Gjak dhe thyerje, Bayern-Real është një përballje e tensionit të lartë

25 Prill 2018, 20:21Sport TEMA

Quhet klasikja e Europës. Ngërthen vëmendjen e krejt botës futbollistike, kurdo dhe kudo që të luhet. Bayern Munich-Real madrid është njëra nga ndeshjet më të ethshme të futbollit në glob. Dy gjigantë në vendet respektive, por edhe në kontinentin tonë, mjafton të shikosh trofetë e shumtë të fituar, ndër ta edhe Liga Kampionësh. Mbrëmjen e sotme, në “Allianz Arena”, është dueli i radhës, në kuadrin e gjysmëfinales së parë të Champions-it.

Përmes fotove dhe rasteve të mëposhtme, po ju tregojmë se kjo përballje ka qenë thuajse përhëerë e tensionit të lartë. Kartonët, ndërhyrjet e ashpra, kacafytjet në fushë, deri te gjakosja e lojtarëve, nuk kanë munguar. Si një parathënie edhe për duelet e radhës, në kërkim të finales së madhe të Kievit.

31.03.1976 – Ndeshje gjysmëfinale e Kupës Europiane (sot, Champions). Ishte fillimi i Bayern Munich si një gjigand europian. Me një atmosferë shumë të nxehtë, një tifoz kërceu mbi lëndinën e gjelbër dhe arriti ta kërcënojë drejtpërdrejt, fytyrë më fytyrë, kryesorin austriak, Linemayr. Ai u fut në histori si “i çmenduri” i stadiumit “Bernabeu”.

31.03.1976 – Ndeshje gjysmëfinale e Kupës Europiane. Ishte fillimi i Bayern Munich si një gjigand europian. Roberto Martinez shënoi për 1-0, por më pas Maier hodhi… hundën.

14.04.1976 – Ndeshja e Kupës Europiane, Bayern Munich-Real Madrid. Bavarezët fitonin 2-0 dhe Amancio, në ndeshjen e tij të fundit në Kupën Europiane, u dërgua jashtë, pasi e pa kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89-të.

08.05.1980 – Ndeshje miqësore, Bayern Munich-Real Madrid 9-1. Madrilenët pranuan të luanin këtë ndeshje për çështje ekonomike, pas vetëm dy trajnimeve verore, dhe Bayerni i sulmoi keq. Në pushimin mes dy pjesëve të lojës, ata ishin duke humbur… 7-0!

01.09.1981 – Trofeu “Bernabéu”, i vitit 1981. Bayern Munich shpërtheu ftesën e Madridit, duke shkaktuar një turp në gjysmëfinale, kundër Dinamo Tbilisit. Arbitri Pes Perez e përjashtoi Rummenigge për gjeste të turpshme ndaj publikut.

08.04.1987 – Gjysmëfinalja e Kupës Europiane, Bayern Munich-Real Madrid. Albitri Valentine provoi reagimin e nxehtë të të bardhëve, pasi vërshëlleu një penallti inekzistente për Bayernin. Chendo bëri një hyrje të dhunshme ndaj Matthäus, edhe Juanito “hyri” në kokën e gjermanit. Pas duelit, ai kërkoi falje.

25.04.1987 – Real Madrid-Bayern Munich, ndeshja përfundon 1-0. “Bernabeu” ishte territor armiqësor për popullin e Mynihut, deri në pikën që Udo Lattek, trajner i bavarezëve, foli me arbitrin që të mos luhej, nëse tifozët i mbanin objektet goditëse në duar. Augenthaler, pasi u copëtua me Hugo Sánchez, u dëbua nga fusha dhe bëri gjestin e “brirëve” në “Bernabeu”.

03.05.2000 – Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, Raul dhe Kan, takohen në një moment të nxehtë të ndeshjes.

04.10.2002 – Ndeshja e Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Bayern Munich. Effenberg u godit nga një çakmak, në qoshe të fushës.

24.02.2004 Ndeshja e raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Roberto Carlos u përgjigj ashpër ndaj një ndërhyrjeje të vështirë nga Demichelis, me një goditje të fortë në fytyrën e tij.

20.02.2007 – Bayern Munich-Real Madrid 3-2. Van Bommel shënoi dhe iu dedikoi “krahun dhe brrylin” tifozëve në “Bernabeu”.

07.03.2007 – Bayern Munich-Real Madrid 2-1. Sergio Ramos shënoi një gol në minutat e fundit, që iu dha kualifikimin të tijve, por u largua nga Mynihu me një thyerje hundore,, pas një kërcimi me kokë.

25.04.2012 – Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Bayern Munich 2-1. Në goditjen nga pika e bardhë, Sergio Ramos e dështoi penalltinë vendimtare, duke e dërguar topin në “qiell”.

29.02.2000 – Kahn feston me mënyrën e tij provokuese fitoren e Bayern Munich 2-0 në “Bernabeu”, gjatë ndeshjes së fazës së grupeve.

24.02.2004 – Kahn duke “vallëzuar” në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, në Mynih.

07.03.2007 – Kahn dhe Casillas afër “kacafytjes” gjatë ndeshjes së dytë të 1/8 finale të Champions-it. Bavarezët shkojnë në çerekfinale.

17. 18.04. 2017 – Dëbimi nga fusha i Vidalit me karton të kuq gjatë ndeshjes çerekfinale të kthimit të Ligës së Kampionëve, në “Bernabeu”. Real Madridi shkon në gjysmëfinale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje