Zaev: Zgjidhje e mundshme për emrin para samitit të Këshillit të BE-së

29 Prill 2018, 13:37Rajoni TEMA

Duhet të jemi të kujdesshëm dhe kreativë në gjetjen e zgjidhjes për emrin, pasi është shumë e rëndësishme korniza kohore për vendimmarrjen, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në intervistën javore për radion ”Europa e lirë”.

“Ndoshta zgjidhja përfundimtare do të jetë e lidhur me votimin e Maqedonisë, si qytetarë, me dhënien e sovranitetit tonë BE-së, ku duam të futemi dhe atëherë hapet edhe Kushtetuta, ndoshta edhe këtu është zgjidhja, për shkak të asaj që e dini se Greqia kërkon edhe ndryshim të Kushtetutës, për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues. Jam i bindur se kreativiteti do t’i gjejë këto zgjidhje”, thekson kryeministri Zaev.

Në pyetjen nëse ende është optimist që problemi me Greqinë rreth emrit të zgjidhet deri në samitin e BE-së, në qershor, ai thotë se është optimist dhe se optimizmi e udhëheq.

Në këtë intervistë ai thekson se është e mundur të vihet deri te zgjidhja para samitit të Këshillit të BE-së.

“Unë jam i bindur, kur tashmë kemi arritur deri në këto shkallë, se është e mundur zgjidhje para samitit të Këshillit të BE-së”, thekson ai./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje