The Guardian: Vuçiç gati të pranojë Pavarësinë e Kosovës, por...

26 Prill 2018, 16:31Rajoni TEMA

Tani është mundësia për marrëveshjen e Kosovës, por me çfarë kostoje?!

“Aleksandar Vuçiç, – shkruan “The Guardian”, – do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës nëse Serbia merr diçka konkrete në këmbim”.

Artikulli nis me një retrospektikë: kthimin pas në Serbinë e vitit 1999. Kur vendi u bombardua nga NATO, Vuçiç ishte ministër i Informacionit dhe ndihmonte zbatimin e rregullave të forta të censurës për kreun e atëhershëm të shtetit, Slobodan Millosheviç.

“Gati dy dekada më vonë, – thekson e përditshmja prestigjioze, – ky njeri është vet president i Serbisë”.

Nën pretendimin se i ka hedhur pas krahëve shumë prej ish-pikëpamjeve të tij nacionaliste, e duke refuzuar akuzat e autoritarizmit, tani shihet nga komuniteti ndërkombëtar si udhëheqësi që mund të firmosë marrëveshjen e pajtimit me Kosovën.

Në intervistën e dhënë këtë javë në Beograd për gazetën britanike, Vuçiç shprehej se beson në çeljen e një dritareje të shkurtër prej 6 muajsh apo një viti, në të cilën mund të arrihet nënshkrimi i ujdisë.

“Jemi të gatshëm të diskutojme çdo çështje të mundshme. Jemi të gatshëm të marrim në konsideratë çdo propozim që nënkupton një zgjidhje kompromisi”, janë fjalët e tij, “nëse Serbisë i ofrohet diçka në këmbim”.

Por janë ende 5 vende europiane që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, kjo më së shumti për shkak se druhen që një lëvizje e tillë mund të krijojë precedentë të rrezikshme për vet konfliktet e tyre territoriale.

Brukseli shpreson që marrëveshja të mund të vuloset, në mënyrë që Kosovës t’i hapet rruga e një vendi në OKB, e të dy shtetet të nisin ecjen e tyre drejt bllokut.

Vuçiç iu është përgjigjur pritshmërive të tilla, por kërkon një paketë përfitimesh për Serbinë, ndërsa muajt e fundit i ka kaluar nëpër takime me udhëheqës perëndimorë, duke u përpjekur t’i bindë ata se duhet të ofrojnë një zgjidhje kompromisi që sjell përfitime konkrete për Serbinë, në vend që thjesht të pranojë në heshtje faktet në terren.(tch)

9 komente në “The Guardian: Vuçiç gati të pranojë Pavarësinë e Kosovës, por…”

  1. Timi says:

    E thotë haptas, dua veriun në shkëmbim të pavarësisë. Pa Preshevë kuptohet. Pasi nuk pranohet në Bruksel ndryshimi i kufijve do marr autonomi që pas 10 viteve të shpallin Republik si në Bosnjë. Qeveria e Kosovës debile flen gjumë dhe gënjen për liberalizimin e vizave. Turp. Gjithmonë shqiptarët të papërgatitur gjatë gjithë historisë.

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Jo te papregatitur gjate gjithe historise por tradhetare me besim te plote per cka vendosnin te benin ………….prandaj thosh Faik Konica : Shqiptaret jane te keqinjte e vetes se tyre ………..Ne si komb kot akuzojme te huajt perendimore ne shekuj , asnje nuk na e ka patur fajin , “ata” gjithmone bejne sic gjejne , dhe tani ne ditet tona , jo te shikojme te mbledhim copezat nga coptimetdhe lufterat , por ziemi si cakenjte si jashte ashtu dhe brenda shqiperise ………..tung

  2. Iliria e bashkuar says:

    Jo ndarje dhe asnje te drejte me shume serbve nga c’eshte ne Europe.

  3. Baliu says:

    Serbise diqka ne kembim perveq tjerash don te thot kthimi i garantuar i Kosoves nen Serbi mbas nje periudhe te caktuar kohore, ndoshta mbas 30 vitesh, diqka ngjashem me kthimin e Hong Kong-ut nen Kinen.

  4. USA says:

    Kosova nuk i fiton te drejtat deri si te hjeke Callmat , hane buken duan mbrojtjen e perendimit dhe bejne duvane e hezbullahut

  5. une nuk e besoj dhe jame shume pesimist,se nojf mire politikat e ambicjet serbe,dhe kane mercenaret e tyre si fatos ljuboviçi.

  6. une nuk e besoj dhe jame shume pesimist,se nojf mire politikat e ambicjet serbe,dhe kane mercenaret e tyre si fatos ljuboviçi.
    psh.edhe ta njoft serbia,greqia dhe spanja nuk na njef.
    sot ma shume se kurre nuk jane perkushtuar shtetet anti turko-islamit ne evrope.
    sa her e ka njofte serbia kosoven sipas tv e gazeteve turke te kosoves.

    1. Shqiponja says:

      Degjo ketu gjeo- analisti – zvicer, keto dy shtete qe permende , Spanja dhe Greqia nuk kane asnje problem midis tyre dhe Kosoves qe mos te te njofin , por kane problemet e tyre te brendeshme , me hollesisht, nese Spanja njef Kosoven , atahere brenda saj sic eshte Krahina e Katalunjes eshte gati dhe i thote qeverise qendrore : kur ti njef Kosoven , me te njejtin preteks na njif dhe ne ,kerkon prej vitesh panvaresine nga qeveria qendrore e Madridit , po ashtu dhe Vasket , dhe tema mer lermasa orteku si puna e pulovres qe po shthur nuk behet me , iken e tera , e njeta gje dhe Greqia , dhe Greqia ne verilindje ka probleme me krahinen e Thrakes , qe kerkon nje fare autonomie qe ne nje te ardhme te bashkohet me Turqine , pra keto dy shtete kane probleme me krahinat e tyre , dhe kete nuk e nxjer nga mendja , por e kane sqaruar qeverine e Kosoves …..e ardhmja ndoshta ……….tung

  7. Iliria e bashkuar says:

    Nese serbet dhe Europa duan ndarjen e Kosoves athere Shqiperia te bashkohet me Kosoven. Dhe ne djall kush tallet me Iliret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje