Champions League/ Reali fiton në "Allianz Arena" kundër Bajernit dhe hedh një hap drejt finales

25 Prill 2018, 22:40Sport TEMA

Reali i Madridit ka marrë një fitore të madhe në sfidën e parë gjysmëfinale të kompeticonit të “Uefa Champions League” duke mposhtur në “Allianz Arena” ekipin e Bajernit të Mynihut me rezutatin 1-2.

Një sukses tepër i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga tekniku francez, Zinedin Zidane, që hedhin një hap të madh për tu kualifikuar për në fazën finale të këtij kompeticioni, pasi sfidën e kthimit do të kenë në “Santiago Bernabeo”.

Madrilenët arritën që të zhvillonin një 90 minutësh mjaft të mirë të cilët edhe pse u gjendët të parët në disavantazh arritën që të përmbysnin shifrat për të dalë me fitore nga ky duel i parë.

Bajerni zhbllokoi i pari shifrat në minutën e 28-të më anë të Kimich i cili depërton në mënyrë të shkëlqyer brenda zonës duke goditur saktë dhe për ta dërguar topin në fund të rrjetës së Navas.

U duk sikur gjermanët do të dilnin fitimtar nga ky takim, por kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit mbrojtësi brazilian Marselo shënoi një super gol nga distanca duke lënë të shtangur portierin Ulreich i cili nuk pati asnjë mundësi të reagonte, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1.

Pjesa e dytë do të niste në mënyrë perfekte për “Los Blancos” që gjeti menjëherë golin e avantazhin me anë të talentit të sapofutur në fushën e lojës Asension i cili pas një aksioni perfekt e mposhti për herë të dytë porterin bavaraz duke zhytur në heshtje “Allianz Arenën”.

Në minutat në vijim Bajerni u hodh në sulm për të gjetur golin e avnatazh dhe në minutën e 67-të Tomas Myler nuk arrin dot të shtyjë topin në rrjetë me portën e boshatisur duke humbur një rast të artë për barazuar shifrat.

Reagimi i miqve ishte i menjëhershëm pasi në të 75-tën Karim Benzema humbet një rast ideal për të trefishuar shifrat ku i vetëm përballë portierin nuk e dërgon dot topin në rrjetë.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit, me Realin që fiton këtë gjysmëfinale të parë dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe të Kievit. (TemA)

Kliko KËTU për të ndjekur të gjitha rastet e ndeshjes, ndërsa më poshtë golat e takimit Bajern Mynih-Real Madrid

Goli i parë i shënuar nga Kimich

Goli i dytë i shënuar nga Marcelo

Goli i tretë i shënuar nga Asensio

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje