Gënjeshtra “patriotike” e tre vëllezërve të Skënderbeut të helmuar nga Sulltani

25 Prill 2018, 18:39Dossier TEMA

Për Gjergj Kastriotin a janë të një mendjeje Naim dhe Sami Frashëri? – Pjesa e tretë

Nga Ylli Polovina

Deri tani, në dy shkrime, duke u mbështetur mes të tjerash në botimin më së fundi në Tiranë nga Fondacioni Arsimor Kulturor Humanitar i të gjitha botimeve të “Kalendarit Kombiar” (drejtuar prej rilindasve Kristo Luarasi dhe Mit’hat Frashëri në vitet 1897-1928), vumë në dukje se na kanë shpëtuar nga vëmendja e duhur dy rrethana: e para, Naim Frashëri me librin e tij poemë të zjarrtë “Istori ei Skënderbeut” ka dëshmuar që në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë profilin e qartë të një politikani mjaft aktiv për të luftuar me armë në dorë sundimin osman dhe çliruar Shqipërinë; e dyta, që midis tij dhe të vëllait filozof dhe enciklopedist, politikan projektues i organizimit të ardhshëm proevropian të shtetit tonë, Sami Frashërit, kishte një diferencim.

Pra nuk përputhen në analizën që bëjnë për Gjergj Kastriotin.

Në vijim të argumentimit të tezës së parë i paraqitëm lexuesit fragmente prej “Kalendarit Kombiar” të vitit 1901, çfarë këto çste do ta plotësojmë me një rishfletim të atij të motit të mëpasshëm.

Në 1902 ky kalendar enciklopedik, ndërsa rreshton ngjarjet kryesore shqiptare nëpër shekuj, në motin 1467 shënoi se këtë vit kishte vdekur Skënderbeu, i cili pati kryer kundër turqve “njëzetë e kaqë luftëra” dhe që në të gjitha “ka dalë mundës dhe kurrë i mundur”.

(Siç dihet Gjergj Kastrioti ndërroi jetë në 17 janar 1468 dhe data e mësipërme e pasaktë është paraqitur edhe në botimet pararendëse të “Kalendarit Kombiar”).

Në 1879 kalendari i 1902 tërheq kureshtinë e lexuesit me tekstin se këtë mot u krijua në Stamboll Shoqëria “Bashkimi” me kryetar Sami bej Frashërin dhe se “kjo shoqëri shtypi të parën Abetare shqip”.

Në rubrikën “Ngjarjet e motit 1901” kalendari i mësipërm ndër librat e publikuar shënon edhe një 40 faqesh me autor Mali Kokojka. Titullohet “Naim Be Frashëri”.

Në faqet e mëpastajme botohet në pothuaj katër faqe një shkrim i vetë Naim Frashërit, tashmë jetëndërruar, me titull “Lig’ e përjetshme e shqiptarëvet”.

Menjëherë pas saj shfaqet shkrimi “Një stërnip i Skënderbeut”. Bashkë me një foto (sa një e tërë faqe) e Don Aladro Kastriotit si edhe një letre të tij drejtuar shqiptarëve, pasardhësi fals, për të cilin kemi folur gjerësisht në pjesët e hershme të këtij cikli për 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, shtriqet e zë jo pak, por pesë faqe të “Kalendarit Kombiar” të motit 1902.

Për aq sa paraqitëm për dy edicionet e këtij kalendari, botimet 1901 dhe 1902, bëhet shumë e dukshme një epërsi publiciteti e tij posaçërisht më e madhe për Naimin dhe vetëm pas tij përmasa promovuese për Samiun. Kjo dukuri vjen jo aq fort nga që në 1900 Naimi kishte ndërruar jetë dhe me këtë rast po i bëheshin nderimet, por sepse poeti i madh i “Bagëti e Bujqësi” pati fituar popullaritet edhe më të madh në sajë të “Istori e Skënderbeut”.

Kjo poemë me frymën dhe idetë e saj çlirimtare e kapërcyen tepër ndjeshëm “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të jetë” e Sami Frashërit. Naimi bënte kushtrim për luftë çlirimtare me armë, pra edhe të rënë në fushën e betejës, kurse i vëllai si duhej të organizohej shteti i lirë.

Doemos që populli i thjeshtë dhe intelektulët e kohës zgjodhën si çështjen numër një luftën nën shëmbullin e Gjergj Kastriotit. E dyta duhej të priste, nuk qe çështje urgjente e viteve të fundit të njëqindvjeçarit 1800 dhe i moteve të para të atij 1900.

Këmbëngulim: Majakovski, poeti i revolucionit, vargun do ta konsideronte “bombë dhe flamur”. Shpatë dhe grykë pushke qe ai i Naim bej Frashërit.

Ndoshta këndi i vështrimit prej të cilit dy vëllezërit e shquar interpretuan kohën, qe jo i ngjashëm përderisa që të dy, adhurues të padiskutueshëm të Skënderbeut, nuk qenë plotësisht të një mendjeje jo për anësoren, por për thelbësoren e veprës së tij historike.

Naim Frashëri në poemën e tij në gjuhën shqipe subjektin rrëfyes e ka të lidhur fort me metaforën se si Fati i Shqipërisë, me rroba të leckosura, niset prej viseve të veta dhe shkon në oborr të Sulltanit. Këtu i shfaqet përpara oficerit të lartë perandorak, Gjergj Kastriotit, i cili thirrej Iskander. Përballë djalit të fundit të Gjonit një çast fytyra e Fatit të Shqipërisë mori pamjen e vetë të atit të Skënderbeut, pak mote më parë vdekur.

Vetëm për vetëm me Gjergjin ai i bën thirrje të linte oborrin e perandorit osman dhe të kthehej në atdheun e tij për ta çliruar. Skënderbeu, i cili brenda vetes e kishte në vlim këtë dëshirë, pranoi dhe në rastin më të parë u nis drejt Krujës. Këtu populli po e priste si të qe një “pëllumb i shkruar”.

Ky për sa më sipër ishte një subjekt i thjeshtë dhe shumë romantik për kohën, mjaft nxitës për secilin shqiptar: ngrihu në këmbë të çlirosh mëmëdhenë!

Sami Frashëri në enciklopedinë e tij turqisht “Kamus Al-A’lam” tek zëri për Skënderbeun, siç pjesërisht bëmë të ditur në shkrimin e mëparshëm, thotë se ishte Murati II që ia kishte marrë peng katër djemtë Gjon Kastriotit dhe jo ky i fundit, mbështetur prej një rregulli të detyrueshëm perandorak për tërë zotërit e krishterë që viheshin nën regjim pushtimi, ia dërgoi Sulltanit bijtë e tij, më shumë si garanci besnikërie se sa peng.

Sami Frashëri shkruan se Gjergji, më i vogli i të katërve, e fitoi menjëherë “simpatinë dhe dashurinë e padishahut, i cili e quajti Skënder në gjasim me Lekën e Madh, i cili i takonte të njëjtës racë me të. Qe edukuar bashkë me princin Sulltan Mehmet Hanin II”.

Shihni: Sami Frashëri pohon se Gjergj Kastrioti çmohej, vlerësohej, por edhe duhej aq fort prej Sulltan Muratit, saqë ky e lejoi të ishte shok i ngushtë me të birin e tij, sulltanin e mëpasshëm Mehmet.

Shkon më tej analiza dhe befasia e Sami Frashërit, guximi i tij në diturinë e historisë: “Kur u rrit u emërua sanxhak-be në Sërbi, në Sham dhe në shumë vende të tjera dhe si i tillë shërbeu në ushtrinë e Perandorisë Osmane”. Vëmendje: Samiu nuk e thotë që Skënderbeu e pati kryer këtë shërbim edhe në Krujë, tokat të cilat Gjergji i konsideronte të të atit dhe të familjes Kastrioti, siç qe edhe e vërteta.

Pak më poshtë: “Kur i vdiq babai, territori në krye të të cilit ishte ai, iu aneksua shtetit Osman ashtu që në Akca Hisar (Krujë) u dërgua një muhafiz, ndërkaq, Skëndërbeu në atë kohë gjendej në ekspeditën ushtarake në Sham. Kur u kthye u njoftua se i kishin vdekur tre vëllezërit. Skëndërbeu e parashikonte që pas vdekjes së të atit, njëri nga vëllezërit e tij ose ai vetë të emërohej si princ i krahinës së trashëguar. Mosarritja e këtij qëllimi, në njërën anë, dhe vdekja e vëllezërve, nga ana tjetër, e hidhëroi, prandaj kërkonte rastin e volitshëm për të ikur…”

Shihni sërish: ndërsa ndjek pa u lëkundur tezën se në themel të braktisjes që Skënderbeu i bëri Sulltanit dhe Peradorisë Osmane qe çështja e pronave të tij, çfarë ishte një sfidë për subjektin e romantizuar dhe njëkohësisht të ngjizur me propagandë nacionale se qe lufta për liri e tërë popullit shqiptar që e ftonte, Sami bej Frashëri kapërcen me një lëvizje të kujdesshme mospërplasëse tezën e tejkonsumuar se tre vëllezërit më të mëdhenj të Gjergjit qenë helmuar nga Sulltani.

Ai shkruan thjesht se kur u kthye nga shërbimi në Sham, Skënderbeu i lidhur fort jo vetëm me Portën e Lartë, por edhe me vetë familjen e sulltan Muratit, u gjet përballë dy goditjesh të rënda: i patën rrëmbyer (shtetëzuar) principatën dhe marrë jetën tre vëllezërve. Sigurisht më keq se kaq nuk kishte! Pabesia e Sulltanit qe e madhe.
Sipas rregullit më elementar të trashëgimisë, të drejtën e të qenit i pari pasardhës zyrtar i Gjonit e kishin tre djemtë më të rritur, ndërsa për Gjergjin, duke qenë më i vogli, as që bëhej hë për hë fjalë.

Shumë dokumente dhe kërkime historianësh kanë zbuluat më pas se asnjë zhdukje me helmim nuk u ka ndodhur tre vëllezërve të Skënderbeut, se ata kanë ndërruar jetë në kohë të ndryshme dhe dy shumë më përpara se të shpërthente marazi i Gjergj Kastriotit ndaj Muratit dhe të nxitonte sa më parë të vinte në dorë pronën e përvetësuar pa asnjë të drejtë dhe po ashtu arsye.

Njëri vëlla, Reposhi, ishte shumë besimtar dhe aspak i lidhur me çështje të trashëgimit të pronave. Ai ka varr dhe në të të shkruar kohën e ndërrimjetës: 25 korrik 1431. Pra dymbëdhjetë mote më herët nga çasti kur Skënderbeu mori vendimin e braktisjes së shërbimit pranë Sulltanit. Streha e tij e pasjetës ndodhet në Manastirin e Hilandarit dhe titullin fisnik e ka po ashtu të shkruar mbi varr: “dux illyricus” (“udhëheqës ilir”).

Vëllai tjetër, Kostandini, sërish nuk qe gjallë kur ndodhi ndryshimi i madh në jetën e Gjergjit, duke prirë luftën e çlirimit prej otomanëve dhe qëndresën e të gjithë princëve të tjerë, me të cilët kreu besëlidhje dhe iu dha prej tyre vetëm statusi i komandantit ushtarak, jo edhe i liderit politik. Për vdekjen e Kostandinit thjesht nuk ka asnjë të dhënë, çfarë do të shkaktonte të kundërtën po qe se do të ishte e porositur nga Porta e Lartë, pra të qe e dhunshme. Kronikat do ta regjistronin domosdoshmërisht.

Ndërkaq vëllai tjetër, Stanisha, sipas një dokumenti venecian të janarit 1445, këtë kohë është gjallë, çfarë provohet edhe me burime të tjera informimi. Herë pas here për të ka pasur hamendje se, sipas rradhës në pemën gjenealogjike të Kastriotëve, ishte trashëguesi i parë i pronave dhe i titullit të princit, çfarë qëllimi doli më i qartë nëpërmjet sjelljes së të birit të tij, Hamzait, i cili pikërisht sepse Skënderbeu bëri djali dhe e mbylli si të drejtë të tij zotërimin e pronës atërore, e tradhëtoi duke u bashkuar me Sulltanin.

Për të mos hyrë më tepër në këtë labirinth trashëgimie të principatës, për tezën që diskutojmë, atë të mospërputhjes së imazheve të Naim dhe Sami Frashërit për Skënderbeun, nuk ka asnjë të helmuar prej tre vëllezërve të tij.
Kjo mbetet të jetë një gënjeshtër “patriotike”, një marifet i zakonshëm i djallëzimit të armikut, Turqisë sulltanore, ndaj të cilës u mobilizua me armë dhe propagandë Evropa e Krishterë, të cilës në Edrene ia kishin shpallur fundin duke e pushtuar dhe ngritur mbi kupolën e Shën Pjetrit në Vatikan flamurin me gjysmë hënë.

Kjo legjendë e tre vëllezërve të helmuar të Skënderbeut vijon edhe tani, madje të doktrinuar prej saj janë gati të quajnë tradhëtar në rast se beson që nuk ka qenë fare kështu.

Por këtë, të paktën mosvdekjen nga helmi, nuk e beson edhe vetë Sami Frashëri. Ky një shekull e një çerek më parë, kur botoi “Kamus Al-A’lam”, shkoi edhe më tej: shkroi se kryengritja e Skënderbeut u shkaktua për çështje të pakënaqësisë së tij për shtetëzimin e pronave që i takonin atij.

22 komente në “Gënjeshtra “patriotike” e tre vëllezërve të Skënderbeut të helmuar nga Sulltani”

  1. Preveza says:

    Jo mer jo i ka helmu i ka helmu , ‘se keshtu ka thone ene JANULL Efeniu…’

    1. ELIOT says:

      hej j turk kam nje mesage per ju ;;;,,,???? shkoni ne turqi dhe shkruani per genosidin e kemal ataturkut ne armenie ;;;ne 1905 dhe do te shikosh si do ta rrjepin lekuren ;;;; ne shqiperi ben qefe dhe na tregon perralla si te pelqen ;; diktatori er dogan nuk len njeri te flasi nagative per kemal ataturkun;;;; dis a e mbajne per hero te civilizuar ;;dhe disa per ;;;;kriinel dhe kur turqit i dogjen te gjitha dekumentat dhe realitetin e skenderbeut ;;; si doni ju qe te shkruhej me presje dhe me pike si tani ;; ne shekullin e ;;;;;;merci dhe mos na shkruaj mo idiotizma ;;;;; shko ne izmir ne stampboll ku te duash por mos qendro ne shqiperi me keto mendime ;; fier d etre albanais ;;;;

  2. Ardi says:

    Dmth Abetarja e pare shqipe qenka shtypur dhe botuar ne Stamboll. Shume genjeshtra na jane thurrur per aleatin tone Perandori Osmane dhe Aleatin e sotem te dale nga kjo perandori Turqine e sotme. Historianet qe na kane genjyer ne historine tone duhet te denohen me burg. Pasi na kane bere karagjoze dhe te verber me ato mashtrime djallezore qe na kane futur neper shkolla.

    1. heu bre says:

      DEBIL! Ne Stamboll nuk e rrunte njeri per shoqerite private qofshin keto edhe patriotike. Nuk e vriste njeri mendjen se cfare botonin privatisht njeri apo tjetri, se nuk kishte asnje rrezikshmeri aty per shtetin. A kupton o pallosh!? Rreziku ishte ne trojet ku banonin shqiptaret dhe aty politika zyrtare shteterore e Perandorise ishte ndalimi dhe pengimi i arsimimit dhe kulturimit te shqiptareve, sepse organizimi i tyre do sillte (sic solli) revolta, kryengritje dhe probleme per pushtetin e Perandorise. A kupton o RROT CARI?

      1. Ardi says:

        Heu bre shpellari. A ta fus nje here ngoje me gjithe familje.

  3. Veterinari per komunist says:

    Ylli Gomarovina,

    Kallxona diqka per kohen ne te cilen te ke qene gjallle …per kohen e terrorit komunist…..sepse kjo kohe ka dokumente edhe ka njerez sikur ti qe e dijne shume mire se qfar terrori ka pase ne vitet me te renda te kombit SHQIPTAR….1944-1991……

    Jam kurreshtar te dij se qka shkruan per kohen tende e jo per kohen e Gjergj Kastriotit.

  4. vaso says:

    Skerndebeu nuk e pranoi kurre Ligjin 7501.Ligjin e pronave.

  5. Ardi_t says:

    Mos lexo injorantet Ardi!

  6. Ardi_t says:

    Mos lexo injorantet Ardi!

  7. ELIOT says:

    IK MORE TURK SE NA CAVE TRAPIN …NGA E SHKRUAJTI NAIMI APO TE TJERET HISTORINE SKENDERBEUT NGA TURQIA ….. EDH E SOT PO TE FLASESH PER SKENDERBEUN NE TURQI TE VRASIN MORE KOQE ANALISTI ..IK PIRDHU ..SHKO NE TURQI DHE MOS NA CAJ BYTHEN ME IDIOTLLEQE .. CUDITEM SI I LEJOJNE KETO PISELLIQE TE SHKRUAJNE NE GAZETA KESHTU …NE FRANCE PO TE SHKRUASH PER HISTORINE E VERTETE TE JEANNE D ARC . AS QE TA BOTOJNE DHE TE ……. JANE ME PATRIOTA APO JEI BERE TE GJITHE TURQ …

  8. patrioti says:

    Kjo gje te ka shqetesuar o Polovina, se vetem nqs te paguan qellimisht dikush, po aq i qellimshem eshte dhe karagjozlleku qe keshkruar. Sherbimi me i keq qe i behet ketij vendi.

  9. Pellazgos says:

    A=B dhe B=C atehere edhe A=C.
    D.m.th qe Iskander Beu “heroi” i myslimaneve eshte nje rrace me Aleksandrin e Madh sipas dokumentave te Frasherve,atehere si mund te shpjegojme artikullin e dates 4 Mars te gazetes Tema qe thote kujt i takon Aleksandri i Madh Maqedonise apo Greqise?
    Ku eshte Albanistani ne kete mes?

    1. yyp Xhixhi says:

      Albani i Stanit eshte duke bere qejf me tet’eme uahahahahaaaaaaaaaaaaa

  10. Niko Shpiragu says:

    Nuk mund ta besoj qe Sami Frasheri te kete shkruar qe Skenderbeu dhe Mehmeti kane qene edukuar se bashku dhe kane qene shoke. Nje gje duhet te pranojme ose Samiu ka qene i rrjedhur ose ai nuk mund ta kete bere kete gabim dhe i eshte adresuar kot atij. Perse?! Skenderbeu sipas historise ka lindur ne vitin 1405, ndersa Mehmeti ka lindur ne vitin 1432. Pra ndryshimi ne moshe eshte 27 vjec. Cdo mendje normale e kupton se kur Mehmeti ishte ne moshen per te luajtur, le te themi perafersisht 10 vjec, Gjergji yne ishte 37. E vetmja mundesi qe te kene qene edukuar bashke ose te kene qene shoke do te pranohej qe Gjergji ka qene ne oborr si sherbetor ose me mire te themi pa vlere. Mirpo ne e dime se Gjergji ishte komandant ushtarak ne kete kohe ose sic e thote Samiu ka qene sundimtar ne disa vende i derguar nga sulltani. Ne kohen qe ai u largua nga Turqia ne vitin 1443, ai ishte aq i shquar sa vet sulltani e quajti Iskander ( Aleksander), ndersa Mehmeti ishte 11 vjec. Ne se Samiu e ka shkruar kete me te vertete atehere ai nuk mund te kete qene dijetar, por une mendoj se kjo i eshte adresuar atij gabimisht nga dikushi kot dhe rilindasit tane dhe historianet tane nuk e kane vene re. Si rrjedhoje ne dhe femijet tane e dime se ata kane qene moshatare dhe shoke. Sulltan Mehmeti II ne moshen 21 vjecare sulmoi Konstandinopojen ne vitin 1453 dhe e pushtoi, kurse Skenderbeu ne kete vit ishte 48 vjec. Cdo njeri mund te nxjerrin konkluzionin e tij si ta pelqej, por une them se matematika flet qe ata s’mund te kene qene shoke femijerie dhe te jene rritur dhe edukuar bashke. Ne dime shume pak per Skqnderbeun ose me mire te themi ne mesuam per te nga shkrimet e Barletit e ndonje tjetri qe nuk e kane njohur vet ,por tregojne cfare kane degjuar nga te tjere dhe pa u mbeshtetur ne dokumenta ose analiza. Karakteristike e ketyre shkrimeve ka qene deshira per te krijuar heronj sidomos si mbrojtes te krishterimit dhe duke i veshur ata me cilesi te jashtezakoneshme. Kjo eshte perdorur nga rilindasit tane per rritjen e ndjenjes se patriotizmit. Mendoj se asnje nga rilindasit tane nuk ka lexuar asgje te dokumentuar mbi Skenderbeun. Pare nga koha kur ata kane jetuar, nga niveli relativisht i ulet arsimor, nga deshira e zjarrte patriotike une i justifikoj ata plotesisht 100% per ate propogande te madhe qe bene ata per ta perdorur figuren e Skenderbeut per te ndezur ne zemrat e shqiptareve zjarrin e atdhedashurise dhe krenarise kombetare. Por nuk mund te kuptoj studiuesit e Historise sone kombetare, akademiket tane te monizmit dhe diteve tona qe nuk dine me shume se ckane shkruar Barleti, Naimi ose ndonje tjeter qe me shume e shikojne Skenderbeun si shembull krenarie dhe patriotizmi dhe nuk kane paraqitur studime serioze te dokumentuara. Ky eshte shkaku qe sot ka mendime te ndryshme per origjinen e tij, ndoshta edhe per rolin e vertete te tij si luftetar i krishterimit apo i kombit. Fakti qe edhe historia jone e ka thene me gjysme zeri qe Hamzai luftoi krahas te ungjit, por kur i ungji ia le trashegimin te birit, ai e tradhetoi ate dhe u bashkua me turqit, tregon edhe per karakterin jo te mire te Gjergjit. Samiu e tregon kete dhe une mendoj se ai ka te drejte te nxjerre konkluzionin se Gjergji erdhi ne Kruje per te marre pasurine e te jatit. Ne se Staneshi ka qene gjelle sic thuhet ne shkrimin ketu dhe i biri i tij Hamzai dihet qe ishte krahu i djathte i Skenderbeut, ai pa dyshimin me te vogel kishte pjesen e tij ne trashegimin e principates, per te mos folur sipar rregullave te kohes ai duhet te ishte poseduesi i saj i vetem. Atehere lind pyetja ku eshte bujaria e Gjergjit qe e rrembeu per vehte dhe ia la vetem te birit. Shume e pandereshme ka qene historia jone ne kete rast qe e ka fajesuar plotesisht Hamzain dhe e ka anashkaluar shkakun e vertete te largimit te tij, duke e injoruar komplet por e ka njollosur te verteten duke e spjeguar se ai u zemerua kur Gjergjit i lindi djali. Kjo del se ai nuk paska dashur qe xhaxhai i tij te kishte femije. Si nuk ka patur asnje studiues qe ta kapte demin nga briret duke e trajtuar te verteten ashtu sic ishte: Skenderbeu vet ne kete rast ka qene fajtori dhe ka qene egoist dhe i pamoralshem duke ia vjedhur pasurine te vellait dhe duke e lene te nipin me gisht ne goje. Ka edhe shkrime te tjera te autoreve te ndryshem qe tregojne se luftetaret e tij trajtoheshin ashper dhe pa dinjitet. Edhe fakti qe shumica e princave shqiptare, sidomos ata te veriut nuk u bashkuan me te duhet te kete patur nje arsye. Historia i fajeson ata si egoista qe edhe mund te kene qene, por kjo nuk do te thote se ata ishin te ligjte dhe Gjergji ishte plotesisht i shkelqyer. Hiistoria e trajton Gjergjin sikur ai te kete mbrojtur te tere atdheun tone per 25 vjet, por per hir te vertetes ai mbrojti principaten e tij, ndersa pjesa tjeter ishte e pushtuar. Sa per origjinen e tij per mua kjo s’ka shume rendesi, mbasi kryesorja jane meritat e tij qe pa as me te voglin dyshim jane te medhaja. Ajo qe une dua te them eshte se duhet te studiohen dokumentat se ai eshte figure historike dhe pjese e historise dhe jo te mbeshtetemi tek libra qe jane me shume romane se studime. Ne se ai ka luftuar 25 vjet, gje qe une e besoj dhe ka bere epoke, atehere patjeter duhet te kete dokumenta te shkruara neper arkivat turke ose shkrime me vlere dokumentare qe te bindin me argumenta. Deshira ime eshte qe ai te dalin si figure ashtu sic e njohim ne deri tani dhe ndoshta me i mire akoma. Eshte zakon qe ne se dikush kerkon dicka me serioze nga ato qe kemi degjuar deri tani per Skenderbeun, shume njerez e shpallin armik, tradhetar, te shitur e te tjera epitete si keto. Jo, miqte e mi, asnje nga keto epitete nuk me shkon mua dhe ndonje tjetri si une qe vetem duam qe si per cdo gje tjeter edhe ne kete rast te behet nje studim dinjitoz per te ditur te verteten me fakte dhe argumenta se ka te tilla dhe jo vetem me propogande patriotike se ai eshte yni dhe ne e kemi te shenjte dhe nuk lejojme te na e zene me goje.

  11. Drita says:

    Z.Ylli Polovina
    Dua te marr djalin tend e te krijoj nje simpati per te,aq sa ta edukoj me djalin tim bashke.
    Da ma japesh?!
    ( femija,femije do,ja te marr tendin te luaj me femijen tim,dhe doemos nje fare ndjesie do me krijohet)
    Them dhe mendoj se pasi te te kem ” mposhtur” e vrare disa nga farefisi jot,te me jesh mirenjohes qe djali yt do rritet ne shtepine time.
    Si thua,do ma japesh tet bir?

    Na paskan ” genjyer” per vdekjen e Gjergj Kasyerjotit dy vellezrit Frasheri????????
    Ndryshim nje vit!!! Na e paskan me te hedhur.Se mos kaq munden e kaq thane,apo jetuan ne epoken ” fakenews” dhe donin te shisnin ndonje lajm????
    Ik o rrote kari ik!!!

    Mero,nuk e di,mbase jam dhe gabim,por me shkrim koti dhe pa asnje vlere nuk ke botuar.

    Epo te njihesh ne tere boten si i PARI qe sulmoi dhe mposhti perandorine osmane e ne shqiperi te merren akoma me ne ke muaj vdiq apo kur qinte skenderbeu…kjo eshte shpellarizem.
    Kot shajme e themi se jemi akoma nen ndikimin” osman”… ne jemi akoma ne epoken e ” shpellarizmit” ku njeriu nuk njinte njeriun.

  12. beni says:

    Kostandini u vra në betejën e Kosovës,stanisha u zhvendos në Itali e me pas në Spanjë,kurse vëllai tjetër nuk kam lexuar histori e Literatur ballkanike!

  13. Genti says:

    Qe ka kontradita mes Naimit dhe Samiut persa i perket historise se Gjergj Kastriotit dhe familjes se Tij nuk eshte ndonje cudi pasi edhe sot e kesaj dite dikumente per ate periudhe jane te mangeta dhe burimet te dyshimta. Megjthse ka dokumente te Vatikanit e te kronikaneve Osmane ato merren me rezerva pasi nuk mund te vertetohen katerciperisht por ne mungese te fakteve te vertetuara ato meren aforfe. Tulli Iskender(Aleksander) i eshte dhene nga Sulltani Gjergjit si strateg e jo per nga prejardhja paasi ne ate kohe nuk flitej per kombe apo etni. Por dihet qe Skenderbeu mori titullin e Princit te Shqiperise(Albanise) dhe Epirit pasi e konsideronte veten si pasardhes te Pirros. Per jeten e vellezerve te Skenderbeut gjithashtu ka kontradita e nuk mund te thuhet asgje ne menyre kategorike ashtu sic nuk mund te thuhet me siguri prejardhja e nenes se Gjergjit Vojsaves nese ishte sllave apo shqiptaree Pollogut sipas disa supozimeve. Edhe sot e kesaj dite ka nje perplasje edhe per vendlindjen e Kastriotit eshte Dibran apo Matian e jo me per aspekte te tjera te asja periudhe te erret historike. Por e sigurt dhe e vertete eshte Epopeja 25 vjecare Skenderbejane qe u priu Arberve(shqiptareve) kunder fuqise mete madhe te asj epoke e te tiles ju thuren aq lavde ne mbare boten e per te cilen Kastriotet ju dha titulli Atleta Kristi si mbrjtes i Evropes dhe besimit te Krishtere pervec aktit te tij te bashkimit te Princerve Shqiptare ne Beslidhje ndaj pushtuesve Osmane.

  14. Ben Dibrani says:

    O ILLI, po Naimi dhe Samiu nuk kane qene historiane, si mund te marresh te mirqena theniet e tyre? Shiko Barletin i dashur, atij referoju, apo te ka zene edhe ty “sindroma Muchnano” e denigrimit te figurave kombetare ne emer te realizmit falss?

  15. WEB says:

    Ka plasur fushata e “per hir te se vertetes ,jane ne gare kush e ben pordhen me te madhe ,edhe ketu ne tema pa hasim shpesh ne “historiane “me bole dhe prototipa qe ulen kafeneve dhe qendisin historine nga rehati i karriges apo kolltukut te shtepise ,por po pyes veten pse po ndodh ky fenomen ,dhe ne nje fare menyre nuk u ve faj .Ka me shume se 100 vjet qe syte e tyre bashke me te miat kane pare vetem horra ,diktatore ,pordhace garipa lagjesh ,vrases seriale ,maskarenj ,hajdute dhe parasite qe ne krahasim me popullsine dhe territorin nuk ka vend ne europe qe i prodhon dhe automatikisht ne koken e tyre te vogel lind pyetja ,,,,sa mundesi ka qe skenderbeu ne rradhe te pare te ishte shqiptar me keto qe po i shikojne syte ?Ne syte e nje pjese derrmuese te shqiptareve gjergji ishte vetem gansterri i lagjes ,nje dredharak ,pak a shume si zani apo gaxhai i vlores se keta ishin fenomenet qe gezuan per shume vjet rrespektin e kokthareve dhe eunukeve qe te vrisnin per nje pale xhinse ,dhe mendojne se edhe nje here e nje kohe keshtu kemi qene pa e pyetur veten qe pervec gjuhes dhe ndonje tradite nuk kemi asgje kulturale ,morale apo fisnore qe sot na lidh me arberoret e mbetur neper bote .Keshtu qe para se ti fryni borive per gojedhena apo te degjuara me veshet e komshiut mbylleni gojen or qelbaniker gazetare dhe keni pak respekt per ate qe ne vend te floririt mori nje shpate se ju e shisni dinjitetin ,token dhe nderin per dy kacidhe

  16. Dardan says:

    Druzhe (shoku) Pollovina ! Ju jeni bere i quditshem dhe i gjithedishem..Dini gjithshka dhe mbroni gjithcka qe eshte komuniste..Or komunist i thekur mjaft me me brockullat tua ! Ti ishe nje komunist i perbetuar nje njeri i rrezikshem qe denoncove edhe Gjeniun e letrave z.Kadare..Thua se e kisha pas gabim dhe i kerkove falje..thua se je 70 vjec dmth atehere ishie mbi 20 vjeq po ku ishte o intrigant per dyzet vite.. Kush je ti qe tmerrone historine..kush je ti qe shkruan per Gjergj Kastriotin..cila arkive ke hulumtue o i mjere ! Si nuk ju vjen turp juve komunisteve te Enverit te shkruani gjithshka..Doni te faktorizoheni me Kadarene dhe shkencetare te tjere.. Trus more injorant aty dhe merru me poshtersite tua e te komunisteve tu qe vetem lekuren e keni nderrue dhe jo hujin.. Shqiperia shqiptareve ! dardan

  17. Guri i Kamjes says:

    Ne te ashtuquajturen masaker Mustafa Qemali nuk ka gisht sepse ushteria komandohej nga te tjere. Ngjarja nuk ka ndodhur ne 1905, por me 1915.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje