Burri vret gruan, e goditi disa herë me çekiç në kokë. Ç’ndodhi në banesë, emri i autorit...

27 Prill 2018, 08:18Kronika TEMA

Krim i rende brenda familjes ne Shkoder. Burri ka vrare bashkejetuesen e tij, duke e qelluar disa here ne koke me cekic dhe ajo ka gjetur vdekjen si pasoje e plageve.

Policia ben me dije se ne pranga eshte vene shtetasi Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Njoftimi i policise 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit:

Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

1 komente në “Burri vret gruan, e goditi disa herë me çekiç në kokë. Ç’ndodhi në banesë, emri i autorit…”

  1. Albani says:

    Gjaksor gjaknxehtesia ben gjemen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje