Vrasja në Kamëz, autori pranon krimin: Unë e bëra, ja ku e kam hedhur armën

27 Prill 2018, 12:13Kronika TEMA

Një nga dy autorët e arrestuar nga policia për vrasjen e pronarit të minimarketit në Kamëz ka pranuar krimin përpara grupit hetimor, ndërsa ka rrëfyer edhe vendin ku fshehën armën tip pistoletë pas ngjarjes.

Burime për Report Tv thanë se i dyshuari ka shfaqur pendesë dhe përpara grupit hetimor është paraqitur i frikësuar dhe në lot.

Ai ka rrëfyer se kishin shkuar për të grabitur marketin por aty janë përleshur me pronarin Agim Buci, 53-vjeç.

Në këtë moment situata del jashtë kontrollit dhe një prej grabitësve qëllon për vdekje 53-vjeçarin me një plumb i cili i preku organet jetësore.

“Pistoleten e kishim për të trembur ata të dyqanit që të na jepnin lekët. Nuk donim të vrisnim asnjë njeri por patëm frike se na kapi dhe qëlluam”, ka thënë një prej autorëve të krimit para policisë.

Ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar mohon të ketë lidhje me ngjarjen, pavarësisht se provat dhe dëshmia e shokut e fundosin atë.

Pas dëshmisë së të penduarit, policia ka shkuar drejt vendit ku dyshohet se është hedhur arma e krimit, në periferi të Kamzës.

Sipas informacioneve të para personat e arrestuar për vrasjen e 53 vjerçarit janë moshave 25 dhe 28 vjeç.

5 komente në “Vrasja në Kamëz, autori pranon krimin: Unë e bëra, ja ku e kam hedhur armën”

  1. shoku says:

    Denoi me varje ( se raste te tilla do te kemi). Nuk nxeme mend kollaj ne jo,

  2. lazami says:

    Nje ngushellim per familjen dhe nje falenderim te madh per policine,e cila me profesionalizem dhe ne kohe rekord,beri zbulimin e autorve te ketij akti makaber

  3. Jimi says:

    Se mos ben publik emrat e vrasesve!? Keni hall se shkelni te drejten e autorit!?

  4. kevin says:

    Rrac e e qelbur

  5. I merzituri says:

    Me varje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje