Xhafaj, shtrëngim duarsh me Macron në Paris: Vlerësime inkurajuese

27 Prill 2018, 22:42Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka publikuar në “Twitter” një shtrëngim duarsh me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Takimi është zhvilluar pas mbylljes së Konferencës në Paris mbi luftën kundër financimeve për terrorizmit “No Money for Terror”.

“Mundësi dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që pata rastin të shkëmbeja një përshëndetje të përzemërt me Presidentin Macron. Mirënjohje zoti President për vlerësimet tuaja shumë inkurajuese!”, shkruan Xhafaj.

Xhafaj pati edhe një bisedë me homologun e tij francez Collomb.

“Ndamë vlerësimet rreth çështjeve të axhendës së përbashkët. Falënderim i veçantë për vlerësimet e shprehura prej tij në përfundim të fjalës sime, duke çmuar publikisht punën e Qeverisë shqiptare dhe të MB. Mirënjohje për mbështetjen që Franca dhe qeveria e saj i japin vendit tonë”, shkruan Xhafaj.

4 komente në “Xhafaj, shtrëngim duarsh me Macron në Paris: Vlerësime inkurajuese”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    ”dashuri” e papare e Macron ndaj arabeve…………..!

  2. Na mbyten katnaret says:

    Sa politikan te kompleksuar dhe fshatar we jane o zot edhe sot 30 vjet pas renies se komunizmit! Macron as e ka marr vesh kush ka qene ky qe i ka kerkuar foto!! Me siguri kane biseduar edhe per takimn trump- macron ku presidenti franacez ka informuar ministrin xhafaj!!!! Opila ne byth kwture me keto fjalte leshi” ndame vleresimet…” fshatar me tonelata!

  3. ALBAN DEGA says:

    MINISTRI QE DUHET PER SHQIPERINE QE DUAM !

    – Krenari e ligjshme per Fatmir Xhafen

    Vleresimet me te larta per ministrin e Brendshem me te afte qe ka pasur Shqiperia ne historine e saj !
    Emri i tij eshte Fatmir Xhafa!
    Me shume se emri flet puna dhe veprimtaria e tij, reformat thella dhe vetingu ne ate qe eshte simboli dhe emblema e shtetit shqiptar syri, veshi dhe mbrojtesi i rendit, sigurise dhr qetesise se publikut, popullit te saj she mysafireve e miqeve nga e mbare Bota !
    Krenar per ministrin me te suksesshem e me te paster te kesaj qeverie !

  4. Jak Boston says:

    Xhafa kryeministri i ri kurse Rama ti beje shoqeri Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje