Deputeti gjerman: Deri në qershor duhet të keni “hequr qafe” të gjithë gjyqtarët, që të merrni statusin. 5 janë shumë pak deri tani

30 Prill 2018, 10:51Politika TEMA

Reporteri i grupit të CDU për Shqipërinë në parlamentin gjerman, Thorsten Frei jep arsyet pse negociatat e Shqipërisë me BE nuk duhet të hapen, pa plotësuar më parë kushtet.

Në një intervistë për “Panorama”, deputeti i Merkel deklaron se negociatat duhet të hapen kur të kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit.

“Edhe pse shumë ligje janë miratuar, zbatimi i tyre është ende në fazën fillestare. Pjesë e procesit të vetingut, vetëm 5 prej tyre janë kontrolluar deri tani. Besoj se të paktën të gjithë gjyqtarët e gjykatave të larta dhe të Apeli, apo organet e mbikëqyrjes duhet të kalojnë vettingun para konferencës së parë për anëtarësimin”, tha deputeti.

Duke komentuar çështjen “Tahiri”, Frei thotë se mazhoranca në Shqipëri parandaloi hetimet duke mos ia hequr plotësisht imunitetin ish-ministrit.

“Për këtë çështje mbeta i pakënaqur me zotin Rama. Ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga policia italiane. Meqë shumica e parlamentit nuk ishte dakord me heqjen e imunitetit për Tahirin, hetimet e plota për këtë çështje janë ndaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit kundër politikanëve aplikohen me më pak përpikëri. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë”, u shpreh deputeti i CDU.

Deputeti i Merkel foli edhe për takimin me kreun e PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se kishte rezerva, por kërkoi hapjen e negociatave.

“Basha ka përshkruar situatën në Shqipëri sipas këndvështrimit të tij, por kërkoi hapjen e negociatave për anëtarësim, megjithatë unë i identifikova problemet që ka sot vendi juaj. Ia bëra të qartë se nga 5 pikat kyçe, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka ende shumë pika të hapura”, tha ai.

4 komente në “Deputeti gjerman: Deri në qershor duhet të keni “hequr qafe” të gjithë gjyqtarët, që të merrni statusin. 5 janë shumë pak deri tani”

  1. SHQIPETARI-BERLIN says:

    PO TI SHIKOJME GJERAT SI NJE “GJERMANE” dhe si ne Gjermani Zoteria i Mesiper ka SHUME TE DREJTE..por hajde dhe thuaja Miletit Shqipetare..he Mileti te me Fali…POR HAJDE DHE THAUJA POLITIKANEVE TE KORRUPTUAR, pa Ndyrshim Ngjyre….NUK KA DEPUTET ME PRECEDENTE PENALE NE GJERMANI…AKOMA EDHE lulezim Basha qe “Hapet Bythash” ne Gjermani..dhe Flete per KOLUMBINE “SHQIPETARE” Duhet te shikoj se i ka DUART E MBULUARA ME GJAKE..dhe eshte Haduti dhe shites i detit:SHKURT Pak nga POLITIKANET E SOTEM QE KEMI I KEMI TE ” Paster”..Saimir Tahiri nese eshte i Paster duhet ta TERHEQE VETE IMUNITETIN DHE TE DORZOHET VETE, nese e do “Partia” dhe e mira e Miletiti..lol

  2. Para Laci says:

    Me qart nuk ka ku te shkoje… Qeveria deri tani ka “mbet ne klase”… Ky po e thot troc: beni detyrat e shtepise qe te kaloni klasen.
    Me duket se qeveria nuk don te avancoje shume me vetingun sepse Shqiperia duke qene nje fshat i madh ku te gjithe e njohin njeri-tjetrin, jane te lidhur teper ngushte me krimin e organizuar dhe nqs bie nje, te gjithe te tjeret bien si domino dhe nuk ka rendesi se ciles parti i perkasin.
    .
    Rama duket se eshte midis 2 zjarresh – Njerzit e inkriminuar ne krimin i organizuar (ku ben pjese edhe vete) i bejne presion te mos avancoje me vetingun, kurse Europa i thote avanco nqs don te hapen negociatat.
    .
    Edhe pse Germania te ven kushte, ata po na thone mos i beni reformat sepse po ju thote Gjermania, po bejini per popullin tuaj.
    Te shohim se si shkojne punet se Gjermania si duket nuk po e kap “grepin” e Rames.

  3. LORA says:

    Ky paska folur fiks sic ia do nevoja ”Panorames” ,,,e paska ngrene paq shiringen (bonusin) e lul-kusaro-kriminelit.
    Me shendet i qofte Thorsten Freit ,,,,paska edhe deputete gjermane,te cileve u folka xhepi,mos o zot logjika dhe morali normal.

  4. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim po nuk u realizua reforma ne politike, ku deputetet te zgjidhen nga populli dhe vetem nga sovrani nepermjet nje sistemi maxhoritar me jo me shume se 101 deputete. Shume pak gjera kane per te ndryshuar ne rjedhen me te mre te zhvillimeve te Europes Perendimore dhe asaj Amerikane.Vete populli pa dallime ngjyrash duhet nepermjet nje referendumi te votoje dhe mundesisht ta miratoje kete sistem sepse eshte per te miren e vete Shqiptareve.

    Mihallaq Furxhi
    Democratic National Committee
    USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje