaçkitja, poshtërimi dhe terrorizimi i grave të Krushës së Madhe në xhaminë e fshatit”

  1. Dash says:

    Popull QEN, popull i NDYRE…keto histori duhet te botohen per te mos harruar…dhe me emra e mbiemra dhe shteti i Kosoves duhet te hape hetime per te gjitha krimet …disa principe nuk duhet te shkelen per ndonje liberalizim vizash apo ndonje “ndihme “nga Europa

  2. Liri says:

    Rinia serbe ta dije c’kane bere baballaret e tyre ndaj te pambrojturve.

    1. Neimi nga Bulqiza says:

      E sakte, por si thua kosovaret me mire ti pallonin evgjitet e Tayp Erdoganit apo komshinjte e tyre nga Serbia? Cfare donin ne xhami ato jaranet e anadollit?

  3. Illyrian Kings says:

    Tashme kosova eshte e mbushur krejtesisht me kurva serbe, mbi 10,000 kurva serbe ka ne kosove ne strip clube dhe bordello.

    Biles ka qene me keq dikur se vinin me qindra kurva serve cdo fundjave.

    Une kam qene gjithmone kunder nr masiv te kurvave serbe ne kosov sepse parate qe i fitojne icojne ne serbi

  4. Ali Pasha Tepelenes says:

    Dhe tashme mbi 10,000 prostituta e kurva serve shesin veten e tyre neper kosove, dhe servet e dine kete gje shume mire por di bastarde qe jane nuk ju ben pershtypje.

    Dhe gjeja me e mire qe ndodhi ishte deportimi dhe spastrimi i 200,000 serveve nga Dardania dhe mbi 2000 serve u vrane nga shqiptaret mbas lufte

  5. Neimi nga Bulqiza says:

    E sakte, por si thua kosovaret me mire ti pallonin evgjitet e Tayp Erdoganit apo komshinjte e tyre nga Serbia? Cfare donin ne xhami ato jaranet e anadollit?

    1. Illyrian Kings says:

      Nuk i ka palluar njeri dardanet mos ki merak, se edhe shifat qe jepen ne internet jane te ezkagjeruara.

      Fajij e ka meor baze qe lejon komentet e nje bastardi kurvash greke si puna jote ketu ne portalet shqiptare.

      Pirostitutat serve kane mbush kosoven dhe shqiperine dhe me behet shume qejfi per kete.

      Dhe kosovaret vrane 1,500 serve mbas lufte dhe debuan 200,000 te tjere.

      Larja e hesapeve perfundon kur shqiptaret te marrin servine jugore dhe te shkerdhjne nja 100,000 buve serve atje

    2. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Nuk kane bere gje ata mos ki merak. Nr i dhunimeve eshte ekzagjeruar nga OKB-ja per te justifikuar nderhyrjen e 1999

      Ne turqi shqiptaret jane sundues dhe jane shqiptaret qe pallojne te tjeret dhe jo e kunderta.

      Ti si bastard i kurvave greke qe je, ki shume kujdes sepse vjen Taip Erdogani dhe ju perdhunon aq keq sa perdhunimet e Arnauteve per 400 vite do ju duken dhurata.

      Tashme Kosova eshte plot e perplot me kurva serve dhe qindra mijra serve u deportuan nga kosova si arrixhinj qe jane.

  6. Jak Boston says:

    Mbas gjithe atyre ndodhive makabre qe kane ndodhur serbet skane me vend ne Kosove, por kur ke tradhetare dhe hajduter ne drejtim te shtetit ndodh qe serbet te kene te drejta me shume se cdo pakice ne Europe.
    Shqipetaret duhet qe serbeve tu japin aq te drejta sa kane shqiptaret ne Serbi dhe asgje ne shume jo Europa ta kerkoje po edhe Zoti po ta kerkoje shqiptaret sduhet te bejne asnje leshim pasi shqiptaret jane ne tokat e tyre kurse serbet jane kolone dhe pushtues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje