Bregu tregon telefonatën që mori nga PD: Ishte thjesht “më ka çu nana me la gojën”, edhe ftesat e dasmave nuk bëhen të tilla

27 Prill 2018, 12:53Politika TEMA

Ish deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu thotë se ka marrë një telefonatë për të marrë pjesë në Kuvendin e PD që sipas saj ishte thjesht “me ka çu nana me la gojën”.

Teksa ishte e ftuar dje në studion e “Mbrëmje në ABC News” me Mirela Milorin, Bregu  nuk i kurseu ironinë për këtë telefonatë duke thënë se edhe ftesat e dasmave nuk bëhen të tilla, janë më zyrtare.

Më tej Bregu iu është përgjigjur zërave kundër këtij emërimi në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, duke thënë se nuk shqetësohet aspak nga komentet, sulmet apo thashethemet.

 “Kam marrë dje një telefonatë, pasdite nga ora 18:00 nga një vajzë e organizimit në PD, e cila mesa duket e kishte listën e gjatë për të ftuar dhe foli aq shpejt!

Thashë ok, faleminderit e kaq.

Edhe ftesat e dasmave nuk bëhen të tilla, janë më zyrtare.

Është fiks, më ka çu nana me la gojën, nuk di nëse mua më kanë ftuar për të qënë në lozhë me ambasadoren kineze.

Unë nuk pres ndonjë gjë serioze ditën e diele, ashtu si nuk pres që nëse nuk ka analizë të gjëndjes së PD, të humbjes më të madhe, të faktit se pse sot e kësaj dite ende nuk shton dot votuesit, tha Bregu. (TemA)

1 komente në “Bregu tregon telefonatën që mori nga PD: Ishte thjesht “më ka çu nana me la gojën”, edhe ftesat e dasmave nuk bëhen të tilla”

  1. Rrumpalla says:

    Po nuk i shton dotë votuesit moj Majlinda sepse e para lulushi është totalisht i pa aftë dhe e dyta se krimineli sali (që ka në sirtar dhe dosjen tënde, dhe ty nuk ta mban të thuash të vërtetën, që lulushi është lodër dhe kobure në dorën e salës) nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet, por i ka vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje