Bujar Nishani jep alarmin kombëtar: Hajdutëria në kupë të qiellit, opozita t'i denoncojë dhe pastaj shqiptarët do ta duartrokasin

25 Prill 2018, 10:56Politika TEMA

Bujar Nishani bën herë pas here ndonjë shkrim në adresën e tij në Facebook ku orjenton forcat opozitare se si duhet të sillen për të bërë një oponencë më të ashpër.

Së fundmi, ish-kreu i shtetit ka sulmuar sërish qeverinë ku tregon se kjo e fundit po vjedh qytetarët.

Nishani thotë se ka plasur një hajdutëri e madhe dhe se opozita duhet t’i denoncojë duke shtuar se pas kësaj iniciative do të duartrokitet nga populli siç po duartrokitet ai.

Më poshtë po përcjellim këshillat e plota të ish presidentit për opozitën.

“Agjencia e Prokurimeve Publike raporton se vitin e kaluar qeveria bëri 2234 tendera të mbyllur.

Kjo do të thotë se një e treta e tenderave me paratë e shtetit bëhen pa garë, çka rrit abuzimin skandaloz me paratë publike.

Sipas të dhënave të vetë Agjencisë, rezulton se qeveria ka shpenzuar vitin e kaluar mbi 60 milionë euro në tendera ku ka caktuar fituesin drejtpërdrejtë pa garë.

Vlera fituese ka rezultuar sa 99.3 për qind e fondit limit.

Kur nuk ka garë, fituesi i paracaktuar abuzon me maksimumin e fitimit për veten e tij dhe shpenzimin maksimal të parave publike.

Kjo është thjesht dhe troç, grabitje e parave të buxhetit të shtetit !
Konkurimi në tendera bëhet pikërisht për të siguruar ofertën më të leverdisëshme dhe standardin më të lartë që paraqitet nga konkuruesit.

Deri në vitin 2013 këto tenderime bëheshin vetëm elektronikisht, ku askush nuk kishte mundësi të zbulonte paraprakisht ofertat.

Tani hajdutëria ka mbërritur në kup të qiellit.
Pa konkurim fare !!!

Më tej, kur shikon se shumica e këtyre tenderave bëhen jo për shërbime publike por për zyra, makina, palma rrugësh dhe roje, kupton pse nuk dalin paratë për spitale dhe shkolla, për rrogat dhe pensionet, për shërbimet sociale ndaj të pamundurve.

Media njofton se Kryeministria ka hapur një tender për të blerë 12 karrige për zyrën e kryeministrit.

Fondi për këtë blerje rezulton se një karrige e tillë do të kushtonte rreth 26 milion lekë ose rreth 20 mijë euro.

Kjo vlerë është e barabartë me asistencën sociale të 1000 familjeve të varfra që mbajnë frymën për një muaj.

Thënë ndryshe, 12 karriget e kryeministrit kushtojnë sa asistenca sociale e 12 mijë familjeve.

Një shumë e tillë do të ishte e mjaftueshme për një Qëndër Shëndetësore lokale diku.
Një qendër shëndetësore që qytetarët nga Kukësi apo Tepelena, Peshkopia apo Berati, Lezha apo Lushnja, Rrësheni apo Saranda të mos torturoheshim rrugëve për të mbërritur në spitalet e Tiranës e qëndronin me orë pas dyerve në rradhë të gjata që të kujtojnë kohën e diktaturës përpara dyqaneve të ushqimit.

Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të rikonstruktuar disa shkolla në zonat rurale ku fëmijët e shqiptarëve qëndrojnë si rifuxho në pikun e acarit dhe torturës njerëzore të dimrit zbuluar.
Por normalja nuk funksionon në Shqipëri. Arsyeja jemi ne, jo qeveria të dashur miq, fatkeqësisht !

Në një shtet normal, do të funksiononin institucionet, të paktën.

Por, sa kohë institucionet antikorrupsion të qeverisë nuk funksionojnë, i del përgjegjësia opozitës jo vetëm ti denoncoj këto afera por të krijojë pranë saj një ekip të gjërë juristësh dhe të pregatisë të gjitha dosjet penale për çdo rast të makutërisë qeveritare me paratë e shqiptarëve.

Ato ti bëjë publike dhe depozitoj në prokurori.

Shqiptarët do ta duartrokisnin këtë akt !” shkruan Nishani. (TemA)

4 komente në “Bujar Nishani jep alarmin kombëtar: Hajdutëria në kupë të qiellit, opozita t’i denoncojë dhe pastaj shqiptarët do ta duartrokasin”

  1. Lani says:

    Bujari duhet te beje cmos qe ta heqin kete foto te tij se eshte shume e keqe. Duket mu si femije kopshti i zemeruar me shoqet????

  2. gjergji says:

    I nderuari ish presidenti me I pa afte I republikes shqiptare,pergjithesisht ne parim hajduteria eshte ne nivelin maksimal.Qe kur?Deri para nje viti ti ishe kryetar I keshillit drejtesis, e dije kete gjendje?Pse nuk denoncove ne prokurorin ku prokuroret e gjykatesit super te korruptuar ishin zgjedhur nga partia e yte.Ti si person e pranon Veting-un
    Nje sjarim per nje kapterr te pa afte. Ne fillim denoncohet vjedhja ne prokurori apo polici mbi bazen e dekumentave te faktuar e me pas denoncohet ne media.Gjykimin je apo nuk je hajdut e jep gjykata,ndersa media e perdor ate denoncim per te diskritituat e denigruar ose per ta mbrojtur te denoncuarin sipas oreksit se sipermarrsit qe eshte prone ajo medie.E kte e perdor ne slloganin per lirin pa fund te medias ne demokraci.Por liria e medias ne cdo vend te botes ka kufirin e kuq.Lutem te mos e kaloj ate

  3. M says:

    Ri qe ri ajde te them dhe une nje gje mbase me duartrokasin

  4. Franci says:

    Bravo per inisiativen qe ka ky dordolec.
    Ky njeri pa personalitet qe kur ishte president Berisha e perdori si leter higjenike.
    E paharruar dhe e turpshme skena ne aeroportin e Rinasit kur e dergoi Berisha dhe si i paftuar qendronte i vetem si dordolec !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje