Bruksel/ Bushati takon Mike Pompeo, Sekretarin e ri të Shtetit zgjedhur 24 orë më parë: Bisedë interesante, e urova

27 Prill 2018, 12:28Politika TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati takon Sekretarin Amerikan te Shtetit të sapozgjedhur Mike Pompeo në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Në një foto të shpërndarë në rrjetin social Instagram, ministri Bushati thekson se i ka uruar suksese në detyrën e re.

“Një bisedë interesante me Mike Pompeo në ministerialin e jashtëm të NATO-s. I urova fat dhe suksese në detyrën e tij të re”, shprehet Ministri Bushati.

Mike Pompeo është Sekretari i ri i Shtetit i konfirmuar nga Senati Amerikan vetëm 24 orë më parë dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Brukselit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje