Italia ka një trajner të ri: Carlo Ancelotti pranon ofertën e Federatës

24 Prill 2018, 10:51Sport TEMA

Italia ka gjetur trajnerin e ri të Kombëtares së futbollit.

Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) i kanë ofruar rolin e trajnerit të kombëtares Carlo Ancelottit.

Roberto Fabbricini dhe Alessandro Costacurta kanë zgjedhur ish-trajnerin e Juventus, Milan, Chelsea, Real Madrid, PSG dhe Bayern Munchen për të rindërtuar “axurrët” e shkatërruar pas disfatës ndaj Suedisë dhe mungesës në Botërorin rus.

Sportmediaset shkruan se marrëveshja është arritur dhe tani mungojnë vetëm disa detaje mbi aspektin financiar, që gjithçka të zyrtarizohet.

FIGC kërkon që Ancelotti të nisë punën me miqësoren ndaj Arabisë Saudite, në 28 maj.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje