Kritiku i Bashës "shpërthen" tek portali i Zenit: E ktheu PD në monokratike, ja ç’tregojnë sondazhet për demokratët....

27 Prill 2018, 19:59Politika TEMA

Portali i Zenit po behet “streha” e te gjithe kritikeve te liderit demokrat Lulzim Basha, te cilet kerkojne largimin e tij nga drejtimi i PD.

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, njëherësh anëtar i PD-së, Fabian Topollaj, ka vijuar sulmet në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha.

I ftuar në studion e lajmeve të “Syri.net”, e akuzoi Lulzim Bashën, se e ka kthyer PD-në në një persi personale dhe monokratike dhe se nuk dëshiron bashkimin e demokratëve por thjeshtë forcimin e pozitave të tij në parti.

Sipas Topollajt, me lëvizjen e fundit të bërë nga Basha në statutin e partisë, sondazhet tregojnë se demokratët po largohen nga partia.

“PD-së i munguan 230 mijë votues në 25 qershorit. Një grup shumë i madh funksionarësh kanë nënshkruar disa peticione për bashkimin e demokratëve.

Sot përgjigja e vetme që është marrë nga kreu i PD janë disa ndryshe me statut që as nuk i kërkoi askush as nuk ndryshojë asgjë. Askush prej ish-funksionarëve nuk është i bindur që kjo është prova e bashkimit. Demokratët nuk mendojnë se kjo është forma për ringritjen e PD-së. Sondazhet tregojnë se demokratët nuk po shtohen por po largohen.

Nëse Lulzim Basha do ta kishte seriozisht atë që na paraqiti si mjetin për bashkim që janë ndryshimet në statut, do të na ofronte parimin që kryetari është në funksion të partisë dhe kjo partia në favor të kryetarit.

Minimalisht ai duhet të kishte vënë në statut që kryetari jep dorëheqjen kur humb zgjedhjen. Basha thjesht po këmbëngul forcimin e pozitave të tij në PD.

E ka kthyer PD-në në pari monokratike, nuk është më parti e njerëzve, por parti që kërkon ti japë pushtet vetëm një njeriu.

Sot nuk jemi në kushte normale, sepse kryetari nuk është në funksion të partisë, por partia në funksion të kryetarit”, – deklaroi Topollaj.

4 komente në “Kritiku i Bashës “shpërthen” tek portali i Zenit: E ktheu PD në monokratike, ja ç’tregojnë sondazhet për demokratët….”

  1. Ladi says:

    “Perca e sundo”, kur e mesoi dhe Sander mafishja mos ngelte… Keta i dine njerzit budallenj dhe nuk kane faj, se Saliu hipi dhe zbriti duke i ndenjur ne kurriz ketij populli dhe vazhdon te njejten loje: me demek Luli: ky plenc i peshtre i familjes, nuk eshte me i atyre..!!?? Mjere kush i beson keta te pafytyre, mjere…

  2. Johani says:

    Kam friken se ky djali z.Topalli sdo te kete mundesi te flasi shume kunder lulit sepse tashme mziu i kamzes ka deklaruar hapur se kush e kritikon, sulmon apo e shane lul bashen do te kete pasoja,andaj duhet te kete kujdes dhe gjeja me e mire qe mund te beje ky dhe çdo kush qe ia do te miren shqiperise te ike nga aty dhe te kontribuoje qe sa me shume njerez te ikin ne menyre qe ti shpetojne kriminalizimit pasi tashme dihet se per ta marre “bekimin” e lulit duhet te deshmoi se eshte kriminel sepaku te tregoi se ka nje hektar hashash dhe nga ajo siperfaqe duhet tia “dhuron” 90% vet lulit ose te deshmoi se ka vrare sepaku tre shqiptar sepse ishin me Ramen,ndryshe i gjori Topalli e paguan si Olldashi.

  3. Azio says:

    Oriani!
    Vertete s’keni pare gje akoma.
    PD ka per t’u shkrire si krypa ne uje.
    E meriton nje gje te tille.
    Eshte kthyer ne alergji per te gjithe popullin.

  4. landi says:

    HUMBSI DUHET TE QENDROJE NE KRY TE PARTISE; KJO ESHTE AKSIOMA E BASHES; TE NA RROJ KRYETARI SEPSE AI MBAN MBI SUPE PESHEN E RENDE TE DEMOKRACISE; BASHA PRET SE DO TE FITOJ HUMBJEN DHE SA ESHTE MUNDUAR !
    KUJ TI ANKOHEMI BERISHES ?!………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje