U vetëdorëzua në polici, Izet Haxhia mesazh të dashurës nga komisariati: T'u sulën monstrat që nga Shqipëria e deri tek shërbimet sekrete

24 Prill 2018, 11:58Sociale TEMA

Pasi u vetëdorezua tek autoritetet turke, Izet Haxhia ka përcjellë një mesazh për të dashurën e tij që i ka qëndruar në krah gjatë këtyre viteve të vështira për të.

Haxhia i kujton patneres së tij se e do me shume se veten, duke e falenderuar për të gjithë mbështetjen e saj.

“Té dua shume me shume se jeten,se veten, vetem TY té desha dhe do té dua deri ne frymen e fundit .

Nga Ty kerkoj vetem té behesh e Forte, ashtu siç ke karakterin tend, shpirtin tend té bukur.

Tu sulen monstrat qé nga Shqipria e deri tek sherbimet sekrete ne France, qé té ndanin nga une, me shantazhe, kercenime per jeten tende e té bebave té tu, té lodhen, té semuren, por Ti nuk do dorzohesh, do jetosh per mua, per dashurine tone .

Té duaaaaa pafund Dashuria ime e bukur e besnike..” shkruan Haxhia për të dashurën që jeton në Francë. (TemA)

4 komente në “U vetëdorëzua në polici, Izet Haxhia mesazh të dashurës nga komisariati: T’u sulën monstrat që nga Shqipëria e deri tek shërbimet sekrete”

  1. gjergji says:

    Nuk duhet te jete hakmarrje deponimet tuaja perpara prokuroris e policis e te vertetes qe ti ke me vehte.Pastrimi e largimi I pislleqeve te kryera nga ti e grupi I famshem e kriminelave tropojan te lidhur si mishi me kocken me genjeshtarin vrasesin,antishqiptarin Sali Berisha si Lushaj,Brecani etjere qe sot jane ne rradhet e te pasurve ne Tirane.Si dhe pse jane te pasur vec zoti e din.Me deponimet tuaja kam besim se do fillojne pastrimi I Shqiperis nga llumi qe po thuajse e mbyti ate per 27vjet.

  2. "BOHOTINA" says:

    Kam shume besim se ky njeri do bjere nje ndryshim te madh per vendin tone. Do marre fund pandeshkueshmeria qe u kthye ne sistem. Per mua ka zemer e gjak shqiptari. Per disa bema te tij eshte kthjelluar.

  3. Nyc says:

    Izet Haxhia ka vite qe permend emra e mbiemra dhe i gatshem te deshmoje para prokuroreve, por asnjehere Prokuroria Shqiptare nuk kerkoi arrestimin e tyre. Njehere permenden Habilajt emrin Saimir ( pa mbiemer) dhe Prokuroria jone e pakapur dhe profesionale ju turr Sajmir Tahirit.

  4. Pokeristi says:

    Z.Haxhia!
    Tashme detyra tuaj eshte te ndriconi para drejtesise te verteten dhe vetem te verteten.
    Te pergezoj per kurajon civile per dashurine e paster dhe te sinqerte qe ke per njeriun qe ti ke lidhur jeten.
    Do kesh pas te gjithe ata shqipetare qe e duan Shqiperine,qe jane jo pak,jane miliona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje