Përfaqësuesit e PD dhe LSI kanë braktisur sërish mbledhjen e Këshillit bashkiak të Tiranës, duke mos votuar për të disatën herë një nga vendimet më të rëndësishme, si ajo për dhënien e ndihmës ekonomike për një sërë shtresash në nevojë, përfshi familjet me pamundësi ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Vetëm pak minuta pas nisjes së mbledhjes, këshilltarët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim u larguan nga salla, duke lënë pa ndihmën mujore shumë familje të Tiranës.
Pavarësisht thirrjes së kryetarit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi për të votuar vendimet që i vijnë në ndihmë shtresave në nevojë, përfaqësuesit e opozitës janë larguar duke mos dhënë asnjë shpjegim për këtë qëndrim të tyre.
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë sot një sërë vendimesh të rëndësishme me karakter social dhe që do kenë ndikim në jetën e shumë familjeve dhe qytetarëve të Tiranës.
Kështu pritet miratimi i projektvendimit mbi dhënien e ndihmës ekonomike për 3545 familje në kryeqytet, ndërmjet të cilëve personat me statusin e jetimit, viktima të dhunës në familje, individë viktima të trafikimit apo edhe familjet me shumë fëmijë.
Një tjetër vendim i rëndësishëm është edhe ai për kompensimin e energjisë elektrike për kategoritë në nevojë. Më konkretisht individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik.
Gjithashtu Këshilli Bashkiak do të miratojë dhe fondin për pagesën që u jepet personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës në territorin e Njësive Administrative nën administrimin e Bashkisë Tiranë.
Nga neofashistet dhe bashkepuntoret e tyre keto jane te priteshme. S’ka ndonje lajm te ri. Prandaj vitin e ardhshem duhet te mos votohen nga qytetaret, te ngelen ne minorance qe qytetaret dhe qyteti te mos ngelen ne meshiren e tyre. Ashtu si parlamenti, edhe keshillat bashkiake duhet te jene shumice absolute.