Erjon Braçe revoltohet me Veliajn, pas një leje pallati: Më thuaj ku do jetojmë ne, se na morën frymën biznesmenët e deputetët ndërtues

27 Prill 2018, 19:04Sociale TEMA
Erjon Braçe revoltohet me Veliajn, pas një leje pallati: Më

Deputeti socialist Erjon Braçe, i ka kërkuar llogari kryebashkiakut Erion Veliaj, pas një leje pallati që do të ndërtohet pranë pallatit ku banon Braçe.

Ky i fundit thotë se babëzia e ndërtimeve po e bën të pabanueshëm qytetin.

Statusi i Braçes  

17 vite me pare, kur hyra ne shtepine ku jetoj, shihja lindjen e diellit, perendimin e tij, me perplasej ne fytyre flladi i veriut!

17 vite me pas, une jam ne te njejten shtepi.

Por, nuk shoh me lindjen e diellit (foto 1)-para 5 vitesh erdhi njeri qe se njoh dhe ndertoi 11 kate, ky pallati i bardhe, ngjitur me te erdhi Samiri dhe ndertoi e po vijon ta ndertoje kete kullen, ende gri;

Nuk shoh me perendimin e diellit (foto 2)-para 6 vitesh erdhi Samiri dhe ndertoi kete shemtine 22 a 23 kate;

Nuk do me perplaset me ne fytyre ne ballkonin tim, flladi i veriut.

Bashkia Tirane, ne mars paska dhene nje leje per nje perbindesh 12 kate, perballe, mu ne fytyre per mua dhe thuajse po ne surrat dhe komshive te mi!

Shoh foton e perbindeshit dhe kuptoj se, duhet te luej xhamat me boje te zeze qe te mos me shohe ai qe do banoje ne perbindeshin e ri, te mbaje mbyllur perfundimisht penxheret qe te mos me degjoj kush nga ata qe do popullojne perbindshin e ri!

Kjo eshte e ardhmja dhe sic e shihni, shtepia ime do jete e pajetueshme!

E dini pse?

Jo per arsye zhvillimi! Fare!

Prej babezise kete here te Pandi Carapulit dhe nje ish- deputeti qe e la politiken dhe i ka pare hajrin vendimeve te saj, ne favor te tij natyrisht!

Jane keta qe nuk pyesin per jeten e kujt, por per fitimet e tyre.

Jam i bindur qe bejne ate llogarine e tyre.

Meter kaq, here 2000 euro per meter, bejne kaq dhe jane mbi disa milione euro!

A eshte zhvillim ky? Kurre!

Zhvillimi ka lidhje me interesin publik, jo thjeshte e vetem me ate privat, babezine CaraMirit!

Ky qytet po ndryshon, diku nga interesi publik dhe per mire dhe, si ketu tek une, po shkaterrohet nga babezia e CaraMireve!

Ne nje rruge, sic tek kjo e imja qe po rindertohet dhe, do shkaterrohet menjehere sapo Pandi te nise te ndertoje perbindeshin e ri!

Tani kam nja dy pyetje per Lalin;

Ej, a e ke pare territorin ku ke dhene kete lejen?

A e ke pare cfare dendesie ka ketu- pallati im 13 kate, ai ne krah dyfish me i madh po 13 kate, perballe 14 kate, ai i bardhi 13, Samiri i lindjes 18, Samiri i perendimit 22, ngjitur me te 9 dhe 11 kate te tjera?

Ku do jetojme o Lal? Do thithim ajer apo aromen e njeri tjetrit?

Dhe pse, qe te fitoj Pandi ca miliona te tjera?

Kjo nuk quhet me lagje Erjon, geto pa as me te voglin diskutim!

Tani, gjeji rruge ketyre per kantierin qe junke lejuar!

Nga rruga e re keta nuk kalojne, harrojeni!

Ndryshe une i pari do kallezoj per shkaterrim prone!

Gjeji dhe orarin per te punuar!

Ndryshe und i pari do kallezoj per prishje te qetesise publike!

Se ju ke dhene leje te ndertojne 3 vite rresht!!

36 komente në “Erjon Braçe revoltohet me Veliajn, pas një leje pallati: Më thuaj ku do jetojmë ne, se na morën frymën biznesmenët e deputetët ndërtues”

  1. V.k says:

    Me pak fjale…mbaruam perfundimisht.

    1. Donald says:

      Sdq ky perlë shkrim nga ky deputet qe bën politike me celular, ulur mbi bide duke parë nga dritarja e hales në kohën e lirë kur nuk ka arbitra që tu gjuajë me çakmak, është prurje e re. Nga shkrimi kuptohet që shpresa e fundit që ky miku duhet të shterngoj është flladi I Jugut.
      P. S. Jetoj ne te njëjtin bllok po 18katsh nuk ka, po Jan ca tipa si ky që numërojnë skelat dhe jo katet e pallatit në ndërtim ?

      1. Drurrasi says:

        O plak, deri ne cfare numri di te numerosh?

    2. Tarrasi qe ta plasi says:

      Jazek ju qofte vota e popullit !
      Kur ju vjen veza ne bythe, atehere e ngrini zerin ju socialistet specialista !
      Jazek ju qofte vota e popullit !

    3. adi says:

      po ju keni 5 vjet qe ja keni mare frymen ketij populli. shtoi edhe 12 vjet pallatet e rames me trotuare nga 20 cm.
      tani u kujtove o brace ziu qe te erdhi veza ne bythe.
      po nuk ke faj as ti as timonieri as legeni i bashkise.
      fajin e ka populli leshko qe ha bar dhe m.t.

  2. Qytetari durrsak says:

    Z. Brace,
    ke shume te drejte. Edhe siv-ellai i Erjon Veliajt. kryebashkiaku i Durresit, ka ndertuar nje pallat ngjit dhe mbrapa shkolles 9-vjecare “Bedirie Bebeziqi” Durres, duke i “zene” frymen shkolles dhe pallatit ngjitur, ku tashme nuk hyn dielli per asnje ore ne dite.

  3. Evropa says:

    Po ti ne parlament je. Ndryshoje ligjin e urbanistikes dhe kaq. Mos shkruaj ne facebook se nuk ta ka fajin Lali. Ai vetem ligjin zbaton qe e ke shkruar app votuar zotrote. Mbas 27 vjetesh u zgjove nga gjumi ? Apo u zgjove tani se tu cenuan interesat vetjake?

    1. Fuat says:

      Ty Lali te ka fut me e bo kete koment? Na tregonke ti qe qenka ne Parlament… Si eshte ne parlament o qyq? Nje nga 140? ishallah te ndertojne ty ndonje kulle 3 metra larg dritares se hales… Apo te ka pa Zoti dhe ke ik jashte me kohe?

  4. tendenc e trasheguar pas ardhjes se demokracise says:

    Plotesisht e drejte dhe shume shqetesuese
    po jepen leje ndertimi teresisht pa pik studimi, po na merret fryma
    Psh, prapa bllokut NOBIS mund ta shofi kush te doje, po ndertohet nje pallat ne mes te tre pallateve, ne nje hapesire te vogel ,njelloj si masakra e pallateve prapa kinema AGIMI
    Kush i jep keto leje , kush i firmos, – a i ka idene se cfare masakre cfare kaosi po shkakton !!??

  5. Rilindesi says:

    Eh mor Brace Ziu! Prit se ske pare gje akoma. Po ngele ne fb o zoti deputet! Po lali Eri eshte histori suksesi e ti na e kritikon?! Ai nuk nderton kulla, po mbjell vetem peme.

    1. Lili says:

      Ah jo,po aq shpejt ‘mbjell” nje kulle betoni lali eri sa nje peme.
      Fotot me peme i ka per show,fotot me kulle beton jo se ia mbushin xhepin.

