Rama sjell një lajm të mirë për Shqipërinë, ja çfarë shkruan prestigjozia britanike

28 Prill 2018, 09:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ndare me ndjekesit e tij në rrjetin social Facebook artikullin e revistës britanike “EveningStandard” e cila e rendit Shqipërinë të parën ndër vendet që duhen vizituar gjatë vitit 2018.

MIRËMËNGJES ?dhe me këtë artikull të revistës britanike “EveningStandard” që e rendit Shqipërinë të parën në 12 vendet që duhen vizituar sa më parë, ju uroj një fundjavë të qetë ?” shkruan Rama teksa ndan artikullin. 

12 vendet që gjithkush do i ketë vizituar vitin tjetër

Ashtu si syzet e diellit “polka dots”, të viteve ’90 apo pantallonat e shkurtra prej kadifeje edhe destinacionet e udhëtimit mund të jenë’ on trend ‘po ashtu.

Në raportin më të fundit të konkurrueshmërisë së turizmit në Forumin Ekonomik Botëror, sipas prestigjozes britanike, u analizuan 136 vende për aftësinë e tyre për të qenë një destinacion i mirë turistik.

Raporti zbulon se cilat vende kishin bërë kërcimin më të madh për të mbajtur në radarin tuaj të udhëtimit.

Sipas EveningStandard, Shqipëria u rrit tetë vende në raportin më të fundit, që do të thotë se është një destinacion udhëtimi emocionues.

EveningStandard gjithashtu sugjeron lexuesit të vizitojnë Rivierën Shqiptare dhe të enden nëpër Gjirokastër, ‘qytetin e gurit’.

7 komente në “Rama sjell një lajm të mirë për Shqipërinë, ja çfarë shkruan prestigjozia britanike”

  1. lushnjari says:

    Sfunksion me trushplarja mos u lodhni kot.

    1. Tema 2025 says:

      Trushplarja vetem per militantet e temes, lol?
      evening STandart, lol?

      Rama lexon Evening Standart, lol? dhe Mero Bajga e pergezon, lol?

    2. Aleanca e leshit te dhise shqup-lesheli says:

      Trushpellaret vicitoliste nuk arrijne te bejne diferencen midis progresit ne turizm me trushpelarjen.

  2. Mirashi says:

    Po mor z kryeminister keta vijne heren e pare,pastaj marrin lemerine e nuk vijne me

  3. a.f. says:

    ER News = Agjenci publicitare….
    Gjithmone i ka pelqyer ER-s personazhi i Robert Camcakizit..
    Ne na pelqen ai i Belulit..

  4. spartak says:

    Dakort jam . Informacionin , e ndani me ne për kënaqësinë e të gjithëve , por a arrijnë drejtues sektorësh të rëndësishëm e të lidhur drejt për drejt me turizmin , ta reflektojnë seicili në sektorin që mbulon thirrjen T’uaj ? Apo do bëhen edhe këtë vit abuzime skandaloze , parregullsi , për mos me thënë edhe dhunë karshi turistëve ,e në radhë të parë karshi shumicës së tyre , të cilët janë shqiptarët tanë të Kosovës e Maqedonisë .
    Zoti Rama . Përdorni fabulën e Nastradinit me çunin që po e dërgonte me mbush ujë .

  5. Liverpool says:

    Ik ore pirdhu nje cope lushnjare injorant!
    Kam vite qe jetoje ne Londer dhe me çfare lexoje, shume gazeta te njohura shkruajne pozitivisht per Shqiperine!
    Due token tende, dhe punoje, se sa here kaloje andej nga zonat tuaja, nuk shikoje njer qei te punoje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje