Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Andi Përmeti, ka komentuar votimin e Kuvendit Kombëtar për të ndryshuar statutin.
Ai ka deklaruar se PD është vënë në funksion të kryetarit Lulzim Basha duke treguar edhe shkeljet që sipas tij e bëjnë të pavlefshëm procesin.
“Kuvendi i kishte të saktësuar numrin e delegatëve.
Por, Basha ka prodhuar karta në masë pa numra rendor për të ftuar dhe anëtarë të thjeshtë për të mbushur sallën. Kjo është një shkelje e rëndë proceduriale.
“Në 6800 delegatë kuroumi është 3400 , salla ka 2400 vend, me disa njerëz në këmbë nuk bëhet kuorumi.
Kjo është shkelje e madhe. Një e treta e sallës ishte bosh. Si u votua kuuorumi?
Ndërsa shkelja e tretë është numërimi. Jemin Gjana, me gjithë respektin që kam, duhet të ketë superfuqi që të numërosh 7 mijë vota në sekond”, ka thënë me tej Përmeti mbi votimin që i dhanë plotfuqishmëri Bashës. (TemA)
parti interesi per vete dhe thone qe shikon interesin e popullit
Keshtu do numurihen gjithmone votat ne PD.Kjo eshte e keqe vetem per ju antaret e saj.Per ne te tjeret,popull I pa parti ,eshte problem see ne se vjen PD ne pushtetin do na numuroje keshtu dhe votat tona.Prandaj,nuk e kuptoj se si qendrojne antare ne nje parti te tille,e cila ju vjedh gjene me te cmuar per popullin lidhur me politiken:vjedhjen e votes.Atehere per keta te tille si ky zoteria Permeti,Kam nje keshille:ose largohuni,ose pranoni gjendjen sic e think vete.Derdellitja pa veprim,vecse ju diskrediton.
Keshtu do numurihen gjithmone votat ne PD.Kjo eshte e keqe vetem per ju antaret e saj.Per ne te tjeret,popull i pa parti ,eshte problem se, ne se vjen PD ne pushteti, do na numuroje keshtu dhe votat tona.Prandaj,nuk e kuptoj se si qendrojne antare ne nje parti te tille,e cila ju vjedh gjene me te cmuar per popullin lidhur me politiken:vjedhjen e votes.Atehere per keta te tille si ky,zoteria Permeti,kam nje keshille:ose largohuni,ose pranoni gjendjen sic e thoni vete.Derdellitja pa veprim,vecse ju diskrediton.