Anëtari i kryesisë braktis PD-në, reagim ndaj Bashës: S’ma merrte mendja që do vinte koha për të ikur. Po vritet shpresa...

27 Prill 2018, 09:54Politika TEMA
Anëtari i kryesisë braktis PD-në, reagim ndaj Bashës:

Vijon eksodi ne PD.

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Arben Skënderi, është larguar nga kjo parti.

Ai thotë se në qeverisjen e Berishës u kthye pas 20 vitesh, me dëshirën për të kontribuuar për vendin e tij, por tani, sipas tij, të gjitha palët po vrasin shpresën.

Në qeverisjen e Berishës, u ktheva pas 20 vitesh për të kontribuar në vendin tim si dhe shumë të tjerë intelektuale…, kishte shpresë…

Nuk ma merrte mendja qe do vinte koha per të ikur serish…

Sot, të gjitha palët po vrasin shpresën, kanë groposur vendin në korrupsion, e kane kthyer Shqipërinë në një shtet delinkuent, ku politikanë milionerë në euro japin leksione varfërie e manipulojnë çdo ditë një popull të drobitur...”, shkruan me nota pesimizmi Skënderi.

Arben Skenderi mbante dhe postin e kryetarit te Departamentit të Artit dhe Kulturës në Partinë Demokratike.(TemA)

3 komente në “Anëtari i kryesisë braktis PD-në, reagim ndaj Bashës: S’ma merrte mendja që do vinte koha për të ikur. Po vritet shpresa…”

  1. kasem gahinji says:

    po mire,ndiq berishen nga pas,mbase te ndrit fati gjekundi

  2. pdisti says:

    humbje e madhe per PD hahahaha

  3. Ali Pasha Tepelenes says:

    Drogaxhiu Rama ka fat te madh qe ka keta qelbesa per opozite.

    I ka rene jackpot/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje