E PLOTË/ Zbardhet konferenca Merkel-Rama: Shqipëria ka plotësuar fort shumë kushte, pas disa javësh japim mendimin përfundimtar

25 Prill 2018, 19:53Politika TEMA

Kancelarja Angela Merkel than ë konferencën me kryeministrin Edi Rama, se Shqipëria ka plotësuar shumë nga parakushtet për hapjen e negociatave.

Megjithatë, ajo tha se ka edhe disa parakushte të tjera për t’u plotësuar.

Merkel u shpreh se pas disa javësh, Gjermania do të ketë mundësinë të japë mendimin përfundimtar nëse duhet të hapen negociatat për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama: Shumë faleminderit, e dashur Angela!

Është gjithnjë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, por dhe një emocion i veçantë për mua, vizita në këtë godinë dhe takimi me Kancelaren. Dua ta falënderoj Kancelaren që fitoi zgjedhjet dhe që është përsëri në krye të qeverisë dhe për të gjithë mbështetjen inkurajuese që i jep në vazhdimësi Ballkanit Perëndimor në tërësi, edhe Shqipërisë padyshim, në procesin e zhvillimit demokratik dhe të integrimit europian.

Fale vizionit dhe lidershipit të saj, Procesi i Berlinit e ka transformuar sot rajonin në një hapësirë ku dialogu dhe bashkëpunimi kanë njohur një progres që nuk mund të imagjinohej vetëm 5 vite më parë.

Në takimin tonë të parë këtu, – ka qenë prill i vitit 2014, – ne kemi folur edhe për domosdoshmërinë e ndërmarrjes së një Reforme të thellë të Drejtësisë dhe një vit më pas, në Tiranë, unë i kam shtruar Kancelares nevojën për të mbështetur idenë e Vetting-ut, rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve, duke kërkuar mbështetjen e saj dhe të Gjermanisë.

Sot jam krenar që edhe falë mbështetjes së Gjermanisë, vij këtu, pasi Shqipëria ka kryer një reformë të thellë të drejtësisë, e cila konsiderohet nga Komisioni Europian, qoftë në Paketën e Zgjerimit, qoftë në Raportin e fundit të Progresit, si një model për t’u shtrirë edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe vendet që janë aktualisht duke negociuar e ndërkohë, ne kemi nisur me rezultate shumë inkurajuese zbatimin e ligjit të Vetting-ut.

Për këto dhe për plotësimin e të gjitha detyrave të shtëpisë në këtë fazë të parë të procesit, kemi marrë rekomandimin pozitiv, pa kushte, nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave dhe unë shpresoj shumë se do të marrim dhe mbështetjen e Gjermanisë dhe të Kancelares në qershor.

Ne e dimë fare mirë se ky nuk është fundi. Ky është vetëm momenti i mbylljes së një faze dhe hapjes së një faze të re. Ka shumë reforma, shumë ndryshime dhe shumë sakrifica që duhen bërë për ta merituar një ditë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por, njëkohësisht, unë kam ardhur këtu për t’i përcjellë Kancelares bindjen time se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë dhe energji në pritje të çeljes së negociatave, sepse e ka merituar këtë dhe sepse, duke u bërë pjesë e grupit të vendeve që po negociojnë në rajon, ne hyjmë në një fazë ku, siç e thashë, kemi jashtëzakonisht shumë për të bërë, ku marrim një energji të re dhe një mbështetje të madhe të të gjithë shqiptarëve, në një proces ku shqiptarët e shohin veten të lidhur me të ardhmen e tyre.

E kam thënë dhe e përsëris, Shqipëria është një vend ku ka myslimanë, ka të krishterë, thonë që jemi shumica myslimanë, por është vendi ku myslimanë e të krishterë, të rritur e të rinj, nga veriu e nga jugu, kanë një fe të përbashkët që është Europa. 

Kancelarja Angela MerkelZonja dhe zotërinj, jam e gëzuar që sot dhe këtë mund ta them me gëzim, që Kryeministri shqiptar është përsëri në Gjermani dhe në një kohë të rëndësishme. Neve na është dashur shumë kohë për krijimin e qeverisë, por tani mund të punojmë vërtet ashtu si duhet. Mund të them se kemi marrëdhënie dypalëshe shumë të ngushta, për të cilat dhe dëshiroj të shpreh falënderimin tim.

Kryeministri ishte më parë në Parlament. Ne tani do të diskutojmë bashkë. Në vitin 2018 kemi pasur jubileun e 30-vjetorit të bashkëpunimit ekonomik gjermano-shqiptar. Gjermania vazhdon të jetë akoma shumë e angazhuar, ashtu si deri më sot, por do të flasim, në radhë të parë, edhe për të ardhmen e rajonit, ashtu sikurse edhe për Samitin e Ballkanit Perëndimor në 17 Maj.

Unë mendoj se të dy duhet të falënderojmë shumë presidencën bullgare, e cila kujdeset në mënyrë të pabesueshme shumë për çështjet thelbësore të rajonit, çka ka çuar në atë që të kemi një rritje të vazhdueshme të vizitave të politikanëve europianë drejt rajonit.

Ne do të këshillohemi sesi do të operojmë më tej në procesin e të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ju e dini se ne jemi të bindur se të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë europiane, që edhe ato një ditë të mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian.  

Komisioni më 17 Prill ka propozuar që të mund të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Për këtë, ne do duhet të konsultohemi me Këshillin Europian në fund të qershorit. Që të mund të hapen negociatat e anëtarësimit ka një sërë parakushtesh. Shqipëria disa i ka plotësuar fort. Ka parakushte të caktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjatë javëve të ardhshme, ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar, nëse ka akoma disa gjëra që duhen realizuar, apo a është bërë përparim i mjaftueshëm. Për këtë do të flasim edhe me kolegët tanë europianë.

Takimi sot, për mua është shumë i rëndësishëm, pasi do të mësoj nga vetë Kryeministri sesi e sheh ai plotësimin e parakushteve të ndryshme dhe sesi ne do të mundim që në këtë rast ta mbështesim Shqipërinë në realizimin e reformave, ashtu sikurse dhe sot. Këtë e kemi bërë e do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej.

Unë dua ta them shprehimisht se Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme dhe se nëpërmjet tyre janë arritur përparime.

Kemi folur edhe në takimin e fundit për këto, si për shembull, këtu e kam fjalën për sistemimin e drejtësisë, sepse nëpërmjet reformës në drejtësi, forcohet tërë integriteti dhe besueshmëria e tij. E dimë se procesi i vetting-ut tani po zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm se mund të inkurajoj Kryeministrin dhe të vazhdojë këtë rrugë.

Kemi folur edhe për fusha të tjera, siç është shteti i së drejtës në përgjithësi, por dhe lufta për krimin e organizuar dhe kundër korrupsionit. Unë mendoj se të gjitha këto kanë një rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe për njerëzit e saj. Prej këtej lindin edhe potencialet për rritjen ekonomike. Prej këtej lindin edhe potencialet për korrektësinë dhe besueshmërinë për investitorët. Nga këtu do të kemi shanse më të mira për të ardhmen e të rinjve, të cilët para së gjithash duhet të mbahen parasysh.

Ne do të flasim për Shqipërinë, por sigurisht edhe për rajonin, për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe natyrisht edhe për pritshmëritë që janë nga Samiti në Sofje, por dhe për takimin në korrik në Londër ku do të vazhdojë procesi i Berlinit.

Unë besoj se tashmë kemi arritur disa gjëra në rajon, e kam fjalën këtu për rrjetin rinor, ose tani më vjen në mend Samiti Dixhital që është mbajtur tani së afërmi, të cilin e kishte propozuar Kryeministri. Unë mendoj dhe besoj se do të kemi një bisedë miqësore. Gjermania do të mbështesë, Gjermania do të jetë ndihmuese, në mënyrë që të shohim vërtetë përparimet që na duhen në mënyrë që në qershor të marrim një vendin.

Edhe njëherë, një mirëseardhje të përzemërt!​

19 komente në “E PLOTË/ Zbardhet konferenca Merkel-Rama: Shqipëria ka plotësuar fort shumë kushte, pas disa javësh japim mendimin përfundimtar”

  1. luli says:

    Nuk eshte e vertete,nuk ka mundesi,keto jane truke mediatike te paguara nga Rama me leket e taksa paguseve shipetar,Rama nuk ka qene fare ne Gjermani,keto jane mashtrime qe di ti beje vetem Rama,asgje nuk eshte e vertete,ne do vazhdojme protestat,do ta rrezojme kete qeveri,poshte qeveria

    1. Tony uk says:

      Si gjithmone europa kurve plake!!!
      Prandaj dhe britania u ngriti gishtin e mesit dhe po largohen.
      Keta cdo dite shtojne nga nje kusht!!

      1. Janulles, me sqepar kokes.... says:

        Kushti me kryesor eshte qe Shqiptaret te mos dhiten me ne det si edhe te mos hedhin plehrat nga dritarja.

    2. Hoxh Armandi says:

      Mesazhi i Europes per dramen ishte: Jo Turkoshqiptareve dhe Turkomongoleve ne Europe! Te gjithe te recepi do perfundoni.

  2. lushnjari says:

    Fitore pa mendimin perfundimtar? Prisni o te ngrate mos genjeni njerezit.
    Ishalla celen se jane mire per Shqiperine e shqiptaret.
    Prisni Qershorin njehere e ishalla japin konsesus te tere.
    Une mendoj se i jane kerkuar shume gjera Rames ti realizoje deri ne qershor. Ato sjane bere publike po derisa thone krimi e korrupsioni do pune akoma meret me mend.
    Te shohin cdo beje Rama

    1. ti je turk,ti je zhuls shkretetire, si i tille nuk ke vend ne BE..........allah uakbar! says:

      me ”inshalla” nuk shkohet ne Evropi more qafpalare i Erdoganit,ptuuuuuuuu paliotarapi…………..

      1. Arberia says:

        Ptuuu te qifsha robt ty me gjuhen greke o katunar muti..ptuuu o zhuls se a e ke ca karin me karlliqet qe shkrun.un urrej ne menyr te barabart si turqit dhe sumqimat grek. Kurse alvanos katunar si puna jote duhen djeg me napalm

  3. Lani says:

    Luli do ti hajshe mutin rames komplet apo vetem nje çik. Injorant i sali lulzim medi ilir monika berisheshes

  4. BERLINI says:

    SHKURT Zonja Merkel PRETE TE KONSULTOHET ME PARE ME MAKRONIN NE FRANCE, dhe duke Folur per “Parakushte”, si ato te “Plotesuarta” dhe ato qe nuk jane “Plotesuar”,po na thote “Do mendohemi”..MIKU i Lulezim Bashes e ka bere “DETYREN”….
    1-Gjermanet si njerez me Disipline qe jane DO TE DEGJOJNE EDHE Z.Kirchbaum qe eshte edhe Kryetari per Zgjerim ne Busndestage…KUPTOHET QE Merkel nuk do ta hedhi”Poshte” z.Kirchbaum per ne Shqipetaret qe kemi “Mallkimin” SERBE-BERISHA-LULEZIM BASHA…ANTISHQIPETARET E KANE BERE PUNEN E TYRE….ne “Varfanjaket” le te “Shullehemi ne Diell” se LULEZIM BASHA PO “PERPIQETE” PER TE MIREN E MILETIT SHQIPETARE NGA VILA NE HOLLANDE….Turpe per te gjithe ata qe i thone vetes Demokrate dhe i vijne Mbrapa SPIUNIT TE UDB-se lol

  5. Para Laci says:

    Nga feja e shqiptarit eshte Shqiptaria te feja e shqiptarit eshte Europa… po evulojme. mire te pakten se Rama po mundohet te thote mos na gjykoni per fene.
    .
    Sa per ate gjermanin tjeter qe foli pak negativisht ska problem sepse cdo shtet I ka ata tipa…
    Greqia per shqiptaret polic te keq ka presidentin kurse polic te mire ka Kotsias. Serbia polic te keq ka ministrin e jashtem kurse polic te mire ka gjoja Vucic qe mundohet te ftohe gjakrat. Merkel eshte policja e mire kurse ai tjetri eshte I keqi. Eshte politike. Pak presion nuk eshte keq.

  6. Ket timin ka plotsu vritet nje familie gjat grabitjes kjo nuk ndodh as ne ruamani as ne bullgari qe jan vende vrk mos flasim per sajmir 5 milionshin

  7. Jak Boston says:

    Ram brekushja kujton se po takohet me bujqit e Lushnjes dhe e rre mendja se po i mashtron dhe gjermanet si lushnjaret, harron Rame dybeku qe gjermani e ka rrondelen me ingranazh tek koka qe jo vetem te futet brenda po edhe te gerryen deri sa ti dali gjak i paster llumit politik shqiptar ne Ramen kryetarin e radhes po jo i vetem.

  8. Lili says:

    Vetting edhe per politikanet!
    Duhet njereze me integritet ,duhet qytetare qe te perfoasojne popullin e jo grabitçare.j
    Pra shqiptaret duhet te kene mundesi me zgedh jashte qefit te Njeshave, duhet nje reform elektorale qe perfason popullin e jo grabitcaret ne Parlament e neper institucionet tona.
    We want change!

  9. nuk kuotoj si munde te komentojn disa karkaleca me Zero njefofje ne politika te evropes,ku ju beshkangjite edhe interesi amerikan e israelit,dhe anti rusia me ortodokset.
    Merkela nuk mund te vendos vetem pa dakordimin e shteteve tjera si fuqit e evroes.
    si franca,italia,espania,austria,suedia e gjitha shtete qe bejne unionin.
    Gjermania eshte Lokomotiva ekonomike e tekonologjik industrial ne evrope,por franca dinake me greqin dhe spanjen e holanden dhe italin si brutale anti islamit,anti islamiit eshte e gjithe evropa,luajne Rolin Kapital ne Vendime,ku ka edhe vete parti politike gjermane e austriake hiper Raciste anti islamit ne evrope.
    pra shqiperia e kosova nuk mund tr hyjne lehte ne B-E.
    shume kjarte e tha franca dhe thojn te gjitha shtetet,se me pranimin e shqiperis dhe kosoves ne b-e,ne pranojm pa dashje edhe prezencen turke,ku turqia dominon kosoven dhe shqiperin,a turqia per evropen kosiderohet si ujku i zi ne mes deleve te bardha evropiane.
    pastaj shqiperia duhet plotsuar shume standarde,ku vetem ne drejtesi nuk mundet kurre,se vetem koka e shtetit eshte e akuzuar,si kryehajditi iire meta e te tjer….)

  10. Monitor says:

    Duhet me sa duket Peshku i madh, i pari!

  11. Opinion. says:

    Rama duhet te ket kujdes dhe mos ti vesh Qorapat e Kuqe dhe Atletet e Bardha se nuk importojn fate per negociata.

  12. Kazani. says:

    çfar poezish recitoj edi kazani ne berlin,dhe si u keq informua populli nga mediat…

  13. Nuk kane kurfar,apsolutikisht kurfar Serioziteti iire meta,edi rama dhe hashim thaqi e ramush haradinaj,pra presiden e kryeministra te evropes.
    kjo eshte pika e par dhe hapi i par ne politika per te gjithe Shqiptaret.
    Frazave cirku te ketyre kokave qe ceka as qeni i evropes nuk i hanë.
    njeren ane akuzohen nga evropa per ….dhe tjetren ane biseda me evropian,çkuptim ka kjo.
    PS ,Lsi dhe pdk e aak ,akr dhe vv e kosoves jane parti Kanceroze te ne.
    as burundi,avganistani dhe djibuti i afrikes nuk kane rreputacion me te keq se kosova e shqiperia nga keto parti.
    SHQIPERIS duhet hapur rrugen per alternativen e Re te Lulzim Bashes.

  14. Opinion. says:

    Faktoret qe pengojn hymjen e shqioeris dhe kosoves ne unionin evrooian.
    1.feja e shumices shqiptare,fe jo zholi dhe e admiruar nga euro-usa-israel e shumica e botes.
    2.kazani me …
    3.drejtesia dhe krime tritole hajni dhe trafik droga.
    4.urrjtja greko-serbe me miqet e tyre ndaj shqiptarve.
    vetem keto jane 4 ter kushtet dhe asgje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje