Një lajm i keq për duhanpirësit në Shqipëri

24 Prill 2018, 09:16Sociale TEMA

Akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11 % deri në vitin 2021, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të integrimit me BE.

Sipas raportimit që qeveria shqiptare ka bërë në Komisionin Europian niveli i akcizës për 1000 cigare është 44 euro që nga 1 janari 2018, por deri me 2021 taksimi me akcizë do të shkojë 48,9 euro për 1000 cigare, me një rritje 11 % nga niveli aktual, raporton Monitor.

Që nga viti 2016 Shqipëria ka taksuar me akcizë 18 euro për kilogram duhanin e prodhuar në vend në përpjekje për të redaktuar informalitetin në prodhimin vendas të këtij produkti.

Në kuadër të integrimit në BE në aspektin fiskal Shqipëria duhet të rrisë bashkëpunimin administrativ. Në këtë drejtim duhet të nënshkruhen marrëveshjet e taksimit të dyfishtë me Danimarkën, Qipron, Lituaninë, Portugalinë, Sllovakinë dhe Finlandën.

Sa i përket kapacitetit operacional dhe kompjuterizimit, administrata tatimore ka 1569 punonjës, 22 prej të cilëve u shkarkuan për shkak të masave disiplinore vitin e kaluar. Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ende nuk ka kapacitetin teknik për të realizuar shkëmbimin efikas të informacionit me standardet BE-së. Sistemi elektronik i administrimit të taksave ka funksionuar që nga janari i vitit 2015 si një rrjet me një platformë qendrore që vepron në të gjithë administratën tatimore, por strategjia aktuale e departamentit të iT-së nuk ofron hapa dhe afate kohore për të arritur ndërlidhjen dhe ndërveprimin me sistemet e BE-së.

Komisioni Europian vëren se performanca e të ardhurave në vitin 2017 ishte 7.8% mbi nivelet 2016, por pak më poshtë objektivit (-1.7%), kryesisht për shkak të mungesës të së arkëtimeve në tatimin mbi të ardhurat personale dhe të ardhurat nga taksat vendore.

Komisioni Europian i kërkon qeverisë shqiptare që këtë vit të bëjë funksionale kadastrën fiskale bashkitë pilot (Tiranë, Korçë, Fier, Durrës) dhe të zbatojë ligjin e rishikuar të tatimit mbi pronën.

Gjithashtu Komisioni rekomandoi që të mos krijohen vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe të mos krijohen borxhe në këtë proces.

2 komente në “Një lajm i keq për duhanpirësit në Shqipëri”

  1. IVONI says:

    .. Popull qe duhanin e pi per te qetesuar shpirtin , per te larguar dertet qe te shkakton fukaralleku a e kupton se ekonomia e tregut eshte per matrapazin , per te pa shpirtin , per ata qe dhe bankat i kane monopol te tyre ?! Njerezit me mend ne bote , qe paraja “nuk ka vlere ” per ta para deshires qe njerezit te rrojne te lumtur , vertet po i rikethehen Marksit ..! Prona ne duart e popullit , organizim , disipline pa te cilat nuk ka ender te lire ..! LAVDI MARKSIZMIT , FILOZOFISE SE NDRITUR TE NJEREZIMIT ..!

  2. free says:

    e keni fillu hyrjen ne BE mbrapsht, ne vend te permirsoni kushtet e jeteses vetem ngrini koston e saj qe te jete njelloj si ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje