Ahmetaj raporton në Asamblenë e PS: Lamë pas skenarin grek të vitit 2013, ja prioritetet që kemi

28 Prill 2018, 11:00Politika TEMA

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh se viti 2017 u mbyll me rritjen ekonomike prej 3.84%, ndërsa punësimi është prioriteti i mandatit të dytë.

Gjatë raportimit në Asamblenë e Partisë Socialiste, Ahmetaj u shpreh se politikat fiskale janë të kujdesshme dhe është viti i dytë që qeveria nuk mbledh borxh të ri.

 

 

“Shqipëria ka lënë pas skenarin e mundshëm grek të lënë qëllimisht në vitin 2013. Ekonomia pritet të ndjekë një trajektore rritjeje të qëndrueshme.

Kontributin kryesor në rritje vijon ta ketë konsumi, investimet private vendase e të huaja. Konsumi u rrit 3.14 %, e cila është rritja më e madhe në vite.

Viti 2017 u mbyll me rritjen ekonomike 3.84%. Punësimi është kryefjala e mandatit të dytë.

Papunësia është ende e lartë dhe ka shumë sfidë. Shqipëria ka nisur nga një nivel i ulët i pagës e cila është rritur. Rritja punësimit largoi vendin nga varfëria.

Në vitin 2013 varfëria ishte 37,7%. Sistemi fiskal po redukton pabarazinë. Politikat fiskale janë të kujdesshme dhe është viti i dytë që qeveria nuk mbledh borxh të ri

. Politikat fiskale po ndihmojnë rritjen ekonomike. Nuk ka rritje çmimesh për qytetarët” tha Ahmetaj.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje