David Phillips: Shqipëria duhet ta marri seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk. Rama s'duhet të kërcejë nëpër dasma në Ankara me Erdogan

28 Prill 2018, 20:45Politika TEMA

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips thotë se rreziku që paraqet ndikimi i Rusisë dhe Turqisë në Ballkan është real dhe udhëheqësit e vendeve të rajonit duhet ta marrin seriozisht. Prof. Phillips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, thotë se udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës duhet ta marrin seriozisht këtë kërcënim dhe duket të mbajnë qëndrime të qarta për aleancat e tyre. Kolegia, Keida Kostreci bisedoi me zotin Phillips.

Zëri i Amerikës: Profesor Phillips, po flitet shpesh për rrezikun e ndikimit e Rusisë dhe Turqisë në vende të ndryshme të Ballkanit. Sipas jush, sa serioz është ky kërcënim?David Phillips: Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të mirë se Shqipëria as miq më të mirë se shqiptarët. Kërcënimet ndaj sovranitetit të Shqipërisë dhe Kosovës janë në proporcion të drejtpërdrejtë me afërsinë mes Shteteve të Bashkuara dhe komuniteteve shqiptare. Kërcënimi është real, përfaqëson një rrezik të vërtetë. Udhëheqësit politikë në botën shqiptare duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të ruhen nga kërcënimet ndaj sovranitetit që vjen nga Rusia dhe Turqia.

Zëri i Amerikës: Ky është një problem jo vetëm për vendet me shumicë shqiptare, kam parasysh ndërhyrjet në Mal të Zi dhe Maqedoni dhe faktin që një deputete ruse tha këtë javë në Bosnje se hyrja e vendeve ballkanike në NATO është kërcënim për sigurinë në Evropë. Si do ta komentonit këtë lloj ambjenti të krijuar?

David Phillips: Rusia e kundërshton me forcë anëtarësimin e vendeve të këtij rajoni në Ballkan. Kjo është arsyeja që ata organizuan një grusht shteti në Mal të Zi, që mbështetën partinë ultranacionaliste VMRO në Maqedoni. Rusia ka një program dhe ky është që të minojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe ta përdorë këtë si pikë sulmi jo vetëm kundër institucioneve euro-atlantike por edhe vetë Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtë për çështje sigurie, në drejtimin ekonomik dhe diplomatik. Për të frenuar rrezikun rus dhe turk, duhet që Shtetet e Bashkuara të angazhohen më shumë dhe që Bashkimi Evropian të integrojë më shumë në institucionet e veta Kosovën dhe Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Nga ana tjetër si do ta vlerësonit përgjigjen e këtyre vendeve, veçanërisht Shqipërisë dhe Kosovës, dhe udhëheqësve të tyre ndaj këtyre rreziqeve?

David Phillips: Duket sikur mes udhëheqësve politikë të këtyre vendeve nuk duan ta pranojnë këtë realitet. Të hënën në Universitetit Columbia ne patëm një vizitë nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kur foli për Rusinë dhe Turqinë, ai nuk e pranoi këtë rrezik dhe u përpoq të minimizonte rrezikun ndaj Shqipërisë. Është e ditur që Edi Rama ka lidhje të ngushta me Tayyp Erdoganin. Kjo nuk është në interesin e Shqipërisë. Ai nuk duhet të kërcejë nëpër dasma në Ankara, ai duhet të përqendrohet tek nevojat e qytetarëve shqiptarë. Në fund të fundit Turqia do që t’i përdorë vendet në Ballkanin Perëndimor, për të ri-imponuar programin e tij neo-otoman. Nuk ka interes në mirëqenien e popujve të Ballkanit Perëndimor. Turqisë thjesht i leverdis t’i përdorë ata ekonomikisht, të flasë për një bashkëpunim të madh kulturor, por në fakt është një program që Turqia e ndjek për interesin e vet kombëtar.

Zëri i Amerikës: A po sugjeroni që këta udhëheqës, duhet ta shpjegojnë qartësisht se çfarë marrëdhënie kanë me Turqinë në këtë rast dhe se çfarë strategjie kanë për t’u bërë ballë këtyre përpjekjeve për ndërhyrje dhe për të ushtruar ndikim?

David Phillips: Kryeministri Rama nuk mund të shkojë në Berlin dhe t’i thotë Kancelares Merkel se nëse Shqipëria nuk integrohet më tej në Bashkimin Evropian, do të ketë një rritje të islamizmit. Ndërkohë ai pranon ndërtimin e një xhamie 30 milionë dollarëshe në Tiranë, imazhet e Skënderbeut mbulohen nga TIKA, Agjencia Kulturore Turke kur organizon aktivitete në Sheshin Skanderbeg. Pra Shqipëria duhet të zgjedhë: A do të jetë me Perëndimin, do të jetë me Shtetet e Bashkuara, apo do të përpiqet të luajë me të dyja palët? Të ketë një marrëdhënie me Turqinë, që nuk është në interesin e saj, dhe njëkohësisht duke i ofruar baza Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe NATO-s, që e çon përpara bashkëpunimin e Shqipërisë për sigurinë. Në fund të fundit Shqipërisë do t’i duhet të zgjedhë a është pro-perëndimore apo pro-islamiste, dhe të jetë pranë Turqisë dhe të ketë një marrëdhënie me Tayyp Erdoganin, e vendos Shqipërinë në kampin islamist.

Zëri i Amerikës: Por nga ana tjetër Turqia është anëtare e NATO-s…

David Phillips: Nëse NATO-ja do të ngrihej sot, për shkak të faktit që Turqia është anti-demokratike, anti-amerikane dhe islamiste, nuk do të kishte ashnjë shans të miratohej në NATO. Po, Turqia është anëtare e NATO-s në letër, por nga ana tjetër blen raketa S400 nga Rusia, saboton aktivisht interesat e NATO-s dhe në Siri, Turqia po punon kundër interesave të Shteteve të Bashkuara madje edhe kundër interesave të popullit sirian. Prandaj ka disa dyshime serioze lidhur me faktin se sa i plotëson sot kriteret Turqia si anëtare e NATO-s. Fakti që është anëtare e alencës, nuk do të thotë që e ka vendin atje.

Zëri i Amerikës: Çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara për të frenuar këto përpjekje për ndikim anti-perëndimor?

David Phillips: Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë shumë të qartë Erdoganit që ne presim që Turqia të funksionojë në mënyrë demokratike, i ka afruar zgjedhjet më 24 qershor dhe kjo është jodemokratike pasi nuk u jep partive të opozitës kohë për t’u përgatitur. Nëse Turqia do që të ketë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe dëshiron t’i rikthehet bashkëpunimit të ngushtë që kemi pasur më parë, atëherë është koha për të mbajtur qëndrim. Shtetet e Bashkuara duhet t’ia komunikojnë Turqisë se çfarë presim ne dhe nëse Turqia nuk është gati të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk është gati të tërhiqet nga ndërhyrja në Ballkanin Perëndimor, atëherë duhet të paguajë një çmim.

Zëri i Amerikës: Një nga arsyet që në Shqipëri mund të thonë që Rusia nuk ka ndikim është se nuk ekziston me shqiptarët, ajo lidhje historike për shembull që ekziston me Serbinë. Nga ky këndvështrim, rreziku mund të vijë indirekt pikërisht nga ato lidhje, apo jo?

David Phillips: Rusia përbën kërcënim përmes mbështetjes së Serbisë dhe provokimeve të vazhdueshme që po bëhen kundër Kosovës. Treni që u dërgua në Mitrovicë, ngritja e bazës së zbulimit në Nish, fakti që Beogradi është tani qendra për propagandën ruse që është anti-amerikane, dhe anti-shqiptare, të gjitha këto nënkuptojnë që Rusia dhe Shqipëria janë në kënde të kundërta. Do të ishte gabim të mendohej që përpejkjet keqdashëse të Rusisë kanë në shënjestër vetëm Kosovën. Çdo provokim që mund të çojë në një spirale dhune vdekjeprurëse, pa diskutim që do të kishte pasoja në Shqipëri, prandaj në këtë rast si Kosova, edhe Shqipëria janë të rrezikuara përballë një politike ruse që është provokuese dhe që përpiqet të minojë NATO-n dhe Bashkimin Evropian dhe të dobësojë miqësinë që kanë Shtetet e Bashkuara me miqtë e vet në Ballkanin Perëndimor.

Zëri i Amerikës: Bashkimi Evropian ndezi dritën jeshile për negociatat me Shqipërinë dhe po mban një qëndrim më mikpritës për vendet e Ballkanit. A mendoni se gjendja e brendshme me sfidat e iliberalizmit në BE dhe këto rreziqe për të cilat po flasim kanë ndikuar në këtë qëndrim?

David Phillips: Është lajm shumë i mirë që Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave për kandidaturën e Shqipërisë. Çfarë e motivon që t’i marrë këto hapa tani? BE-ja i sheh veprimet e Rusisë në rajon dhe do që ta hapë perspektivën e anëtarësimit të vendeve të tjera si një masë mbrojtëse për të parandaluar ndikimim e Rusisë. Gjithashtu vepron duke pasur parasysh fuqizimin e aktorëve iliberalë në Evropë, përfshirë vende anëtare të Bashkimit Evropian. Prandaj futja e Shqipërisë në tendën evropiane është një masë parandaluese. Kjo e nxit Shqipërinë që të ecë përpara me demokracinë dhe tregjet e lira. Fakti që Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur një marrëveshje për kufirin dhe që banorët e Kosovës mund të përfitojnë nga udhëtimi pa viza në vendet e BE-së, është po ashtu një zhvillim shumë pozitiv.

Por këto zhvillime duhet të kenë një rezultat të qartë. Nuk bëhet fjalë për procesin, duhet të jetë theksi tek rezultatet dhe rezultati duhet të jetë një integrim më i thellë për Kosovën në institucionet euro-atlantike, përtej liberalizimit të vizave dhe për Shqipërinë që të futet në një proces të përshpejtuar me negociatat. Që kjo të bëhet, udhëheqësit politikë në Shqipëri duhet të tregojnë seriozitet për forcimin e demokracisë, të luftojnë korrupsionin, të thellojnë bashkëpunimin me homologët në BE. Kam besim që udhëheqësit e Shqipërisë mund ta bëjnë një gjë të tillë sepse është qartësisht në interesin komnbëtar të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë dhe duhet të vazhdojnë të mbeten të angazhuar dhe integrimi do të dojë inkurajim të vazhdueshëm nga SHBA dhe bashkëpunim mes Uashingtonit dhe Brukselit për të pasur përparim të vërtetë.

28 komente në “David Phillips: Shqipëria duhet ta marri seriozisht rrezikun e ndikimit rus dhe turk. Rama s’duhet të kërcejë nëpër dasma në Ankara me Erdogan”

  1. Exodus 2025 says:

    u bane ti, ti japesh mesime byrazerit te erdoganit, kapter Ramutit!!!!!!

    1. Lena says:

      Rrofte republika islamike erdogan rama amerikanet nuk marrin vesh edi rama timonier i madh

    2. Turi says:

      Duhet te kemi parasysh se nese Amerika na konsideron miq te vertete atehere duhet te na ndihmoje financiarisht sic ndihmuan psh Gjermanine Perendimore dhe Korene e Jugut pas luftes se dyte boterore apo Taivanin me planin Marshall. Nese Shqiperia nuk ndihmohet financiarisht atehere nuk do te mbeten me shqiptare ne Shqiperi. A eshte kjo ajo qe kerkon ky profesori dhe miku? Edi Rama nuk ka se ku i gjen parate per planet e tij per zhvillimin e Shqiperise. Nese Amerika apo vendet e tjera europiane nuk investojne dhe e lene Shqiperine ne mes te rruges, atehere politikanet shqiptare kane te gjitha te drejtat te kerkojne fonde investime gjetke. Ne nuk jemi dakord me ngritjen e xhamive por duhet te kemi parasysh qe Europa dhe Amerika ja u kane hapur dyert islamikeve me kohe dhe i kane lene te ndertojne xhamite e tyre kudo ne vendet e tyre. Atehere perse i duket ajo qe ben Shqiperia jo e drejte ketij profesorit!? Merkeli la 1 milion myslimane te hyjne ne Gjermani. Nuk i vuri njeri kushte apo kritika Merkelit apo ta nxjerrin nga BE-ja. Pas 20 vjetesh ata do te behen 20 milione. Nderkohe Gjermania ka 5 milione turq ne vendin e saj. Vendet europiane jane mbushur me afrikane dhe islamike. Nxijne rruget e Europes, por edhe dhe Amerikes nga islamiket. Prandaj te besh deklarata te tilla ne radio nuk eshte gje e mire. Nese keta profesore dhe politika amerikane duan te flasin me politikanet shqiptare i kane te gjitha rruget te hapura. Keto deklarata ne radio jane per te shkaktuar me shume peshtjellim dhe kaos se sa per te rregulluar pune me nje mik.

      1. adi says:

        Ky profesori thote egzaktesisht ato qe une kam shkraur per shume kohe ketu te tema. Te me kete lexuar valle?????
        Kuptohet qe jo!!!!
        Po eshte e verteta e madhe qe lexohet dhe kuptohet po njelloj nga kushdo njeri qe ka 2 gr tru ne koke.
        Dhe e verteta eshte se qeveria rilindase eshte nje bande hashashisto-otomaniste.
        E verteta eshte se islami dhe kultura perendimore jo vetem qe nuk mund te bashkejetojne por jane ne lufte.
        E verteta eshte se turqit e shqiperise jane ne lufte me cdo gje shqiptare
        E verteta eshte se turqia vetem ne letra eshte ne NATO dhe se simbas gjithe analisteve ushtarake amerikane lufta e ardhshme do jete me turqine.
        E verteta eshte se edi rama eshte nje armik i krishterimit sepse ne diten qe prishi nje kishe shqiptare ndertoi nje xhami turke per ti bere hije parlamentit shqiptar dhe kete do ta paguaje shume shtrenjte.
        E verteta eshte ajo qe e kam shkruar me qindra here se nese ne shqiptaret nuk ju shtypim koken turqve dhe islamikeve ne shqiperi fatkeqesisht kete do e bejne te tjeret por me nje kosto per ne.
        Se midis rusise dhe islamit kuptohet qe cdo qytetar i europes dhe amerikes zgjedh rusine dhe kjo ka vetem nje pasoje qe nese ne shqiperi nuk fitojne shqiptaret po vazhdojne islamiket e tipit rama nuk eshte cudi qe nje dite te bukur serbet te vijne per kafe ne kukes.
        Pa haruar mneshtetjen qe gjithe turqit e shqipetise i dhane isis.
        Dite te zeza vijne per cdo islamik turko-arab .
        Shqipetia ka qene djep i krishterimit dhe eshte ehzaktesisht koha qe europa te na ktheje borxhin e madh te gjergj kastriotit ku nje popull i tere u vra dhe u debua nga islamiket turko-arabe per ti zvendesuar me kolonet turq. Jetojme ne nje epoke te madhe .

        1. Shqiptaria says:

          Skënderbeu dhe Shqiptarët (Arbërit në atë kohë) nuk kanë luftuar kurrë për krishterimin. Ata kanë luftuar për familjet dhe njerëzit e tyre. Njerëz që i bashkonte një kulturë dhe një gjuhë. Në asnjë nga simbolet e përdorura nga Skënderbeu nuk janë shenjat e kryqit. Janë simbolet e familjes së tij. Normalisht që për të luftuar Osmanët duhet të bënte aleanca me të tjerë që po i luftonin. Ata të tjerë ishin të krishterë. Por vetëm kaq, vetëm aleanca bëri.
          Se sa ishte Arbëria “djepi i krishterimit” u duk kur Venediku (të krishterët) kishte firmosur dorëzimin e Kalasë së Rozafës edhe pse pushtuesit e egër turq nuk kishin arritur ta thyenin mbrojtjen stoike shkodrane.
          Feja kurrë nuk na ka bashkuar, as feja myslimane as ajo e krishtere. Gjithmonë na është imponuar me dhunë dhe të gjithë ata që na e kanë imponuar na kanë përdorur më mbas për qëllimet e tyre.
          Edhe kjo që bënë ti është antishqiptare, kur thua që Skënderbeu paska luftuar për krishterimin. Fut përçarje mes Shqiptarëve kur për pavarësinë kanë luftuar si Shqiptar mysliman, si Shqiptar të krishterë.

    3. Albanien says:

      JO JU NUK KENI TE DREJTE ZOTERI I NDERUAR PHILLIPS , SEPSE NEVE I KEMI DHENE FJALEN QOFTELARGUT BABA DOVLETIT SULLTANIT TE ANADOLLIT erdogan QE DO ISLAMIZOHEMI DHE DO BEHEMI TE TERE ANADOLLAKE TURQ..!!!!! SULLTANI MAHMUT erdogan I DHA QEVERRISE SE TIRANES 30 mln EURO PER NDERTIMIN E XHAMISE SE ANADOLLIT NE MES TE TIRANES , DHE BABA QOFTELARGU I ANADOLLIT DO TE VIJ NE TIRANE DHE TE MARRE PJESE ME INAGURIMIN E XHAMISE ISLAMIKE ME 4 MINARE ; DHE KETA POLITIKANET TANE BYTHQIRA KERKOJNE TI BASHKOHEN EUROPES -!!!! EUROPA DO JETE KURVA ME E MADHE NEQOFTESE PRANON SHQIPERINE NE GJIRIN E SAJ:

  2. AC/DC says:

    Palla e gjate ti beje qefin babas nuk ka lene gje pa bere. Eshte i gatshem jo vetem te kerceje e te kendoje po te behet synet si te koka poshte ashtu dhe te ajo lart. K.minister per tu pire ne kupe! Rrace muti!!!!

  3. Artificjal says:

    Politikanete e dhje-mokracise jane rezultat i juaji. Boll me leksjone se ju e futet Shqiperine ne Konferencen Islamike. Me urdherin tuaj shkoj Sali berisha personalisht ne ate Konference. Vetem ti nuk duhet te japesh leksjone. E shkaterruat perfundimisht kombin Shqiptare. Ti je lobist Greko-Serb kundra interesave Shqiptare. Shqiptaret duhet te jene asnji-anes dhe te shofin interesin e ytre. Ti i do Shqiptaret mish per top.

    1. eagle says:

      Ai eshte cifut shoku

  4. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    hahahaha,po cte bej corapekuqi,sorrollopin e Erdoganit e ka ne vatan[90% muslims],madje ne krevat[ginaika]…………….kshq nuk i ngelet gje tjeter vec te kercej ”tourkiko tsifteteli”!

  5. Ilo says:

    Po na cani karin jepjani keto keshilla BE qe luan me ne lojen ngriva shkriva ne fund te fundit kur Shqiperia ka treguar agjenden pro evropiane dhe populli me pro amerikan shqiptaret shihen si dele e zeze ne kancelarite evropiane nderkohe qe levdohet progresi i Serbise qe e dredh me rusine atehere perse neve te mos bejme lojen e serbise dhe ju legena evropiane te ikni ne djall me gjith kricbaumet

  6. Cimi says:

    Po Amerika perse e ka Turqine partnere strategjik???Ekspert leshi.

    1. eagle says:

      Keta duan te na mbajne baze per qellimet e tyre dhe nuk duan te leme Ameriqente dge te lodhemi me Turqome se nuk do ma rrjepin me gaz nafte minerale te rralla apo te na bejme shesh per cmontimin e armeve kimike dhe kamp per stervitjen e terroristave Iranian

  7. Lali says:

    Ke te drejte po. Palloshi nuk merr vesh po’ me è bukura eshte qe rusia do radikalizoj islamin radikal ne shqiperi kur Ky eshte qe e ka mbush vendin firma turke shkolla turke xhamia e madhe ne poull 2000vjecar te marrim kulture nga anadollaket kulturen e anadollakeve beduineve dhe xhihadistave

    1. eagle says:

      Bukurosh ty te solli CIA Amerilane 5000 Terroriste qe po ti stervit ne periferi te Tiranes.Nuk njihet Rusia per stervitje terroristesh por njihen Anglo Amerikanet me izraelitet ne krye. Krujuan Talibanin dhe isis apo Al Nusra dhe po i ndihmojne ne Siri dhe Libi.Boll fole idiotlleqe

  8. Pellazgos says:

    Sa turp,i jep mesime nje kryeministrit te nje shteti.
    Ju zoti Phillps nuk e dinit Turqine islamike ne 1913ten qe shume personalitete te Perendimit u benin thirrje Qeverive imperialiste qe mos tja linin Kostasndinopolin Turqise por i takonte Greqise?
    Ku eshte drejtesia dhe respekti per Greqine qe ju beri njerez.
    Ate qe bete me te drejte kunder Serbeve pse nuk e bete kunder Turqise,por i dhate dore edhe per Qipron.
    Perendimi eshte i pa fytye,hipokrite dhe mosmirenkohes,nuk eshte Turqia apo Rusia.

    1. greku i lashtë says:

      O Pellazgos, nuk kanë qenë Grekët e sotëm apo ata të para 100 vjetëve që “na kanë bërë njerëz”, por Grekët e lashtë. Grekët e sotëm kanë bërë masakra kundër Shqiptarëve të Çamërisë dhe ty të të vij turp që krahason Filozofët dhe Shkencëtarët e Greqisë së lashtë me këta ndyrësira dhe kriminelë që e quajnë veten Grekë sot.
      Respekti dhe drejtësia për Greqinë qe aty ku i la gjithë Çamërinë dhe Grekët vendosën ti falënderonin duke vrarë burra, gra shtatzëne dhe fëmijë, përdhunuar gratë dhe vajza dhe duke ndjekur çamët nga shtëpitë e tyre. Edhe sot, “Grekët e civilizuar” nuk i lënë çamët as të shikojnë shtëpitë e gjyshërve.
      Ke të drejtë që Greqia e lashtë na la filozofët dhe bazën për fusha të ndryshme shkencore si matematika apo mjekësia por është e vërtetë edhe fakti që Greqia e lashtë ra prej degjenerimit ekstrem kur prijësit e saj ndalën të merreshin me filozofi dhe shkencë dhe filluan të merreshin me festa perverse dhe lojëra fuqie, ashtu si perëndimi sot do të na imponojë kulturën e saj vetë-shkatërruese, pro LGBT dhe multilaterale.
      Nëse nuk beson bëji pushimet në Paris apo në Londër dhe shikoje se ça do Evropa.
      Hiq familje dhe mbush me Arab, Afrikan dhe Pederastë, të mbajtur me ndihma shteti që ngarkojnë me taksa punëtorët.
      Gjoja duan ti bëjnë luftë radikalizmit dhe pastaj mbushin qytetet dhe administratën shtetërore me Mysliman radikal të të gjitha racave dhe kur vete të punosh normalisht dhe ndershmërisht ku e ku të të pengojnë.

  9. s'kam ç'bej says:

    Zoti david! Nuk e meriton me germe te madhe. Rama po ben nje politike diplomatike dhe bravo i qofte per ate qe ka bere dhe ben deri tani. Kjo bote politike eshte mbushur plot theria qe ca ngordhin e ca kthehen ne morra qe te hane. Prandaj kjo eshte zotesia e Edi Rames ne te. Por a do ti dale ne fund? Jo, nuk do ti dale se nuk do ta lene.

  10. Lolita says:

    Vetem Olta Xhacka duket se kupton ne kete qeverri leshi. Intuita saj (megjithese eshte dhe shtetase amerikane) beri te levize sic duket politiken amerikane. Propozimi saj per sekretarin Matis e ben ate nje shtetare, pa dallim te krahut qe perfaqeson. Nje bravo per Olten qe megjithese duket e vetme ne kete beteje do te triumfoje sepse ka mbeshtetjen e gjithe shqiptareve dhe aleateve te perhershem te shqiptareve, amerikanet.

  11. KAZANI. says:

    per shpjegim dhe analise specifike,thank you very mush zotrote David phillips.
    Rusia Turqia dhe Serbi Greqia historikisht aleance anti Shqiptareve.kete e dokumebton qdo kohe,epoke e histori marveshjeve te tyre anti shqiptare.
    dihet kjarte se vetem turqit te shortuarit ne turke dhe te asimikuarit ne turk,dhe asimiluarit ne fen islame e ortodokse qe vrapojn pas ktyre Armiqve.
    madje ka dhume zera e parti dhe te gjithe popujte evropian,per nje inciative dhe ndale fen islame definitiv ne shtete evropiane,se rreziku eshte shume i madhe,madje edhe kane fole publikisht pas atentateve ne gazetar ne paris.
    dihet se edi rama me kliken e tij turko-ortodokse qe vrapojn kah turqia dhe ruso-serbia,çka e dokumenton ardhja e drdoganit ne shqiperi,dhe dadhuria e madhe e rama ps per turqin.
    2.ardhja e krye ortodoksit ruse dje ne shiperi dhe marrveshjet misioni i tije me ps rama..
    3.ardhja e zdarko çoliçit serbe pas luftes se kosoves,dhe gezimi i edi rama ps per serbin.
    vizitat e ilir metes ne beograd edhe kure serbia kishte embargo nga euro-usa.
    hapja e shkollave turke dhe hapja e shkollave serbe e greke ne shqiperi.
    vrasja e Ahmet Krasniqit kolonelit te kosoves.ne Tiran per tja plotsuar deshiren ruso-serbis.
    te gjitha keto tragojn se esat pasha eshte i gjalle dhe shume aktive ne ps-n.

  12. artan says:

    Si Rama si Bushati jane te shitur me kohe te Erdogani keshtu qe mos prisni te behen ndryshime ne politiken e jashtme te Shqiperise per aq ohe sa keta te dy jane ne pushtet. Do turqizohet Shqiperia me shume akoma. Ne prandaj nuk na ka dashur europa me kohe sepse Turqia nala mbrapa 500 vjet dhe tani vazhdojme akome. TURP

  13. vito says:

    MIR o komentus ngri e perplas duke shar ED RAMEN , ja e hoqem ED RAMEN kush do ta zvendesoj e keni menu ; luli qe ne te gjitha detyrat qe ka patur ka ber vetem koba ne kte vend , shiti detin tek greku kur ishte minister i jashtem beri tradht komtare , vrau kater njerez kur ishte minister i brençem ,vodhi 300 milion euro me nje firm kur ishte minister trasporti tek rruga leshit ,ja futi gjumit kur ishte kryetar bashkie ne tiran e dhjeu me nje mut , kte moster prisni tju vij ne qeveri ,apo mul noka ,apo moniken ,apo aldo bumçin qe e nxoren nga mbledhja ne kshillin e europes se shante SHQIPERIN me keq se serbet ,kush do vij ne pushtet , saliu qe e dogji dhe e shkaterroj totalisht kte vend ,apo monika ilir metes ,apo dash shehi qe pi raki e lu bixhoz, ju e keni llogarit se kush mund ta drejtoj kte vend apo jo , nga e prisni ju qe gjoja kputeni ne byth per ket ven , kur europa ka 30 vjet qe tall bythen me ne çar do hani nji mut , kte vend e katandisi per ibret idhulli juaj saliu kush do na ndimonte ne , ne lidhjen islamike saliu ne futi , kur na bente presion greku , turku na doli per zot ,se amerikonve po nuk i dhe qindramijra euro as ne fotografi nuk del dot me ata , lereni çfar pordhesh flasin ca si ky kerriçi ktu qe nuk i dhjet njeri ne amerik , shteti amerikan nuk e di se ka ambasador ktu tek ne , kshtu qe Rama ka te drejt te mbeshtetet tek Erdogani se ai na ka ndimuar me armatim dhe po mirmban pashalimanin ish bazen ton ushtarake , erdogani po na vesh e po na mbath te ter ushtaret dhe gjeneralet qe kapardisen rrugeve , turqia ishte shteti i par dhe i vetem qe hoqi vizat qe ne vitin 91 Me ne SHQIPTARET , se ju legena qe e shani dhe hidhni balt sot , do kishit ngordhur fare do ishit per turp se e ter tregtia me turqin esht ber ne kte vend , çfar te keqe po shikoni ju nga turqia sot , ju mos rrini si legena me pantallona treçerekshe dhe me mjeker se ai nuk ju vesh me zor , myllni mer gojen gjithmon popull mosmirnjohes jeni tregi , leqe çfar mirnjohje te presesh nga ju , ju ENVERI ju mbajti me buk me shkoll dhe ju beri njerez , ju si dobiça rrespektoni zogun qe ju vodhi ju xhvati dhe ju dhjeu me nje mut , ju rrespektoni saliun qe ju qiu nonen , rrespektoni te ter ata qe japin vetem premtime dhe ju sjellin njerez te tallin bythen me ju tju tregojn si milet lopa ,njerez karagjoza, , lereni ED RAMEN te bej punen e vet , mir ben qe i ben presion ksaj europe kurv me turqin dhe me rusin , sot po sja qive nonen tjetrit ste thot bab ,shikoni serbin nuk i dhjet fare 5 luftra ka ber ate marin me te mira , se me ne jan te sigurt qe jemi lepirsa bythe siç tregoheni ju ne komente e nuk na dhjet njeri , jemi katndisur per turp pa piken e dinjitetit , si komb legen kemi 30 vjet therrasim amerika amerika ,amerika gjith e gjith per 30 vjet 300 milon euro ka sjell ne kte vend aq sa vodhi lul basha me nje firm porqe dhe kto i mori mrapç me rroga AMERIKA juj duke sjell gjoja specialista na mesonin kapterrret si behej ushtria ,kur kishim fortifikimin me te mir ne bot ,na mesonin si milej lopa qe i kemi pjel ato qe kur nuk egzistonte jo amerika por as nona vet anglia ,mjaft lepit byth te te tjerve jeni ber per turp i beni qefin kti palloshit te zerit te amerikes ate se dhjet njeri fare ne amerik as nuk e njef njeri , edhe klloshar (lyps) me qen ne amerik me ne behet mbret popull inferior pa byth e taban ,e kem fjalen per kte pjes te popullit qe komentojn ktu se jo te ter jan si kta , por kjo esht pjesa qe e turperon ket komb me ndjenjen e theksuar te inferioritetit qe tregon.

    1. Pellumbi says:

      Kemi 28 vjete ne demokrac dhe akoma nuk po hapen negociatat .Kur ishim ne komunizem na thoshin demokracia keshtu dhe ashtu gjithmon me genjeshtra.Ne qofte se nuk hapen ne qershor ,po te isha i pari vendit do bashkpunoja me Rusin e me dreqin me te bir.Na cau koken kjo Europ o na pranoni keshtu sic jemi e na mesoni si duhet te behet me mire.Se me sali e kompani nuk vemi dote ne Europ .Po soset durimi ne popull.

      1. eagle says:

        Ca saliu thua ti o miku im? Evropa do te te shkaterroje plotesisht bashke me ameriken prandaj kane vene veglat e tyre ne pushtet.Izraeli dhe Cifutet duan ta boshojne Shqiperime sepse ka qene plani i kryetarit te levizjes Zioniste Troytskit dhe Ahmet Zogut te Silleshin 4 milione cifute ne Shqiperi ne vitet ’30 por Shpetuam nga lufta e dyte boterore dhe Enveri komunist por edhe sepse,Troytsky vdiq dge fuqine e mori Stalini qe i urrente ne kulm Cifutet Troytsky kur erdhi ne Shqiperi u mahnit nga pasurite tona natyrore,ujore,klima dhe sidomos toka pjellore ku rritet cdo gje.Limonat dhe portokallet apo zarzavatet me te mira ne Shqiperi i hengra tha.Kete politije Zioniste spastruese po luan Perendimi me shtetin Tone.Ata kontrollohen nga lobi i fuqishem cifut .Ata nuk duan re lidhemi me Turqine sepse Turqia e urren Izraelin dhe ky gazetar David Philips eshte Cifut puro.Lobi cifut me organizaten AIPAC kontrollon te gjitha ne Amerike dhe ne rradhe te pare politiken, ekonomine, ushtrine,edukimin,sistemin shendetsor,median, farmaceutiken etj.

  14. vezhguesi says:

    Rilindja po perpelitet si miu i zene ne cark dhe keto gjoja lidhje hem me Turqine hem me Kinen hem me Rusine kujton se do vere ne pozita Europen dhe Ameriken. Europa dhe Amerika e dine mire mendjen perendimore te shqiptareve dhe ndikimin e paket qe ka feja ne Shqiperi. 6% ushtrojne praktika fetare tek ne shto dhe ca mjekrroshe te paguar qe per hall jete jane bere myslimane te mire. Nuk eshte ndikim turk nese grate shqiptare shohin telenovela turke njelloj sic shihnin ato indjane e me pare latinojugore.
    Rilindja po manifeston sjellje prej majmuni duke kopjuar skema te vjetra qe spine me uje sot. E majmunit sa me lart te ngjitet ne peme as me acik i duket prapanica. Dhe prapanica rilindjes i doli acik ne Gjermani tani po del dhe me presionet alla Kine Turqi e Rusi. Ne vend qe tu beje pune do i diskreditoje e keq. Ska as gjethe me rilindja te mbuloje prpanicen e grisur. Ndaj lodhet kot fare.

  15. Kellira says:

    Rama nje bole ne politike!
    Edhe islamiku Berisha ka qene me i kujdesshem.

  16. Saligradi says:

    Olta Xhacka e vetmja qe po ndjek nje linje te qarte e te sigurte, ate perendimore. Pjesa tjeter PS+PD+LSI etj…..interes dhe nga te fryej era

    1. eagle says:

      Politika interes eshte.Amerika eshte lurva me e madhe pas interesave.Mendo per veten boll u lodhe per kolonizatoret e huaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje