Bushati dhe Kotzias takohen sërish në Bruksel, gati nisja e negociatave...

27 Prill 2018, 19:02Politika TEMA

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar sërish me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Mësohet se takimi është zhvilluar në selinë e NATO-s.

Ministria e Jashtme greke konfirmoi takimin duke publikuar edhe një foto të Kotzias me Bushatin.

Për shkak të nisjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë, takimet me dy kryediplomatëve kanë qenë të shpeshta.

Pak kohë më parë Kotzias pati një vizitë në Korçë, ndërsa më pas edhe në Tiranë.

Në kohët në vijim pritet edhe një vizitë në Shqipëri e kryeministrit grek Aleksis Cipras.

2 komente në “Bushati dhe Kotzias takohen sërish në Bruksel, gati nisja e negociatave…”

  1. Albanian Great Mass Migration 2025 says:

    2025 po afron po detin me nafte shitur Greqise, si do t’ja bajme?

  2. "dhi e zhgjebosur me bishtin perpjete" says:

    Mos i shisni interesat kombetare per premtimin e hapjes se negociatave sepse greket jane te detyruar te negocjone me fqinjet per kestin e borxhit, kerkoni mediacion nga BE-ja dhe SHBA-ja-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje