Partia Demokratike miratoi sot mes polemikave të shumta statutin e ri përmes të cilit pritet të funksionojë kjo forcë politike.
Kuvendi Kombëtar mblodhi të paktën 7 mijë delegatë nga e gjithë Shqipëria, ku veç një pjesë e tyre zgjodhi të votojë për nenet e parashikuara në draft-statutin e prezantuar.
Mbi foltoren e vendosur në Pallatin e Kongreseve u ngjitën disa prej zërave kryesorë të kësaj force politike, të cilët flolën mbi gjendjen e brendshme.
Një pjesë e tyre shihte si mjaft shpresëdhënëse dhe një pjesë tjetër si tejet pesimiste dhe pa prespektivë për të nesërmen politike.
Kryedemokrati Lulzim Basha, foli për 1 orë e 10 minuta, ku u përpoq të inkurajonte delegatët dhe të përcillte mesazhe frymëzuese për pjesën tjetër të anëtarësisë që duket e tërhequr.
Ai kishte menduar që të mos anashkalonte zërat kritikë ndaj tij duke i përfshirë shkurtimisht gjatë fjalës.
Këta të fundit (Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Jozefina Topalli dhe Arben Imami) munguan ndërsa Eduard Selami, Tomor Alizoti dhe Besnik Mustafaj zgjodhën të ishin të pranishëm.
Lideri i demokratëve premtoi rikthimin në pushtet teksa shpalosi edhe një pjesë të programit që pritet të ndjekë në rast fitoreje.
Nga ana tjetër, “të zhgënjyerit” e kanë cilësuar ditën e sotme si një humbje për demokracinë dhe farsë, duke i sugjeruar Bashës largimin nga drejtimi për të çliruar demokratët, shkruan “TemA”.
Ndër të tjera, organizatorët kishin menduar që punimet të zhvilloheshin edhe me pjesëmarrjen e disa personazheve që nuk vinin nga politika ku ata u ngjitën në foltore për të treguar shqetësimet e tyre me qeverisjen “Rama”.
Fjalën e mori një nga protestuesit e Kukësit, një familjare që i është hequr ndihma ekonomike në Kavajë, si dhe një ish-i përndjekur të cilët përcollën mesazhet e tyre.
Basha dhe thirrja e “dëshpëruar” për kritikët
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u vendos përpara rreth 7 mijë delegatësh ku u përpoq të bënte një rezyme të rrugëtimit të tij politik si lidership.
I gjendur përballë përgjegjësish nga një zemëratë e gjërë demokratësh, ai u përpoq të nënvizonte fitoret dhe kërkonte ndjesë për humbjet duke justifikuar në mënyrën e tij disa të tilla.
Ndëkohë, ai solli si argumente edhe disa prej sukseseve të Partisë Demokratike ndër vite duke i cilësuar si model për rrëzimin e qeverisë “Rama” dhe themelimin e qeverisë “Basha”.
Sipas tij kjo e fundit do të vijë shumë shpejt në pushtet.
“Njerëzit kanë humbur besimin tek aftësia për tu mirëqeverisur. Njerëzit nuk besojnë më se një tjetër premtim, një tjetër thirrje për ndryshim nuk do të përfundojë si në të shkuarën. Prandaj sot që ndryshimi nuk duhet të jetë thjesht një e përkohshme, vetëm për t’u kthyer prapë në të keqe me një fytyrë të re. Këtë herë nuk duhet thjesht të ndalojmë të keqen, por duhet të shkulim rrënjët e saj”, u shpreh Basha, raporton “TemA”
Nga ana tjetër Basha adresoi një apel ndaj të ashtëquajtur “kritikë” të tij të cilët janë shprehur kundër vendimeve politike të kryedemokratit dhe ndryshimeve statuore që shërbejnë si “mburojë” në rast se humbet sërish zgjedhjet.
Edhe pse kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga përkrahësit e Bashës në Këshillin Kombëtar, ai i ka ftuar që të bashkëpunojnë me të.
“Une sot dua serish nga ky kuvend te madh dua ti shtrij doren gjithsecilit qe deshiron te kontriboje dhe te bashkohet me ne per ti kthyer ketij vendi shpresen dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do te mbetet e shtrire jo per pazare as per te bere fotografi por qe se bashku te ndertojme rrugen tone drejt suksesit, I bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura sa sa për të gërmuar hendeqe”, tha Basha.
Fishkëllimat e Selamit dhe dështimi i Bashës
Edhe pse organizatorët ishin kujdesur që të shmangnin zërat oponent kundrejt Lulzim Bashës, mjaftoi një prej tyre për lëshuar shkëndijat e para të revoltës së brendshme.
Momenteti më kulmor ishte fjala e ish- kryetarit të Partisë Demokratike Eduard Selami, i cili ka “shpërthyer” në krtitika të forta ndaj Bashës.
Gjatë fjalës së tij Selami tha se problemi i PD-së është demokracia e brendshme, duke e konsideruar si një forcë politike që po i shërben kryetarit dhe jo qytetarëve.
Menjëherë pas artikulimit të konsideruar si tejet të guximshëm, dhjetra mbështetës të Bashës nisën ta fishkëllejnë dhe t’i kërkojnë që të largohet nga salla.
Selami tha se Basha ka humbur tre herë zgjedhjet që nga momenti i marrjes së frenave të PD-së, dhe nuk ka bërë asnjë analizë apo reflektuar mbi dështimet.
“Ky është statuti më i keq që ka pasur PD. U premtua që do votojnë anëtarët se kush do i përfaqësojë në këshillat bashkiakë, por kjo nuk është e vërtetë pasi ajo do të jetë propozim nga kryetari dhe më pas do votojë anëtarësia. Zoti Basha tërhiqe këtë statut, mbaj premtimin, hape PD-në, bëj analizën e humbjeve, e treta për PD, dhe kjo punë vetëm do vazhdojë nëse vazhdon kështu”, nënvizoi Selami.
Ndaj votimit reagoi edhe një tjetër personalitet i Partisë Demokratike e cila ka shfaqur herë pas here kundërshti të forta me rolin e Bashës në krye të partisë. Jozefina Topalli shkroi menjëherë në llogarinë e saj në Facebook duke e quajtur të pavlefshëm votimin.
“Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes.
Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja”, shkroi Topalli, përcjell “TemA”.
Në mbrojtje të Bashës ka dalë vetë lideri historik i kësaj force politike Sali Berisha i cili është shndërruar në një “patericë” për kryedemokratin.
Ai komentoi edhe zërat kritik që u mbajtën në sallë.
“Diskutimet në Kuvend ishin të lira dhe të hapura. Çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij na pëlqen apo jo, dhe ky është tipar i debateve demokratike. Unë mendoj se pati diskutime me kritika, me propozime, me qortime” tha Berisha.
Më tej pasi nuk mori pjesë në votimin për projektstatutin e PD-së, Berisha tha se ka kontribuar në çështjet parimore, por jo në hartimin e tij, pasi kjo sipas tij ishte detyrë e grupit të punës. Ky është Kuvendi i miratimit të statutit në të cilin ka një frymë kompromisi të qartë. Unë jam marrë pak a shumë me primet, jo me statutin. Me të është marrë grupi i punës. Diskutimet në Kuvend ishin të lira dhe të hapura”, artikuloi Berisha përpara mediave.
Votimi dhe statuti i ri
Edhe pse ishin ftuar së paku 7500 delegatë, statuti i ri i demokratëve mori “bekimin” vetëm nga një pjesë e tyre. Disa zgjodhën ta bojkotojnë Kuvendin Kombëtar, disa u larguan para votimit ndërsa të tjerë që qëndruan në sallë e miratuan unanimisht.
Pavarësisht klauzolave të reja, statuti i ri dukshëm ka si qellim parësor t’i shërbejë liderit të PD-së Lulzim Basha i cili ka nevojë për një “helmetë politike” në rast se humbet sërish zgjedhjet përballë kundërshtarëve. Pozicioni i liderit “çimentohet” përmes kësaj rruge duke shpëtuar nga përgjegjësia statuore.
Ajo që bie në sy është edhe pika që parashikon se “në raste urgjente kryetari i PD mund të përjashtojë nga partia çdo anëtar duke ushtruar pushtetin e strukturave”.
Tashmë PD ka para rrezikun për hakmarrje ku anëtarët e saj duhet të kenë kujdes kur ngrenë diskutime.
Humbje apo fitore?
Dita e sotme ishte një test politik për Lulzim Bashën dhe fatin e tij në krye të Partisë Demokratike. Nga njëra anë kemi fatin e përcaktuar në statut i cili u shëndosh dhe nga ana tjetër kemi fatin e përcaktuar nga mbështetësit të cilët u dobësua qartazi.
Emergjenca për të ndërhyrë në statut në një kohë kur PD nuk ka publikuar asnjë analizë serioze për konkluzionet zgjedhore, ka zemëruar një pjesë të gjerë të anëtarësisë.
Sot PD nuk e ka luksin të humbasë kohë, anëtarë apo figura historike të cilët janë katalizatorë të rëndësishëm për ta çuar përpara partinë e dytë më të madhe në vend dhe pretendenten për të qeverisur nesër.
Në rast se flitet për jetëgjatësinë e pozicionit në krye të demokratëve, sot Basha mori në dorë “gurin dhe arën” për të vendosur vetë mbi të ardhmen personale.
Në rast se flitet për prespektivën e Partisë Demokratike, sot u bënë disa hapa prapa të cilat do të kenë një kosto të lartë në kursin politik për vetë strukturat por edhe shqiptarët që preken drejtpërdrejt. (TemA)
Keto fitigrafi te mblidhen ne nje liber me titlullin “A e gjen dot Kokecepshin’
Partia demokratike ka marr fund me kete alabak kryetar pa vizjon pa ekspefienc dhe te pa burre.
Basha nj ADOLESHENT
MASHTRUS
GENJESHTAR
A më thotë njëri se ku është kjo salla që nga 7500 njerëz?
Nxe.
Kur PD Ben miting ne sheshin skenderbej mero
shkon i numuron dhe thote ishin 200-300 pjesmares
ndersa ne nje salle na paskan qene 7500 persona
Dhe stadiumet ne shqiperi e Kane kapacitetin 5000 vende MERO TE KA NGELUR ORA QE ME KOHEN E ENVERIT TY DHE GJITHE CORAPE KUQVE SI PUNA JOTE
Pellumb e ke gabim. Ai i sherben Berishes qe eshte ne siklet. Merr force per ti sherbyer sa me mire. Kthejeni koken mbrapa o demokrate. 27 vjet qe nga grafiku qe bene per t’ u rene tere qyteteve dhe i bene sic e dime. Pastaj 2 prilli i 1991. Kjoskat pa fund deri ne rrethimin me to te institucioneve kryesore te shetit. Levizje e pakontrolluar e njerezve duke grabitur prona te individeve dhe te shtetit, duke humbur per jete pasuria kombetare qe eshte fusha e bukes. Humbja e kushtetutes ne 94 qe Salihu te behej mbret. Vjedhjet masive te zgjedhjeve ne 96 Ngjarjet e 97, 98, vrasja mijra te rinjve. Gerdeci, 21 janari, shitja e detit, varrezat duke plotesuar nje platforme te ish fashistit-kryeminister Micotaqis. Te gjitha per te gjatur pushtetin e tij.
Sa here e ka marre e majta pushtetin, punohe dhe nuk rrenohet vendi. Sot PD firmosi turpin tradicional. E gjithe kjo vetem per te patur nje sharlatan qe ta mbroje, sic eshe Luli.
Nje fund i pritshem i PD
Kuvendi PD , sanksionoi fundin e pa lavdishem te kesaj Partie 28 vjecare . Nuk eshte fjala te mendimet kunder , por te mungesa e analizes se zgjedhjeve . Pd i eshte ruajtur dhe vijon t’i ruhet analizave te tilla . Po qe se nuk kryen kete analize , pushoion se qeni parti elektorale . Askush nuk e ka seriozisht ringritjen e Partise . Ata i jane bashkuar Partise , per te bere nje cope rruge , deri ne pasurim . Ky eshte ideali i tyre . Ata jane pasuruar dhe jane terhequr , per te gezuar pasurine . Po qe se do ta kishin seriozisht , do te braktisin Berishen . Gje qe nuk ndodhi . Edhe ai , qe quhet ekstremist , sic eshte Selami , nuk e parafytyron Partine pa dogmen Berishiste . Parti krijuan Pjeter Arbenori dhe Musine Kokalari , ne kushtet e terrorit partiak , pa interesa pasunore . Koha tregoi se PD e krijuar ne 1990, ishte mall I porositur nga te tjere . Ashtu do te mbetet . Kete e vertetoi Kongresi i 29 Prillit . Zgalem
Ky kuvend ishte turpi i PD. fitore vetem per mafjozin, deshtakun dhe te pa aftin Basha, qe per fatin e keq te shqiptareve, u vu ne krye te PD dhe po mbahet me paterica nga Sali Berisha, Berisha qe e solli ne pushtet, nga nderhyrja dhe deshira e vajzes se ti, Argites, qe kishin punuar bashk ne Kosov, na i ndihmoka Bashen, vetem ne ceshje parimore dhe jo statuore. do tu mbush mendjen shqiptareve dhe antareve te PD, se cdo gje Basha e ben vet, me sejmenet e tij. Pallavra dhe mashtrim , si gjithnje nga Berisha.
Ka me keq dhe maskarallk, se sa te humbasesht tri her zgjedhjet, te mjaftohesh me nje te ashtuquajtur ngrirje, mbas dhjet ditesh te shkriesh, pa ber asnje analiz per humbjen, me zgjedhje te fallcifikuara, ku nje person votonte dy e tre ere per Bashen,
Viet ne krye te PD, dhe ne vend te largimit nga kish ardhur, ben nje statut, qe vecse e renon dhe e shkateron demokracin, ngren ne piedestal rolin e individit, Tani Basha ka te drejta te pakufizuara, te gods, te heq e te ver ke te doi. ne forumet e partis. Pa patur keto kopetenca dhe ai i hoqi gjith veteranet dhe kontributoret e ekselent te PD, Nga zoti Selami, Zonja Topalli, Imami, Bode, Patosi, etj. vetem se i shikonte si kundershtar parimor
Ajo qe esht me antdemokratikja dhe e turpeshme , esht fakti qe edhe pse mundet te humbi perseri, statuti e lejon kete bajraktar, te veproi si te doi, ndaj kujdo qe i del kunder dhe te qendroi ne krye te partis, Ky statut ne ditet e sotme, esht skandali me i madh, qe ka ndermar nonjeher kjo forc politike. dhe qe dote hy ne historin e skandaleve.
Basha nj ADOLESHENT
MASHTRUS
GENJESHTAR I mire
Aferim o lulezim/bashk me salen doreperdore/PD-ja tani u kthye/nga WC ne Nevojtore!