  6. Ilo says:

    Erion na nxore ne shteg e din ti qe ne banoreve te treni i vjeter ka 7 vite qe kur filloi odisea endertimit te bulevardit te ri i mbajme mbullur dyer dhe dritare sepse dimrit na mbyt balta dhe uji dhe ujrat e zeza se firma ndertuese e zgjedhur nga luli dhe e mbajtur nga lali shkattroi kanalet dhe kolektoret shkarkues te ujrave te zeza kurse tani veres pluhur dhe arome muti pasi firma e lalit dhe lules perton me e lagur rrugen qe kalojne makinat e renda nga kantjeri deri te vendi ku po ndertohet kemi njoftuar policine e shtetit dhe ate bashkiake qe jane te zonjat te na hedhin hekurat edhe per nje tulle qe mund te na rrezohet nga muri rrethues ndersa kjo kompania ndertuese qenka e paprekshme kazanet e plehrave u hoqen pacaka se taksat i pagujme dhe mbeturinat groposen nga fadromat qe i kane kthyer kodrat e artificiale te inerteve ne pjese landfilli lali vjen merr ca poza te bukura me ata ndertuesit plehra te bylevardit te ri na shpjegon te mirat qe do vijne pas vdekjes sone medemk per femijet tana packa se ne helmohemi cdo dite per shkak te papergjegjshmerise se strukturave te tij aq sa njeher qe erdhi ne fushaten e 2013 zonja manastirlliusi kabdidate per deputete as dy minuta nuk ndenji dot pasi e kapen te vjellatndersa ne shtyjme ditet ,me e bukura nje vendim i bashkise se lalit tani na ka bllokuar edhe legalizimin e banesave pasi e ka shpallur zonen tone “green shop” medemek zone ne zhvillim qellimi eshte i qarte qe Saimeret Carapulet Abazet e Lalit kur te negocojne me ne per ndertime te mos na llogarisin banesat por vetem pronen e si thua erjon prape lalin te votojme me gjithe keta pelivanlleqe ne kurrizin tone.

  7. Lumi says:

    Aty ku ndertohet ky pallati rruga po behet pedonale dhe ndertimi do e shkaterroje. Si eshte e mundur qe pallatet mbi 10 Kate te ndertohen kaq after njeri- tjetrit? Shumekatshat te ndertohen Jo 5 po 50 metra larg. Keshtu jepet mundesia per hapsira gjelberimi, kende lojrash, parkime etj. Erjon, votat i keni merr nismen per ndryshimin e ligjit. Ose mer nje pal dylbi e gjuaj komshiet.

  8. ERION FIKU says:

    Fol madje revoltohu sa te duash ti llafazan shkurtabiq !
    Rilindja Urbane po ecen perpara me ritme edhe me te larta.
    Une jap leje ndertimi ku dua vete dhe bej llafollogji si dua vete.
    Une dhe timonieri yne i gjate jemi te lidhur bashke si mishi me thoin.
    Tani mos me shqeteso absolutisht se jam prapa kullave duke shitur fiq.
    Ne darke mos harro te me shikosh ne televizor duke mbjelle fidane te bukur fiku.

  9. Zigur Qarri says:

    Ky eshte budalla,apo luan rrolin!
    O toç,ça lesh Pandi thua ti,fituesi me madh eshte Kopshtari Veliaj,qe ashtu si Rama
    qe merrte 20% per çdo leje,ven gjobat tija.Por,meqe Rama eshte Kryeminister dhe
    instruktori Veliajt,ai eshte i detyruar ti japi pjese Rames.Kush me shume se Veliaj
    i doli ne krah Rames per prishjen e Teatrit,per te ndertuar kulla?Gjygji madh po
    afrohet,jo vetem per Berishen,Meten dhe Ramen,por edhe per Veliajn.

  10. Përjetësisht says:

    Hë nuk të pëlqen ë…
    Po do tju zëri të gjithëve poshtë babëzia që keni , do tju shtrëngojë fytin e do tu mari frymën..deri në pikën e fundit.
    Po shumica njerëzve të thjeshtë që kanë mbi 20 e ca vjetë që ankohen për ndërtime pa rregulla e kufizime, që thithin pluhurat e kantierit Tiranë të sponsorizuar nga kolegët e tu dhe mafiozëve që i sponsorizojnë.
    Nuk ka ku të vejë më keq.
    Për këtë katrahurë ju të gjithë shkaktarët do ndëshkoheni.

  11. saliu says:

    Qe te behesh i besueshem zoti Brace, ngrije zerin edhe per raste te tjera, jo vetem kur te ngushtohet suma jote.

  12. Kellira says:

    Kemi 20 vjet qe flasim o karuc!
    Po keshtu e keni ju! Kur iu vjen zjarri tek bytha e kuptoni qe ka rene zjarr.
    Shko loz tek parku i Lali Erit tek Liqeni tani!

  13. Lali 20 %-shi says:

    Po un fiq shes ! Cfare te bej un qe ndertuesit e pallateve dhe te te gjithe tenderave te bashkise, me bejne dhurate 20 %
    UN JAM GJITHE DITEN E GJITH NATEN DUKE MBJELL PEME. POR NE DAJTE SE NE TIRANE NUK KA VEND AS PER TE MBJELLE LULE E JO ME PEME.

  14. E kam per Lali Erin natyrisht …

  15. Feniks says:

    E kam thene edhe here te tjera,qe Erion Veliaj eshte fatkeqesia e qytetareve te Tiranes!
    Nuk e krahasoj fare me Bashen,por me mashtrimet qe ai beri ne fushate para se te zgjidhej!
    Ka shkuar deri ne Irlande per t’u mburrur para europianeve se gjoja ka ndryshuar Tiranen meqenese paska ndertuar sheshin Skenderbej,Pazarin e Ri dhe Bulevardin e Ri!
    Pra ka shpenzuar 90% te buxhetit te Bashkise per 4 vjet vetem per kaq!
    Dhe nuk ka turp qe krekoset kur ka lene pa ASNJE INVESTIM MBI 80% TE TERITORIT TE BASHKISE TIRANE,SEPSE AI I QUAN RRETHINA DHE QE ANDEJ NUK SHKOJNE TURISTET!
    PRA ERION VELIAJ NUK PUNON T’UA BEJE TE MIRE JETEN BANOREVE TE TIRANES,POR MENDON PER TURISTET ME SHUME!
    Harram votat tona,Erion Veliaj!
    Keto qe ka ndertuar ky,ne Europe i ka cdo fshat malor e jo me qytet!
    Censuroje po nuk te interesoi,zoti moderator!

  16. Bledi says:

    Se keni kuptuar.
    Bracja ben gam gam te kapi ndonje dhome e guzhine la lek se te mbylli gojen.Ne katet e larta mundesisht.
    Ketu do jemi kur Bracja mos te flasi me per kete ceshtje.
    Ka ikur truri nga Shqiperia dhe prandaj tallen keta

  17. A says:

    Po pse carapulrat e mirat e marrin lejen pa votuar tek lali thua ti brace? Eshte babezia e lalit, i lexohet skuthlliku 100 km larg, edhe npm televizorit. Po ti mendon keshtu naivce se lali nuk con pjese tek gjyshi i modh? O brace, e shikon ti sa urte rrine lali, benua e kompani? Po pse mendon ti se nuk mund te beheshe edhe ti minister po te thoje si urdheron komandant? Po ty te do per sulm gjyshi i modh qe te duket se o qeveri e nershme pra. Pastaj keto shkrime, mgjths per tu vleresuar, te uroj te te shtohet oreksi per to, vetem kur prishen interesat e tua? Nese do te shkruaje te njejten gje psh per pallatin qe po i ze frymen ministres se arsimit tek shtepia e qe punohet te shtune te te diele do ta quaj qe e ke me gjithe mend dhe do te votoj heres tjeter. (Ministres ndoshta si vjen doresh te shkruaj). Tung dhe te fala lalit, benos, beqes, gjyshit te modh.
    Carapulrat jane thjesht mjete per te bere miliona keta me siper, o do e bente carapuli o do e bente nje carapul tjeter.

  18. Julian says:

    Ku i gjejnë lekët njerëzit që të paguajnë 2000 euro metri katror ? Si kanë mundësi të hanë,vishen dhe paguajnë shtëpinë ? Rrogat mesatare janë rreth 500 mijë ne muaj apo jo.

  19. pd-ps-lsi etj=mafia qe bashkpunon says:

    Katrahuri me parkingjet e e kateve perdhese te pallateve qe u shndrruan ne dyqane ku tirana u kthye ne katrahur,filloi me edvinin,plus historia e 20% -it per nje leje pallati.Nga edvini e ka mesuar stilin e pasurimit te shpejte dhe ne menyre mafioze sic dhe mafia italiane pastronte parate ne ndertim.Ai vend eshte i kapluar nga MAFIA e mirfillte dhe teper e rrezikshme qe eshte ne krye te te gjithe spektrit politik si ps,pd,lsi,pr,pdiu bashke me satelitet e tyre.Rrevolucioni popullor mund ta ktheje ate vend ne normalitet dhe mund ta zhduke me rrenje dhe dege mafian politike.

  20. AM says:

    Ca trapi. Ka fut koken ne pallat dhe ka inat qe i ndertohen te tjere rreth e rrotull. Me kete llogjike ne tirane duhet ta kishte shtepine vetem ai i pari fare. Te tjeret ne te semes. Po deshe hapesire mos bli shtepi ne krieqitet se aty grumbullohen njerez prandaj edhe jane bere kapul robt. Shko ne fshati mos bej llafe kot. Ka nevoje per apartamente prandaj ndertohet.

    1. beni says:

      Per cfare apartamentesh ka nevoje kur jane stol te pashitura mijera te tille. Apo futi edhe ti nje koment edhe hec

  21. lora says:

    PERSHENDETJE! KUDO NE BOTE BEHEN NDERTIME SHUMEKATESHE POR JO DUKE I ZENE FRYMEN TE TJEREVE;NDERTIMET SHUMEKATESHE DUHET TE BEHEN NE ZONA TE REJA DUKE MOS E PREKURE TIRANE EKZISTUESE:Keshtu veprojne te gjithe dhe specialistet e fushe duhet te nderhyjne. dHE JO ME GJEJ NJE SKUTE DHE NDERTO SHUMEKATESHE QE FLASIN QARTE PER KORRUPSION;PO TE VAZHDOHET KESHTU TIRANA DO TE BEHET QYTETI ME I NDOTURE NE EUROP; nUK ESHTE FJALA PER BRACEN POR PER KRYEQYTETIN;

  22. nardi says:

    Chihuahua nuk shikon me diellin se e rrethuan pitbullat.

  23. Lili says:

    [Ooooh,je deputete!Dergo nje ligj qe cakton distancat minimale nga nje penxhere ne tjetren,nga nje pallat ne tjetrin Do kewh gjithe firmat e qytetareve me veti..dergo nje ligj ku qytetaret te prekur munden me dhane pelqimin a jo te tyre per kete.Merr shembullin e Sviceres per keso pune…
    Tash po i sheh kullat e lalit eri?

    1. Lili, ka ligj që i pëcakton distancat Sa për ide, ligji kërkon afësisht jo më pak se 3m distancë për çdo çift katesh që janë përballë. Kështu, nëse një pallat 6 kateshështë përballë me një 12 katesh, distanca mes tyre duhet të jetë së paku 27 metra!!! (6 12=18, pra 9 çifte; 9×3=27).

  24. sapa says:

    Kur ti si i ripjedhjes shoku jot i ripjerdhjes nuk te pjerdh po te tjeret cfare mund te arrijne?kerkoni gjoja te beni shtet dhe e shkelni me te dyja kembet!Hajdute dhe sharlatane!apo e ke per te mbushur programin si lehes qe je?

  25. rrema says:

    Erion ,bjeri me grusht pallatit dhe ktheje ne germadhe.Apo se ke dhe grushtin e rrezikshem.Mjere pallati

  26. Viola says:

    Flet ky qe zaptoi AMF. Ke ftyr ti…dikush ndertimet dikush kte dikush ate. Tepsia pra.

  27. Drita says:

    Shikojeni këtë video është fantastike.

    Tirana po vritet dhe askush nuk flet për këtë.

    Keta pushtetare po e shkaterrojne perfundimisht ate.

    https://www.youtube.com/watch?v=CbghXHwpzGk&t=4s

  28. Free says:

    Lali Eri sot mbjell peme ti rrisi vleren pronave, jep leje pallatesh sic e ka tradita qe ne 90. Tipa si kta do zhvillojne qytetin??? Po duhet te jetosh ne nje qytet qe te kesh ide ta zhvillosh…kta jane te ardhur te tere dhe babzia ia ka mbuluar syte.
    Ka 20 vjet qe djelli lind ne 12.30 dhe perndon pas 1 ore per shumicen e qytetareve ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje