Salah Abdeslam dhe Sofien Ayari janë dënuar me nga 20 vjet burg për tentativë vrasjeje, akte terroriste dhe armëmbajtje pa leje.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Brukselit, e cila ka pranuar kërkesën e akuzës.
Gjykata e Brukselit i shpalli fajtorë Salah Abdeslam dhe Sofien Ayari, në lidhje me tentativën e vrasjes së në Fores, në mars 2016, ku mbetën të plagosur 4 policë. Lajmin e bën të ditur shtypi belg.
Sipas trupit gjykues, dy të pandehurit janë fajtorë për tentativë vrasjeje, pasi kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në një breshëri të shtënash që ndodhi në një apartament ku ata ishin fshehur në lagjen “Forest”, më 15 mars 2016.
Ata kanë qëllua në drejtim të policëve me kallashnikovë.
Po ashtu sipas gjykatës, është i pakontestueshëm fakti se ata kishin si objektiv të bëheshin pjesë e një grupi terrorist dhe silleshin si të tillë.
Salah Abdeslam u arrestua 4 ditë pas ngjarjes në një apartament në Bruksel.
Ndërkohë, 4 ditë të tjera më vonë, tre kamikazë hodhën veten në erë në aeroportin dhe metronë e Brukselit.(TemA TV)