Adriatik Llalla më 16 maj do të japë llogari për pasurinë, ja me kë do përballet

27 Prill 2018, 16:59Politika TEMA

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla duhet të paraqitet më 16 maj para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ku duhet të justifikojë pasurinë e tij.

Kjo gjë bëhet e ditur nga një njoftim i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Njoftimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bazuar në nenin 65, pika 1 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” njofton subjektet e procesit si dhe të gjithë personat e interesuar, se ditën e Mërkurë, në datën 16.05.2018, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja Nr.1/2018(JR), datë 27.03.2018, për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit Nr.2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Zotin Adriatik Llalla.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr.6, Tiranë.

Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues i Trupit Gjykues   Sokol Çomo

Relator i Çështjes                          Luan Daci

Anëtar                                            Albana Shtylla

Anëtar                                            Ardian Hajdari

Anëtar                                             Ina Rama

Kjo shpallje bëhet të paktën 15 ditë para datës së gjykimit, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ky njoftim bëhet gjithashtu në faqen e internetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si dhe në faqen e internetit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe, me njoftim individual në të dhënat elektronike të kontaktit të subjektit të rivlerësimit Zotit Adriatik Llalla të deklaruara në Komisionine Pavarur të Kualifikimit si dhe të dhënat elektronike të Institucionit të Komisionerëve Publikë.(TemA)

15 komente në “Adriatik Llalla më 16 maj do të japë llogari për pasurinë, ja me kë do përballet”

  1. luli says:

    Me mire do ishte ta fillonin nga lart poshte por megjithate bismilah.Uroj sekuestrimin e gjithe pasurise dhe e lini epileptikun te kullose.Harroi fshatari Llalle se nga ka ardhur dhe dihet se ku do te shkoje. Lutemi gazetes mos e vini me foton e ketij gjytyrymi se na tremben kalamajte.Degjova nje komshi qe po ushqente femijen dhe po bente naze dhe mamaja i tha haje se te Ha Llalla.

  2. Shqiptari nga Kosova says:

    Skeni pare gje akoma

  3. Hasan Halilaj says:

    Të nderuar lexues të Temës . Këtë superhajdut dhe supertëkoruptuar me dëftesë fallco të shkollës së mesme ,vegël të Berishës dhe Metës do e gjykoj ky jurist i plepave Luan Daci i cili një.zot e di si hariti që ky plepist fanatik i Berishës që hariti deri aty sa ti vinte zjarrin Kryeministrisë në Shtator 1998 foton e të cilit e ka botuar dhe Tema dhe gazetat e tjera.,ky bashkëpuntor i Sh.I.k i Gazidedës ,organizator i grevës së juristëve të plepave kundër testimit të gjyqtarëve ,grevë të cilën e organizoi me Gjin Gjonin me porosi të Berishës i cili e shpërbleu dhe me pazar me PS e vuri në.Kolegjin e Apelimit duke mashtruar me CV e tij ,tani do gjykojë Llallën ,kulmi o popull.

  4. shqip says:

    Shpresojme mos paraqese raport mjeksor . Nje kjo . Dhe e dyta , jam Pak skeptik me trupen e zgjedhur per kete çeshtje . Jane emra te njohur te sistemit , qe Kane bere nje vrime ne uje para vetingut . Tani , ky Palla duhet te paraqitet vete , apo do çoje avokatin ? Qe si gjithmone eshte ai barkderri Gjokutaj , qe merr persiper keta milioneret . Dhe e fundit . Si i behet kur subjekti nuk paraqitet nje , dy , shtate Here ? Do vazhdoje me shtyrje seancash pa mbarim , si ne rastet e Gerdecit , D.Dajtit , etj ? Apo do i kerkohet ekstradim.nga Gjermania , gjithnje Nese eshte akoma atje . Sa per kujtese te pusht-tetareve qe duan te fusin vendin ne Europe . Rasti i Kroacise eshte simetrik . Ata e arrestuan Satander-in jashte kufijve shterore . Me korrigjoni Nese ka pasaktesi ,( memorie ) . Jo se tani duhet te filloje gjuetia e shtrigave . Por Duke e pare ne rrafshin e pastrimit te sistemit , rasti i Llalles do te mund te rrezoje gjithe piramiden . Deshmite e tija mund te bejne kthesen epokale . Nga zyra e tij ka kaluar i gjithe zinxhiri kriminal shteteror . Nese ai bashkpunon me Klp dhe bkh , Po ti shtosh ketu edhe dshmite voluminoze te I Haxhise , e te ekspertit te Cez-it , ve bast qe koha per tu bere anetare te BE , do pergjysmohet . Ne mund te behemi vendi i pare ne Europe , qe mund te kerkoje gjykimin e udheheqjes shqiptare nga GjN e Hages .

  5. IVONI says:

    MBI LLALLEN JANE TE TJERET , JANE PESHQIT E VERTETE , TE MEDHENJ SA S`KA ME ..! ATA JANE TE PA DENJET , TE PA MORALSHMIT , ATA QE E BEJNE JETEN PA KUPTIM , PASI E TILLE ESHTE AJO VERTET PA SHTET ..!.. NUK DUA TE PERMEND THENIET E TE MADHERISHMIT SHEKSPIR PER “NJEREZIT E PARASE ” PASI I KAM PERMENDUR DISA HERE ..! LUMTURI E VERTETE ESHTE KUR E SHEH VENDIN ME EKONOMI TE MIRE , ME DREJTESI TE VERTETE , ME REND TE QETE , PA KRIMINELE TE “TIPIT EKONOMIK ” ! SA MIRE ESHTE KUR ECEN ME NJE HAP , SI I GJITHE POPULLI , KUR NDJEHESH KRENAR KUR E MENDON SE KUSH JE ..! KJO TE ZBUKURON JETEN , TE JEP KENAQESI , DESHIRE QE TE JETOSH ..! ,, POR NE ASNJE MENYRE SHFRYTEZIMI I NJE POSTI PER QELLIME TE FELLIQURA EKONOMIKE ..! …PARANE JASHTE DJERSES NUK DUHET TA PRANOJE SHPIRTI I ATIJ QE E MENDON SE JETA ESHTE E SHKURTER DHE GABIMET NUK NDREQEN KUR TE SHKOSH NE PERJETESI ME TURP ..!

  6. sapa says:

    Merrni brisqe rroje me vete.Tjeter skeni cfare ti beni.

  7. Shqiponja says:

    Si shume e perkedhelin kete sharlatanin , ne vende te tjera te civilizuara , atje ku pikerisht respektohet ne maksimum tatimi i qytetarit do ta kishin rasur brenda me kohe , ketu , akoma gam gam gam , shikoni kur te kerkoje dhe ky demshperblim si Fullani , e pidh te semes , presim te na futin ne EU , thosh mire Faik Konica : Shqiptaret , te keqinjte e vetes se tyre ………Nje gje eshte me se e sigyrt , ketij do ti ruajn koqet , qe dinak katundari i Gramshit , pasi e bene kryeprokuror dhe pasi e dinte se cdo vidhte , dhe se cbene politikanet gjate gjithe ketyre viteve , bleu nje aparat pergjimi dhe i ka regjistruar te gjithe pa perjashtim , ua di kleckat , papastertite te gjitheve , perndryshe nuk shpjegohet kaq shume zvaritje ………..

  8. Sinan Liku says:

    Llallen do e gjykoka Luan Daci ,idhetar i Berishes i cili e beri gjyqtar i plepave,me urdher te Saliut se bashku me GJin Gjonin organizoi greven e urise se gjyqtareve te plepave per ti shpetuar testimit qe organizoi Min e Drejtesise.Ne shtator 1998 i vuri zjarrin kryeministrise ku ka dale me foto dhe nga shtypi i shkruar dhe nga gazeta Tema .I shpetoi denimit nga amnistia e Fatos Nanos.Aq i zellshem per Berishen eshte ky njeri ku ai e beri nenkryetar te Gjykates se Tiranes,kjo dhe per bashkepunimin e tij me S.I.K e Gazidedes.Gjate punes si avokat ka qene sekser dhe spiun i Berishes per te ruajtur kontrollin e Drejtesise .ME urdher personal te Berishes per te ruajtur garden e tij te gjyqtarve dhe prokuroreve ne sistemin e koruptuar Berisha arriti dhe si pasoje pazarrit me maxhorancen e futi ne Kolegjin e Apelimit me nje qellim ,te ruaje gjyqtaret dhe prokuroret dhe ti sherbeje Berishes ,tani do gjykoje LLallen .Bejeni vete gjykimin o popull dhe lexues i Temes

    1. Shigjeta says:

      Mos na e thuaj ne z. Sinan Liku , por thuaja Rames qe genjen dynjane ne Europe se ketu behet hataja dhe se vettingu funksionon perfekt . Pastaj ua ka fajin deputeti konservator gjerman , qe e shikon me skeptizem fillimin e negociatave me Shqiperine . Keta jane njesoj , si i thone asaj fjales se urte popullore : koraku nuk ja nxjere kurre syte korakut , keta jo vetem qe nuk do ta denojne Llallen , por do ti japin dhe demshperblim ,se e moren neper kembe , dhe do ti japin nje demshperblim te majme , si Fullanit , ku eshte perfundimi ?? Nje vrime ne uje , ndertoi Vjeri i Lulit ne buze te detit , erdhi Rama ne fuqi , beri luanin , trembi dynjane , dhe perfundimi ??? Paguan fukarai 13 milon euro , ke ?? Dobiclleqet e Lulit , dhe kolpot e Rames , zoti Sinan , jane te gjithe ne kolpo , ngrene dolli , per te tallurin , fukarane , u shesin shpresa te genjeshtra , u rembejne voten me bla bla bla dhe injoranti i voton , dhe pastaj prap nga fillim , e gjitha eshte nje cikel qe rutullohet dhe ne mes fukarai , injoranti , i talluri qe voton keta te poshterit , keta ndyresirat , nuk do gjesh ne asnje cep te botes te tille politikane , hajdute , kriminela tradhetare , mashtrusa ………..

  9. jorgo says:

    ….TE IKESH NATEN, thot populli .. .. . hajduti do te gjykoj hajdutin ..

  10. Agim says:

    Spiyni gazidetes, daci , don me bo gjytarin relatues për dhellë,Te dhjefsha reformen !

  11. Koba says:

    Eshte e vertete Z.Sinan .Luan Daci eshte Kontigjent i Sali Kriminelit .Po ma merr mendja nuk ka nga LUAN Sumen.

  12. TOMORI SHBA says:

    Duke par njoftimin per gjyqin e keti ambomeni, qe drejtesia e beri miljoner, nga plepist ne kryeprokuror, duhet te gjukohet dhe ndeshkohet, per pislleqet qe ka ber,ne interes te shtimit te pasuris familjare.
    Ajo qe sme hiqet nga mend , esht, deklarata e Zotit Ilir Meta, qe deklaaronte publikisht. Se , ; Siqet nga drejtesia A. LLalla dhe Zganjori, sepse jan persona me integritet, pervoi te gjat dhe te suksesshem; Arsyeja, pse Ilir Meta mbronte dy drejtusit kryesor te drejtesis, dihet. Me pas ta mbronin , ata, Ilir Meten nga pislleqet qe ka ber, derisa edhe ky, esht pasuruar aq shum sa, cuditen shqiptaret, kur degjojn pasurit e Metes qe jep PORTALI, ne Ju toob, cdo dit. per Ilirin dhe familjen e tij.
    Nuk e di se cmendon tani, qe. mbi LLallen, rendojn disa dhjetra akuza, per indiferentizem, paaftesi, moshapje te dosjeve te politikaneve, vjedhjeve, mashtrimeve, abuzimeve me djeta jasht vendit, si vete edhe me drejtoreshen ……… Mos deklarim dhe fshehje te pasuris etj. Ja, cfar mostre ka patur vendi yne ne krye te akuzes. Hetim, ndeshkim konfiksim te pasuris. Keshtu vihet ne vend abuzimi me detyren e shtetit., daj kujdo pushteari.

  13. lora says:

    PERSHENDETJE! NE SHQIPERI KA NDODHURE MREKULLIJA KU JURISTAT E DALE NGA PUSHI 6 MUJORE I PLEPAVE DISA EDHE PAARSIMIN E MESEM U BENE TE FAMSHEM SE JU FUTEN ME KOKE KORRUPSIONIT. tANI ATA BEJEN KARSHILLEK DHE KANE BLERE TROJE? SHTEPI? VILA DHE JETOJNE SI SHEIK SEPSE ISHIN NE MINIEREN E KORRUPSIONIT.LE TE SHIKOJME SE CFARE DO TE NDODHE ME KETA PROKURORE E GJYQTARE QE KANE PIRE GJAK PER 25 VJET hOSANA;;;;;;;;

  14. lora says:

    Adriatik LlALLA KA PROBLEME SERIOZE JO VETEM ME DEKLARATEN E PASURISE POR EDHE ME ORGANIZIMIN? DREJTIMIN E INSPEKTORATIT TE DEKLARIMIT TE PASURISE DHE TE prokurorit te pergjithshem. nje kryeprokuror sa harbut edhe hajdut, sa i paditur edhe nje shejtan budallah pa shkolle te mesme.Nje fallsifikator dhe njeri i korruptuar qe shfrytezoje pozicionin ne krye te prokurorise se pergjithshme. ADRIATIKU U ZHYTE ME KOKE NE KORRUPSION DHE NE MARDHENJE TE PISTA ME SHUME INDIVID ME PRECEDENT PENALE E KORRUPTIV;PERVEC KONTROLLIT TE PASURISE AI DUHET TE PERGJIGJET QE NUK BERI ASGJE SA ISHTE DREJTUES I INSPEKTORATIT TE DEKLARIMIT TE PASURISE PO ASHTU EDHE SI PROKURORE;U dallua si mjeshter per te bere presione eshantazh edhe duke marre rryshfet.Te pergjigjet SEPSE KA SHFRYTEZUAR E SHPERDORUR DETYREN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje