Sekretari i PD-së: Krichbaum është më i fuqishëm se Merkel, Rama do ketë telashe

27 Prill 2018, 11:19Politika TEMA

Sekretari për të përndjekurit politikë në PD, Tomor Alizoti, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Berlin dhe skepticizmin e deputetit gjerman Gunther Krichbaum.

Ai u shpreh se komunikimi politik i kryeministrit është i papranueshëm, pasi nuk mund të akuzohet deputeti gjerman që është pro Shqipërisë apo jo.

“Formate të tilla janë të papranueshme. Krichbaum thotë saktësisht që hapja e negociatave është e parakohshme. Sjellja e Ramës është arrogante. Nuk mund ta akuzosh deputetin gjerman në lidhje me rusët.

BE është një grupim me vlera dhe ne akoma nuk kemi vlera që t’i bashkohemi BE-së. Unë mendoj se Rama e ka ndërtuar karrierën politike duke qenë showman.

Një lider i mirë është ai që ka një staf të mirë, duhet të këtë ekspertë të mirë, jo të flasë në çdo hapësirë në televizion për çdo gjë. Ai, duke bërë rolin si show man në Shqipëri, ka funksionuar.

Ky është aseti i vetëm politik i Ramës, shfaqja. Por kur shkon në Gjermani, nuk mund t’i habisësh me këto gjëra. Duan komunikim politik, nuk mundet me një formë harbutërie të imponohesh. Kjo nuk duhet të ndodhë, gjithë investimi i kryeministrit është viziv, është më bojërat. Që ne të jemi pjesë e BE-së, ne duhet të ecim me hapa të mëdha”.

Gunther Krichbaum ka të drejtën e tij si ekspert, dhe në Gjermani ai është më i fuqishëm se Merkel, nuk i ndërhyn dot në procesin e tij, ai bën raportin.

Krichbaum është në Bundestag, personi të cilit i është ngarkuar përgjegjësia në Komisionin për Zgjerimin e BE-së.

Ai është një njeri i që i përket pjesës konservatore dhe është i mendimit se zgjerimi i BE-së e lodh BE-në.

Nuk mund të akuzosh Krichbaum për sllav. Në këtë sens nuk bën as sens as historik as konceptual,” u shpreh Alizot për Fax News.

10 komente në “Sekretari i PD-së: Krichbaum është më i fuqishëm se Merkel, Rama do ketë telashe”

  1. Tony uk says:

    Qarte dhe sakte Miku Pd nuk do shqiperine ne europe.
    Shikoni ju o qorra qe votoni Pd se cfare partie perkrahni.

  2. bacciamo le mani says:

    Si mund te jen kaq te poshter dhe kaq antishqiptar njerez te till qe per icik kapital politik shesin dhe nenen e tyre e jo me Shqiperin. Po kujt i plasi bytha per Ramen. Ketu po diskutohet per fatin e Shqiperis o derdimena. Si mund te ket shqiptar qe te gezohet me moshapjen e negociatave. nuk eshte e mundur te rrjedh gjak shqiptari ne venat e tyre. Kur behet fjal per progresin e Shqiperis nuk duhet te ket ndasi politike (si cdo vend tjeter normal ne bot) po ne qekemi e keqja e vetes ton. keta provincial te prapambetur, inacor e dritshkurter duhet te shporren nga skena politike dhe te gjejn nje shtet qe te ndihen me mir (Serbin a Greqin) pasi nuk jan shqiptar. Te ishte per ate pun as rumunet e as bullgaret nuk ishin per BE por ja qe jan e kan perfituar miliarda dollar per vendet e tyre nga fondi i BE. SHQIPE DUAJE VENDIN TEND DHE MOS LEJO TE BEHESH LESHKO E POLITIKES ORDINERE E HALABAKE AKTUALE SHQIPTARE. HAPJA E NEGOCIATAVE ESHTE VETEM NE INTERES TE POPULLIT.

  3. Haka Tekizoti says:

    Sa thellë e paska njohjen ky politikan kal-ibri!!!

  4. Dinamovit says:

    Ahaha eshte njesoj te thuash Paloka eshte me i forte se Berisha,ik o budall ?

  5. Agim Anastasi says:

    Kam plot 28 vjet qe jetoi ketu ne gjermani dhe e ndjek jeten politike ne cdo minute e jo dite. Zotin Krichbaum po e degjoi per here te pare te flase e jo me te jete me i rendesishem.

  6. Shqiponja says:

    O Tomor , o lamash , me keto deklaratat e tua nuk tremb as pulat e lagjes , dhe jo Ramen .Mos e trego veten injorant , mund te jete i fuqishem , por kur vjen puna tek politika e jashtme , dhe mardheniet e tyre me jashte ata jane ne nje vije te drjtperdrejte , keto jane karakteristikat e shteteve te fuqishme , si USA, GJERMANIA , FRANCA , ANGLIA …………e keshtu me radhe , sigurisht qe ne kete botkuptim nuk futeni ju qente e PD -se , qe ne kundershtim me interesin e kombit Shqiptar beni ceshte e mundur te pengoni te ardhmen e nje kombi te tere , per pak interesa personale , pisa politikane dhe te nje nivelit te ulet …..

  7. , says:

    bjeri shkurt mik i saliut dhe bashes .miqesia juaj qendron tek mbetjet toksike industriale,qe sollet ne shqiperi ne kohen e qeverisies se pd .dhe jo tek aroganca e kryeministrt aktual i votuar nga shumica e shqiptareve,dhe do ta votojme perseri do apo sdo zoterote.

  8. shushica says:

    Gjysherit ,baballaret dhe niperit ,gjithmone ne nje rruge ecin ,gjithmone antishqiptare deri ne qelizen e fundit .Shiko mbiemrin dhe kupto se cfare kategorie shoqerore perfaqson .Te peret e tyre deri oren e fundit luftonin krah nazisteve ,edhe kur aviacioni angloamerikan bombardonte ne mbeshtetje te forcave partizane per çlirimin e Tiranes.Edhe ne vendet lindore kishte lufte te forte politike ,por ne momentet vendimtare per hyrjen ne BE te gjitha partite bene nje bllok te perbashket .Ndersa kafshet politike te zooparkut te Berishes mbeten gjithmone te zinj neperka plot helm .

  9. QIRO says:

    JEMI TE HABITUR NGA TE TILLA VLEREIME, PASI HAPJA E NEGOCITAVE NUK I SHERBEN AS RAMES AS BASHES, POR POPULLIT SHQIPTAR, NESE ESHTE E NEVOSHME TE BEHEN NDRYSHIME, APO RISTRUKTURIME NE FAVOR TE REFORMA DHE QASJES PER TE HYRE NE EVROPEN E BASHKUAR, ATO TE BEHEN ME KONSESUS POLITIK, PASI, ESHTE E PAMUNDUR QE POPULLI TE SHPREHET, POPULLI SHPREJHET VETEM NJE HERE NE 4 VJET. ASKUSH NUK MUND TE MBAJE PENG SHIQIPERINE DHE SHQIPTARET TE JENE PJESE E EVROPES, PASI JEMI DHE DO TE JEMI PJESE E SAJ DHE ME VLERA PER EVROPEN DHE ME GJERE. VETEM ATA QE E DUA SHQIPERINE NJE PARAJSE FISKALE, DROGE DHE KORRUPSIONI FLASIN NE KETE MENYRE. CDOKUSH NGA NE DUHET TE JAPE KONTRIBUT PER TE ARRITUR QYTETERIMIN, E JO TE KTHEHEMI NE OBSKURATNTIZMIN MESJETAR PER HIR TE INTERESAVE TE MIRFILLTA PERSONALE PER TI SHPETUAR GJYKIMIT NGA DREJTESIA.

  10. Johani says:

    Eshte e quditshme se si gati te gjithe ne PD fluturojne nga gezimi kur dikush nga europa sulmon Ramen apo edhe shqiperine,me kujtohet rasti i kombetares shqiptare ne beligrad kur huliganet sulmuan ekipin tone kombetar edhe ateher PD,vete sali berisha e lul basha dolen ne tv sulmuan ekipin dhe deklaruan se vllau i Rames Olsi e ka bere kete vetem per ti provokuar “miqt tane serb”,te nesermen doli edhe mbesa malltezi duke share e fyer lojtaret dhe duke vajtuar per serbet dhe huliganet,prandaj nuk eshte qudi pse ky allizoti past faqen e zeze siq e ka edhe shpirtin po fluturon nga gezimi pse nje deputet gjerman kercenon shqiperine,nuk eshte qudi sepse po ky deputeti ishte edhe vitin e kaluar protestues ne qader,e dihet se asnje njeri me pushtet nuk vjen per te perkrahur po nuk u pagua mire,allizoti do te duhet te tregoi se sa e paguan gjermanin e trashe rus dhe ku i moren leket,besoi se ne lazarat jo se jo sepse i akne hargjuar per zgjedhje e ju lumsha shqiptareve qe kane gjetur nje metode per te fituar por qti ban qe ky biznes po vjen nje here ne kater vjet,por nejse ma mire rralle se kurre thot populli,e allizoti dhe klika e tij le ti gezohen çdo krimineli qe sulmon Ramen dhe shqiperine e mbrone lazaratin,vrasesit dhe plaqkitesit e bankave qe jane mbyllur ne kopene e quajtur PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje