Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Maqedoni, ndërsa këtë mëngjes ka postuar një foto me një shqiptar të Maqedonisë nga Vardari.
Përmes një postimi në faqen e tij të Facebook, Presidenti Meta uron për një ditë të mbarë.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Bashkë me Besartin, ju urojmë nga Vardari një ditë të mbarë”- shkruan Meta në foton e publikuar në Facebook.
Afersisht dy jave me pare me 7 prill, kreu i shtetit ka qene ne Tetove, ku ka zhvilluar takime te rendesishme me perfaqesuesit fetare sjhqiptare.
“Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi të shtunën më 7 Prill 2018 u takua me Ekselencën e Tij, Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta.
Në një ambient të mrekullueshëm, ky ndërthuren rrezet e Diellit mbi sipërfaqen e bardhë të borës, në hotelin Scardus në Kodrën e Diellit në Tetovë, Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta dhe Zonja e Parë e Shqipërisë, znj. Monika Kryemadhi, u pritën sipas traditës me bukë e kripë e zemër, nga familja e Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit, ku edhe ishin mysafirë të kësaj familje…”, shkruan mes te tjerave media shqiptare ne Maqedoni.(TemA)
Nuk ka asnje problem per presidentin pasi me parate tona bredh, se mos harxhon parate e tij, por mos shkon per te mbyllur llogarite me gruevskin.
Diku e ka hallin ky hajdut qe shkon e vjen nga Maqedonia sikur te shkoje tek vila e Gjirit te Llaezit. E ka nje problem ky, por te shikojme. Ajo qe eshte e vrtete e qe nuk e luan as topi, problemi ka lidjhje me pasurine, me parate e vjedhura.