FOTOT: Shkatërrohet mafia shqiptare në Spanjë, sekuestrohen 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro

30 Prill 2018, 13:15Kronika TEMA

Policia spanjolle  ka shatërruar një bandë në Madrid falë një operacioni të përbashkët të zhvilluar nga Zyra e Administratës kundër Drogës (DEA) e SHBA, Drejtoria Kundër Narkotikëve të Kolumbisi dhe Europol.

Falë këtij operacioni janë arrestuar 5 persona mes të cilëve dy shqiptarë si dhe u sekuestrua 1 ton kokainë dhe 1.550.000 euro.

Nuk ka ende emra te personave te arrestuar.

Organizata lëvizste sasi të mëdha kokaine me avionë nga Kolumbia dhe përdorte një grup kriminelësh spanjollë, të njohur si “bota e natës”, për mënyrën e shpërndarjes.

Siç raporton policia spanjolle, droga transferohej me valixhe të mëdha të zeza.

Hetimi nisi nëntorin e kaluar. Pas disa përpjekjeve, agjentët e policisë spanjolle mësuan ekzistencën e një organizate kriminale me shtetas shqiptarë që jetonin në Spanjë dhe kishin future në vend sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia me fluturime çarter.

Agjentët zbuluan se krerët e grupit kriminal kishin zgjedhur Spanjën si pikë hyrëse të drogës në Europë.

Hetuesit zbuluan gjithashtu një dërgesë të kokainës që ishte ruajtur në Madrid për shpërndarje të mëvonshme.

Agjentët zbuluan 790 pako që përmbanin 1000 kilogramë kokainë dhe 1,550,000 euro cash që i mbanin në një valixhe për t’i përdorur për pagesën e transportit të drogës.  (TemA)

3 komente në “FOTOT: Shkatërrohet mafia shqiptare në Spanjë, sekuestrohen 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro”

  1. Gris says:

    Ah ska rroga nga qeveria per ket muaj, shifeni kur te dali palloshi jon kryeminister edhe te vej nai taks tjeter si e si qe te paguaj rrogat edhe per ket muaj.

  2. Trimat u vrane ne lufte , te zgjuarit ne burgje ...... says:

    Po ç’behet keshtu more ….. gjithe biznesmenet e suksesshem po na i fusin neper burgje ???!!!! Ah moj Evropi kurva qe s’na don fare neve shqiptareve !!!!!! Po na lini te punojme …. se jane leke gjaku dhe djerse … pse na shkaterroni keshtu !!!!!! Keta mire qe jane biznesmenet me te sukseshsem-it por jane dhe patriotet me te medhenj qe ka nxjerre vatani . Te bejme nje peticion qeverise Rama qe te nderhyje tek Merkeli per ta pare problemin me me butesi .

  3. Fatos says:

    E gjithe bota dhe politikanet kerkojne nga nje pjese te tortes se trafikanteve, se eshte e majme. Derisa vjen nje dite qe per nje arsye apo tjeter, goditen. Por vendin ua lene te tjereve, keshtu qe mos u beni merak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje