PD injoron vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit në Tiranë

26 Prill 2018, 12:54Sociale TEMA

Pas tentativës së pak ditëve më parë për të ndryshuar simbolet e partisë dhe fshirjes nga lista e deputetëve të figurave themeluese të PD, Lulzim Basha ka ndërmarrë një tjetër veprim për të fshirë historikun e kësaj force.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte propozuar vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në mjediset e lulishtes para sallës ku zhvillohen seancat plenare.

Por çuditërisht, me vendim nga selia e PD, anëtarët e këshillit Bashkiak u larguan në mënyrë demostrative nga salla e Këshillit Bashkiak, duke bojkotuar vendimin për vlerësimin e kësaj figure të rëndësishme jo vetëm për Partinë Demokratike dhe demokratët e vjetër, por njëkohësisht edhe për të gjithë shqiptarët.

Që në janar të 1990, Pjetër Arbnori mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit.

Po në të njëjtin vit ai ishte bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër.

Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

Fama e “Mandelës së Ballkanit” ka tërhequr vëmendjen e shumë qeverive dhe të mediave të botës perëndimore.

4 komente në “PD injoron vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit në Tiranë”

  1. A.Shoshori says:

    Cfar i plas trapi per Arbnorin! Te perndjekurit dhe antikomunistet e vertete ishin justifikimi per te kaleruar pushtetin, ishkomunisti Sali dhe per te pasuruar Xenin e Giten.
    PD te vetmin hall qe ka, eshte si te mbreteroje Xen Berisha mes pares se vjedhur. Me nje teveqel si lider, PD vazhdon e ben qenin roje tek kolibja jashte kulles se Berishajve. Te gjithe ne rresht te venerojne kufomen politike te Salih Berishes.

  2. Harilla says:

    Ka bere shume mire pd qe e ka bojkotuar.Pse u dashka bust per Arbenorin? Cfar i ka dhen vendit ai? Ka qene nje bstarf asgje me shume.Denimin nga Enveri e ka patur hak.

  3. Bureto says:

    Pjetër Arbnori ishte një limon i shtrydhur për interesat e Berishës. Si çdë limon i shtrydhur është i destinuar të hidhet. Ishte mëkat që Arbnori u bë një vegël e verbër e Berishës. Të paktën ai, nga eksperienca si i burgosur politik, duhej ta kishte instiktin për të kuptuar qëllimet e komunistit Berisha. Kaq gjë duhej ta kishte mësuar nga veprat e Enverit që ia përkthente në burg. Leh Valesa: “Vetëm komunistët nuk mund të evoluojnë as brenda llojit dhe as në mjedis tjetër demokrat. Ata janë thjesht një specie e detyruar në zhdukje natyrore”. Komunistët nuk ndryshojnë!

  4. Bureto says:

    Pjetër Arbnori ishte një limon i shtrydhur për interesat e Berishës. Si çdo limon i shtrydhur është i destinuar të hidhet. Ishte mëkat që Arbnori u bë një vegël e verbër e Berishës. Të paktën ai, nga eksperienca si i burgosur politik, duhej ta kishte instiktin për të kuptuar qëllimet e komunistit Berisha. Kaq gjë duhej ta kishte mësuar nga veprat e Enverit që ia përkthente në burg. Leh Valesa: “Vetëm komunistët nuk mund të evoluojnë as brenda llojit dhe as në mjedis tjetër demokrat. Ata janë thjesht një specie e detyruar në zhdukje natyrore”. Komunistët nuk ndryshojnë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje