Rama tone të ashpra ndaj kryetarëve në rrethe, vërejtje Spiropalit: S'ke bërë punën si duhet, duhen shkarkuar ata që si përgjigjen qytetarëve

28 Prill 2018, 11:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur në Asamblenë e Partisë Socialiste ku i ka tërhequr vërejtje kryetarëve të partisë në rrethe të cilët në shumicën e rasteve tregohen indiferentë ndaj shqetësimit të qytetarëve.

Shefi i qeverisë tha se njerëzve nuk iu duhen shifrat dhe statistikat por se duhet të jenë pranë tyre.

Lidhur me këtë, ai i tërhoqi vëmendje deputetes Elisa Spiropali të cilës i tha se duhej të kishte sjellë një raportim konkret me personat në strukturat drejtuese që duhen shkarkuar pasi nuk i shërbejnë qytetarëve.

Opinionit publik mund t’i krijohet përshtypja duke na dëgjuar se të gjitha gjërat janë në rregull. Por jo, të gjitha gjërat nuk janë në rregull.

Kemi bërë shumë dhe faktikisht i jemi përgjigjur me punët e bëra objektivave që kemi vendosur për këtë periudhë. Nga ana tjetër ne nuk jetojmë në një guackë të shkëputur nga realiteti dhe jemi të kërcënuar nga rreziku që të përceptohemi si të tillë nga njerëzit.

Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën e bukës me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese dhe në fund të muajit njerëzit nuk i llogarisin shifrat dhe statistikat tona por shikojnë ekonominë e tyre familjare.

Kjo do të thotë se duhet të jemi shumë më pranë me njerëzit dhe që të jemi mishërimi i ambicieve, shpresave dhe dhimbjeve të tyre.

Nuk është e thjeshtë por është domosdoshme. Jetojmë në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë.

S’kemi opozitë, është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë por e bën më të vështirë.

Një opozitë që nuk të sfidon në intelekt por që të sfidon fizikisht është një hata e madhe për sa i përket nevojë që ka çdo qeveri të jetë e sfiduar në intelekt.

Ndërkohë që ne jemi zgjedhur për të çuar përpara alternativa, gjendemi në kushtet kur duhet të përfshihemi në një sport që s’ka lidhje me politikën por që as nuk njihen nga Federatat Ndërkombëtare.

Një opozitë që ka në program të vetin shpifjen e sharjen është e rrezikshme për ne, jo për rezultatin e zgjedhjeve por për fuqinë tonë për t’u motivuar dhe bërë më të mirën”, tha Rama. (TemA)

11 komente në “Rama tone të ashpra ndaj kryetarëve në rrethe, vërejtje Spiropalit: S’ke bërë punën si duhet, duhen shkarkuar ata që si përgjigjen qytetarëve”

  1. spartak says:

    Ku e keni gjet . Servile e kategorisë së dytë , show TV -Miting-Parlament girl e kategorisë së parë , folëse me shumicë , që i tregon nivelin e lartë të pa aftësisë për kategori superiore . Copë kalamoni .
    Më vjen shumë keq . Me këto do kishte ra tuç Enveri , që s’kishte as opozitë , e jo mo Ju të tjerët , që vetëm Sala , ju nxjerr përditë punë sa për një lagje ( është me mbushje bërthamore ).

  2. Jani says:

    Po c’thua mo deficent . Po ky portali jot eshte thjesht i deshtuar po nuk ta thote njeri.o piktor po nuk behesh ekonomist me zor as jurist, duhen studime edhe mend.te fala xhafes dhe etildes se drejtesise

  3. shqip says:

    O Edo , faji bie mbi ty . E kishe ne dore per nje opozite alternative . Po vajte i hoqe nga çadra . Ma merr mendja qe Topi eshte me inteligjent se Saliu . Qe Bojaxhiu shume me inteligjent se Basha . Pa llogaritur ketu te tjeret qe Jane me te zgjuar se Flamur Noka . Ore beni sikur nuk kuptoni ? Pd eshte lindut ne rruge , dhe rruget Kane edhe balte . Plus qe keta antishqiptarizmin e Kane ne dna . Ti ankohesh . Po ne ankohemi per ju . Me aq thirrje per permbysje te rendit kushtetues , sa ka bere Saliu me tartaret e Shqupit , nuk duhet te ishte nje dite i lire . Ata thyejne , djegin pronen shteterore , ne paguajne . Po ku ka b** ky muhabet . Luli nderton mbi det , ti i jep 14 milion € demshperblim.. Ore leri keto , Po shiko ligjin . Ngre tjetri pallat pa leje , dhe ti me te drejte e prish . Po shpenzimet kush i paguan ? Si qenka kjo Pune . Kalon lopa e ben ne mes te rruges , e duhet ” ta fshime ” ne te tjeter ? Shiko me teorira jemi te sterngopur . KONFISKIMI , kjo eshte kryefjala . Si kujtoni se eshte bere bota ? Me s’kemi ç’bejme , keta na rane per pjese ? Per pjese i rane edhe Enverit . Po i vuri ne brazde . Lerini ato perversitete . Jo diktatori , jo e vrau , jo e preu . Zbatonte ligjin dhe aq . E dini si e keni bere shtetin ? Qe s’ke ku e ze , e ku e le . Shkarko , pusho , kap nje pale , e nxirr nje pale . Nuk e teproj Po te them se e keqja dominon mbi te miren . Edi Rama ! Degjo ; puna e beri majmunin njeri . Ligji e civilizoi . Sanksionet e ndergjegjsuan .

  4. 2025 Exodus says:

    Reforma ne drejtesi dhe shtet nuk bahet me prapagana e fletrrufe, sh.kryminister i facebook!

  5. Lili says:

    O Edi,mos na cudit e mos na fye intelektin:basha nuk eshte opozite,e nuk ka ndermend me qene opozite…edhe ti e di fort mire.

  6. Bato says:

    Perfundimisht ky vend nuk behet se ska opozite. Lenka Spiropali ka humb kontaktin me popullin dhe duhet internuar ne baze. Kuksianet te shpjegohen dhe per pagesen e energjise elektrike, ujit dhe taksat e tjera. Shoferit pa patente nuk i lihet timoni pa shoqerues. Qe ne vitin e pare te mandatit te ri makines i ra motori.

  7. Zbatuesi Korrekt i Procedurave says:

    Ne gje nuk nuk kuptoj une o z. Kryeminister :
    Kur miratove ne qeveri dhe parlament rritjen e taksave, tarifave apo cmimeve (sepse nuk i ka rritur qeverisja vendore, por parlamenti me ligj, e keshillat bashkiake jane te detyruar te zbatojne ligjin), A I MIRATOVE ATO RRITJE NE ASAMBLENE E PARTISE SOCIALISTE?
    NESE JO, PERSE I KERKON ANETAREVE TE ASAJ ASAMBLEJE QE TI SPJEGOJNE E QARTESOJNE NE POPULL ?
    PO NESE ATO JANE KUNDRA ATYRE RRITJEVE SI I BEHET ?

  8. zeri says:

    O shef i madh1Prit dhe pak te piqen sa te kaloj gushti pastaj shkarkoj se ti e ke ne terezi;ke dhe gurin dhe arren.Vec kam frike se mos te ben vaki si Nolit qe kur Zogu arriti ne shkalle te Tujanit ai akoma i binte qemanes!

  9. pena says:

    Rilindas o trima shkulet gozhden mbeti vrima/kujdes se vjen nje dite tjeter ngulet prap gozhde e vjeter/ ndaj shpejtoni mbyllni vrimen /prap po erdhi ju merr frymen.

  10. pena says:

    Rilindas o trima/shkulet gozhden /mbeti vrima ndaj shpejtoni /mbyllni vrimen/po erdh prap sala/ju merr frymen.

  11. @autori says:

    Me ne fund ka edhe njerez qe nuk flene me sy hapur … dhe i dallojne “ngjyrat e piktorit”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje