Nga Engjëll Serjani
Peshtani, fshati i bukur ndanë Vjosës, me pejsazhin e papërsëritshëm, me lashtësinë dhe historinë, me dëshirën e njerëzve për të jetuar, ka mahnitur ambasadorin e Italisë në Tiranë zotin Alberto Cutillo.
Nën shoqërinë e kryebashkiakut të Tepelënës Tërmet Peçi, Atashehu ushtarak dhe diplomatëve të tjerë të Ambasadës, ata qëndruan për një vizitë në fshatin Peshtan.
Fshati Peshtan, së fundi ka marrë profil turistik me inisiativë të vetë komunitetit, ndonse tashmë është edhe pjesë e programit qeveritar të “100 fshatrave turistikë”.
Peshtani, fshati më pranë malit të Golikut, është në të gjitha hartat e betejave të përgjakshme pasi përreth tij është zhvilluar përleshja më e ashpër e Luftës italo-greke.
Banorët e Beçishtit kanë ndihmuar pa dallim ushtarët e të dy palëve në konflikt. U kanë ushquer, i kanë strehuar, i kanë ndihmuar dhe i kanë shpëtuar nga egërsia e luftës dhe e dimrit të egër të vitit 1941.
Dëshmitë tragjike të asaj lufte, tashmë gjenden jo vetëm në kujtimet e të moshuarve, por janë sistemuar në një museum të hapur në në natyrë në qendër të Peshtanit. Ambasadori italian Alberto Cutillo gjatë qëndrimit në Peshtan pati shumë takime e biseda mjaft miqësore me banorët.
Të gjithë janë të gatshëm të tregojnë episode tragjike e pikante të historisë së Luftës Italo-Greke. Lufta ishte ngushtësisht me fshatin. Rrëfimet e banorëve më të vjetër të zonës, që kanë jetuar periudhën e luftës, zhvilluar në malin e Golikut dhe Grykën e Këlcyrës janë rrëngjethëse. “Lufta në Golik është bërë trup më trup, pëllëmbë më pëllëmbë. Dimri ishte i ashpër dhe trupat e të rënëve ngrinë mbi dëborë. Në verë ne këmi varrosur shumë nga trupat e ushtarëve të mbetur në mal”, tregon një banor që i ka përjetuar ato ditë tregjike.
Bashkëshortët Mirela dhe Shpëtim Muka, për vite me radhë kanë grumbulluar dhjetra dëshmi material të mbetura nga betejat e përgjakshme, pagur, gaveta, pjesë armatimesh të të gjitha llojeve, helmeta, predha, fishekë, bomba dhe paisje të ndryshme luftarake. Këto relike janë sistemuar në disa tryeza dhe janë të ekspozuara për vizitorët. Ky koleksion interesant i mbetjeve luftarake, është ekspozuar në oborrin e një eko-bujtine të hapur për shërbime turistike. “Vijnë si vizitorë shtetas Italian dhe grekë dhe kërkojnë të njihen me historinë e betejave në këtë front. Këto relile janë dëshmia më e mirë e asaj lufte”, thotë Mirela, “ciceronia” e lëtij muzeumi të hapur në natyre.
“ Ishin disa batalione dhe divizione si: Lupo Di Toscana, batalioni Julia, Valfella etj. Divizioni ka patur dhe një memorial poshtë përbri rrugës nacionale…”, shprehet Mirela, zonja e eko-buktinës.
shtëpisë, teksa tregon mbi eksperiancat dhe dëshmitë e gjetura gjatë guidave shoqëruese që zhvillon me pelegrinët turistë, ngjitjeve në mal.
Ambasadori dhe grupi që i shoqëronte u njoh me gjurmët e memorialit të “Lupo Di Toscana”, si dhe me ish-repartet ushtarake të Mezhgoranit.
Gjatë qëndrimit të Tepelenë Ambasadori Cutillo bëri edhe një ndalesë në ish-garnizonin ushtarak të Tepelenës, i njohur tashmë si “Kampi i Përqëndrimit” në periudhën e komunizmit. Ndërtimi i këtyre garnizoneve përkon me periudhën e Mbretit Zog, dhënë më konçesion në atë periudhë tek qeveria italiane, e cila gjatë pushtimit i përdori si vend rezervimi për armët dhe municionet luftarake.
ëdhënësi i Bashkisë së Tepelenës, Aleksandër Toti e njohu trupin diplomatik italian edhe me disa pjesë të historisë së periudhës së komunizmit në Shqipëri dhe nismën e ndërrmarë nga qeveria shqiptare nëpërmjet Autoritetit të Dosjeve të ish- Sigurimit për ruajtjen e memories historike nëpërmjet dëshmive dhe ngritjen në këto gazerma të një muzeu përm persekucionin komunist.
Mos u habisni nga nje fshat i humbur per te bere reklame truristike,por hajdeni ne Yzberisht (KMY) ku do mahniteni me kete qyteze fantazem prej 50 mije banoresh,qe jane trajtuar si qytetare te kategorise se trete nga kryebashkiaku Veliaj!
Nje qyteze,3 km nga zyra e kryebashkiakut,qe nuk ka asnje cerdhe,kopesht,lulishte,shkolle,kend lojrash,rruge te shtruara, etj,mbushur me plehra dhe qen rrugace.
Vazhdo te mos i botosh komentet ku kritikohet kryebashkiaku!
Te ti ndoshta është drekë
tek unë, është mëngjes
vërejtja është me vend
ndaj “Shvejk” të përshëndes!
***
Shvejku, po te mos paguajne ata kafshet aty taksa, te ndertojne pa leje, dhjesin mbi tubat e ujit te pijshem dhe krekosen si kokoshi mbi plehun duke marre makina cdo familje, mire t’u behet. Ku ishe ti Shvejku kur u krijuan keto zona? Apo te ka ardhe ne maje te hundes era e mutit tani dhe kerkon qyteterim? Mire t’ju behet!
Te lumte Mero. Promovoje vendlindjen. Mos u merr me qelbesira. Reklama u duhet njerzeve te thjeshte dhe punetor jo hajduteve.
Ore Mero je bere si Ali Bej Kelcyra more mik,e bere Peshtanin me ure mbi Vjose,tani dhe muze historik te luftes Italo-Greke,bej dhe nje resorant “Bio” dhe na bej nje ftese…..
Nuk Po i ze me emer , se i bie ti japesh pergjigje çdo njerit qe takon rruges . Po per disa qe Shqiperine e njohin nga Skenderbeu deri ne Yzberish . Po te hapni Pak librat nuk do benit keq . Ne fund te fundit zgjeron Pak horizontin . Nuk ngelesh me kapistalle . Per dijeni te atyre qe ironizojne e qe s’dine te lishim dy fjale . Aty Ku bie Peshtani , Lekli , Meshgorani , aty Ku rreshket vjosa dhe drinosi , jetojne njerez te urte e punetore . Nga ky pellg Kane dale koka te ndritura te historise sone . Tani une nuk dua te bej gare apo te fyej kend . Por nuk me thote ndonjeri , çfare ka nxjerr Yzberishi . Bathorja , apo Ndroqi . Tani keta peshtanaket si popull me kulture , Jane mbledhur si komunitet dhe Kane gjetur keto zgjidhje . Pa ngritur duart dhe b*** perpjete per te kerkuar bereqet . Nuk Kane pritur vitin 2333 qe qeveria te beje diçka per ata . Ne Yzberish perveçse Jane fare pa kulture , ndosin , zihen , grihen , Po nuk heq njeri plerat para shtepise se tij . Presin lalin tu a heqe ai . Ore , bashkia do beje punen se per ate paguhet . Po ti o Shqiptar nuk paguhesh per te fluturuar qeset me mbeturina nga dritarja . Po ky pra eshte ndryshimi . Prandaj edhe e perdorim ate shprehjen metamorfoze , “shpellaret” .