Klauzola e fshehtë në statut: Basha heq kë të dojë nga partia, PD para rrezikut për hakmarrje

28 Prill 2018, 08:57Politika TEMA

Draft-statuti i Partisë Demokratike, i cili pritet të miratohet përfundimisht nga Kuvendi Kombëtar këtë të diel, i jep një kompetencë të frikshme kryetarit Lulzim Basha mbi të gjithë anëtarët dhe strukturat e partisë më të madhe në opozitë.

Sipas statutit të ri, në raste urgjente, kryetari i PD Lulzim Basha mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore dhe të strukturave të partisë, për përjashtimin e anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët tradhtojnë partinë, dëmtojnë interesat e saj elektorale apo thyejë rregullat e tjera etike të parashikuara në statut dhe rregulloret e brendshme, shkruan Shqiptarja.com.

Kjo kompetencë parashikohet konkretisht në pikën pesë të nenit 27 të statutit të ri të Partisë Demokratike.

Sanksioni i ndërmarrë nga kryetari ndaj një anëtari të partisë i paraqitet për miratim kryesisë së partisë në afatin më të shkurtër të mundshëm, por ky parashikim nuk ndryshon asgjë, pasi me statusin e ri, Kryesia do të jenë një organ nën kontrollin e plotë të kryetarit.

Kjo kompetencë mund të jetë e rrezikshme për demokracinë dhe mendimin ndryshe në Partinë Demokratike, pasi kryetari i partisë mund ta ushtrojë këtë të drejtë ndaj çdo anëtari, i cili mund të jenë edhe funksionar apo ish-funksionar i lartë i partisë, që pozicionohen kundër linjës së kryetarit.

Sipas këtij parashikimi, me hyrjen në fuqi të statutit të ri dhe me afrimin e zgjedhjeve lokale, kryetari mund të paralajmërojë, pezullojë dhe përjashtojë çdo anëtar të PD, për të cilin mendon se po dëmton interesat e partisë. Në kushte normale, masat disiplinore ndaj një anëtari të Partisë Demokratike merren sipas rastit nga Kryesia e degës së PD, nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Këto masa konfirmohen ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit. Por, për i gjithë ky proces, në raste urgjente, sidomos në periudha zgjedhore, mund të ushtrohet nga kryetari i partisë, çka mund të prodhojë përjashtime arbitrare, ndëshkime dhe hakmarrje në parti.

 

2 komente në “Klauzola e fshehtë në statut: Basha heq kë të dojë nga partia, PD para rrezikut për hakmarrje”

  1. Franci says:

    Perderisa me statutin merret rrugaci memec, Paloka, pijaneci Ristani e co.kjo e ndodhte.
    Eshte histori e njohur ne PD qe kur ketyre personave ti kthehet ne bumerang e ta pesojne vete behen pishman por atehere eshte vone.

  2. e verteta e hidhur says:

    Si dje ne Diktature “C’thot Enveri ben Partia”,edhe sot ne “Demokraci”duhet te themi:Partia e Bashes dhe Partia e Rames!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje