Vera që vjen do ta gjejë Tiranën në një kantier të vërtetë të punëve infrastrukturore. Bashkia e Tiranës do të nisë një sërë investimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me transportin dhe sistemimin e disa prej hyrjeve dhe akseve kryesore në qytet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës duke folur gjatë emisionit “5 pyetje nga Babaramo” bëri të ditur se së shpejti do të nisë investimi në pjesën e Unazës nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Shqiponja”, çka pritet të sjellë një lehtësim të ndjeshëm të lëvizjes se mjeteve në këtë aks.
Ai deklaroi gjithashtu se kanë nisur bisedimet me disa nga bankat ndërkombëtare për mundësinë e financimit dhe të ribërjes së aksit Kombinat – Plepa.
“Kemi folur me disa banka zhvillimi ndërkombëtare për mundësinë e financimit të ribërjes të rrugës nga Kombinati në Plepa. Ajo është një zonë që ka shumë potencial, tani edhe industrial.
Shumë prej mini-punishteve, fabrikave me 200-300 punonjës kanë filluar transferimin në atë zonë. Kështu është planifikuar edhe në planin urbanistik.
Rruga Kombinat –Plepa është një rrugë nacionale, ka ardhur nevoja që edhe shtresat të rishihen dhe ndoshta te kemi më shumë zgjerim. Jemi duke folur me FSHZH dhe ARRSH që të fillojmë edhe aty një investim”, u shpreh Veliaj.
Në zonën e Kombinatit është parashikuar edhe ndërtimi i një terminali të panaireve që do të rivitalizojë gjithë këtë zonë duke e kthyer në një nga poliqendrat e Tiranës moderne, ndërkohë që e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në Kinostudio.
Kreu i Bashkisë dha një tjetër lajm të mirë edhe sa i takon akseve të tjera hyrëse në Tiranë, të cilat jo vetëm do të lehtësojnë dhe do të rrisin qarkullimin e automjeteve që hyjnë e dalin nga Tirana, por njëkohësisht pritet që të japin një impuls tepër pozitiv edhe në ekonomi.
“Një tjetër hyrje është ajo e IKV në Kinostudio që sjell gjithë Malësinë e Tiranës, ku malësia e Dajtit, e Priskës ka atë akses.
Kemi marrë sot një draft të parë të një hyrje që duam të organizojmë në Tufinë, që përfundon rruga e Arbrit. Aty po projektojmë që tani për terminal autobusësh dhe për verilindjen të paktën do jetë ajo hyrje e Tiranë”, tha ai.
Si do zgjidhet çështja e trafikut?
Në një qytet të madh ka gjithnjë trafik, është gënjështar ai kryetar bashkie që thotë s’do ketë më trafik. Kompania gjermanë që mat trafikun në Tiranë, ka 20% më pak. Kemi pasur 25 hotspote Sot kemi 1-2 hotspote, “Shqiponja” dhe segmenti “Teodor Keko” ndërkohë është zgjidhur pjesa nga pallati me shigjeta-Farkë. Tek Shqiponja do ketë mbikalim e nënkalim që besoj se do ta zgjidhë këtë. Kur unë kam takime në qeveri e kam më të lehtë të shkoj me biçikletë në korsitë e dedikuara. Ta heqim iluzonin që Tirana s’do ketë trafik.
Shqiponja dhe Teodor Keko, Unaza e Astirit do fillojmë për punë javësh investimin. Do ketë zgjidhje sepse ka qenë ish- komuna Kashar e bërë komplet pa plan. Bashkia e Tiranës do bëjë rrugët pingule, ARRSH do bëjë rrugët tangenciale. Pra ky është plani, ne do fillojmë me bulevardet kryesor të Kasharit në të gjithë zonën e “Astririt”, qeveria do bëjë të gjithë aksin që quhet “Teodor Keko”, ose Unaza e Re.
Ka në projekt për një hyrje që trafiku nga veriu..
Ne sot kemi diskutuar, kemi marrë sot një draft të parë të një hyrje që duam të organizojmë në Tufinë, që përfundon rruga e Arbrit, aty po projektojmë që tani për terminal autobusësh dhe përfundimit të trafikut interurban ndaj për verilindjen të paktën do jetë ajo hyrje e Tiranë . Kemi folur me disa bankat e zhvillimit ndërkombëtare për mundësinë e ribërjes të rrugës nga Kombinati në Plepa. Ne duam të bëjmë një terminal të panaireve në zonën e Kombinatit, të njëjtën gjë me Kinostudion dhe mëto dy hyrje të reja, rruga Kombinat –Plepa.
Ne sheshin “Shqiponja” , eshte me se i mjaftueshem nje nenkalim ne drejtimin e rruges se durresit ( dritan hoxha), kurse dalja nga unaza e re per jashte tiranes te behet siper ne rrethrrotullimin qe do behet siper nenkalimit
Kjo qe thoni ju eshte projekt nga ata njerez qe nuk e kane studiuar ate zone , pra nje projekt thjesht zyrash ose per sajuar sa me shume tendera
Mbikalim dhe urgjent nevojitet te rrethrrotullimi “zogu i zi ” aty ku shkollaret dhe njerezit qe shkojne ne pune perballen cdo dite me incidente
Cdo gje qe mendon bashkia e Tiranes per te bere eshte e keqe per pd.lesh e li.
Bravo lal Eri se po investon fuqishem kudo ku te intereson ty dhe padronit tend!
Jo more delirant,qe shpenzon pa asnje studim dhe transparence me qytetaret, paret e bashkise,nuk eshte kjo rruga e duhur!
Nuk jane te parat rruget hyrese e dalese te Tiranes,qe duhet te kene perparesi ne investime,por mbi te gjitha investimet brenda qendrave te banuara si ne Yzberisht (KMY),qe 50 mije banore jetojne ne pakllate 10 kateshe me rruget e pashtruara,me balte e pluhur,me plehra e qen rrugace pa hesap,pa lulishte e kende lojrash,pa cerdhe e kopshte shteterore,pa ndricim rrugesh etj!
Jetojme si ne geto,zoti delirant!
Te lumte lali Eri..!
Merreni me mend sikur te ishte Lulushi kryetar, Tirana do ishte akoma si Kandahari.
Bravo Kosova, kam kujtuar se kosovaret shohim filma me sali perhere… i lumtur qe paskam qene gabim.
E mira ska fund, por Erion Veliaj eshte punetor dhe inteligjent.
Te tjeret vetem llafe e mend per te dhene… pune zero.
A ka ndonje studim nga Auoriteti yne famekeq se sa mjete hyjne çdo dite ne Tirane nga koridori i Durresit, i Elbasanit, i Ndroqit, i Kamzes pastaj edhe per koridoret e ardheshme, i Jugut Rrogozhine Kombinat, i Dibres Rruga e Arberit, i Thumanes etj.
Pa nje studim te tille te perditesuar, gjthçka eshte “E jema e Zeqos ne maje te thanes”.Rezultati? Kosto dy-trefishe dhe rruge te pambaruara. Ata qe kane firmosur? Pashallare.
Lali Eri te lumte. Vazhdo me kete ritem ne te gjitha drejtimet. Puna flet vete , nuk ka nevoje te bejme reklama. Po e transformon Tiranen ne cdo cep te saj. Atje ku Ti kembengul per nje problem i jep zgjidhje bashkekohore problemit. Tani, ne pa mundesi te takimit direkt, sepse nuk mund Tju kape kam disa porosi dashamirese : 1. Kompanite qe fitojne tenderat per punime duhet tu permbahen afateve qe vendosen per fillimin dhe mbarimin e punimeve. Per punimet qe aktualisht behen ne qender te Tiranes ka zvarritje te pa justifikuara,gje qe ka sjelle dhe anomali ne qarkullimin e mjeteve dhe njerzeve. Keshtu per dite dhe jave te tera ne keto objekte si edhe ne unazen e vogel,qe u hap pas 15 kateshit, p nunojne pak punetore dhe mjete. Ne se do punonin me shume dhe ne vazhdimesi do mbaronin me shpejte dhe ankesat e njerzeve te thjeshte do te ishin me te pakta. 2.- Te kontrollohet me mire dhe vazhimishte cilesia e punimeve., vecanerishte kjo ne zonat periferike. Per kete ka shume fakte ,qe lene shkase dhe keq interpretime. 3 Po shtrohen tortuare te rinj kudo, qe jane shume te pelqeshem, por….. mos duhet me pare te futen ne toke linjet e shumta te tel. internetit, te Tv. e tj. qe na rrine mbi koke si rrjeta e merimanges. Kur do fillojne keto kompani te investojne per kete pune? 4.- Eshte vertetuar shkencerishte qe antenat e tel.celulare kane rezatim te demshem per te gjithe njerzit, por me te rrezikuar jane femijte dhe te moshuarit. Ne Tirane ato jane te shperndara si kane dashe ose si e kane patur me te lehte kompanite perkatese, bile edhe shume prane shkollave, kopshteve dhe cerdheve. ( Si te shpjegoj une qe brenda 4 vjetesh ne 6 pallate kane nderruar jete 18 vete?…Sepse kemi prezente 3 antena te fuqishme !!!!!!! Ju uroj SUKSESE.
Nuk flet burri since legen “lali Eri”.
Sikur ju ka q.re nenen te gjitheve
Ekselente idéeeee,dhe merre pamjen e rrethit ne berlin.
Rrethi eshte arterja e çbllokimit te maminave ne qytete.
katunaret dhd ambesilave ja ndalohen komentet,lor vetem lejimi i rruajtje se lopve.
Ekselente idéeeee,dhe merre pamjen e rrethit ne berlin.
Rrethi eshte arterja e çbllokimit te makinave ne qytete.
katunaret dhe ambesilave ja ndalohen komentet,por vetem lejimi i rruajtje se lopve.
patjeter duhet hapur frymen qytetit dhe qbllokuar qytetin,me rrethe,nenkalime kamimtarve dhe bulevarde,ku samaforet rregullojn trafikun urban.
se ndryshe tirana dhe prishtina nuk ju ngjajn nje qytete,por nje berrllog grumbujsh banesash,pa rruge,dhe parkingje nentoksore.
se pari duhet wc publike,por keshtu si them une dhe arkitektet,duhet rrenuar gjysmen e qytetit,se e gjitha eshte pa plane normale,por shtazarake.
nuk guxone te ndertohet nje banes apo qender pa mundesi hyrje makine w zjarrfuksve dhe ambolances.
pastaj linja e taxi-ve ne vijen rezerve per autobuset.
pastaj projejti per tramvajin-t ,etj.
Erjoni eshte nje puntor i madh e per kete nuk ka diskutim qe ne Tirane po ben e do te bej pune te dobishme. Por ka nje te keqe te madhe qe edhe mund tja kthej gjithecka ne te kundert. Nuk mund te behet Tirana me 2 apo 3 vite Paris apo Amsterdam. E per pasoj, duke patur kete ne mendje si dhe fantazite e kryeministrit, ben investime qe e kane rradhen shume me vone. Nuk mund te filloj nje rishikim e rikonstruksion i Tiranes 1 miljonshe nga qendra! Perkundrazi, duhet filluar mbi baze plani urbanistik te qenesishem (qe nuk ekziston), nga periferia duke ardhur ne qender. Vertetohet kejo gje edhe sot. Qendra e Tiranes pervec estetikes, gjithecka e ke regresive. Ndotje, rrempalle, anarshi levizje kembesoresh, rrezik jete dhe vonese kriminale qarkullimi, pikerisht ne ate zone qe per Tiranen eshte jetike per funksionimin e qytetit si nje i tere.
Sheshi, bulevardi i ri, pa u mare me kritiken si objekte, mund te ishin ndertuar edhe pas 10 apo 15 vitesh me vone. Po te hysh ne ato blloqet ne qender, neper sheshet e tyre eshte nje situate skandaloze e pa tolerueshme per nje qytet qe ben investime si ai i sheshit p.sh apo gjelberimet andej nga kodrat. Femijet brenda shesheve te pallateve po na mbyten ne…mut. Imagjino me thelle apo nga periferija.
Pa shifni funksionimin e atyre rruginave te bicikletave, domosdoshmerine e efektivitetin e tyre! Nje hic, nje shpenzim i bere kot. E ka pak qef edhe ate bicikleten duket ky kryetari yne… Me sa duket femije e ka kerkuar ne shtepi e nuk ja kane blere dot, duke ja bere fiksim, te cilin kerkon ta heqi sot…por me paret e te tjereve.
Projekt i qarte : Kur te mbaroje shkel-e–shko rruga Kombinat- Plepa, autostrada Tirane Durres behet me pagese .
TRAFIKU ZGJIDHE HE PA SHPENZUAR PARA TE TJERA QE DO VELIAJ TIVJEDH SI PSH URBANI TE ECI SIPAS NORMAVE TE SHPEJTESISE JO ME 1 KM NE ORE SA DUAN FATORINOT POR TE HAPIN QARKULLIMIN QE PENGOJNE ME DASHJE SI DHE TE MBAHET DISTANCA NE KOHE E TYRE ….ME AUTOBUZA PA FATORINO DHE TE RRINJ….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!