Tirana ka hyrë në stinën e investimeve. Gjatë analizës vjetore të drejtorive të punëve të qytetit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha lajmin e mirë të ndërtimit të rrugës hyrëse në Tiranë në zonën e Kombinatit. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shkak të ecurisë së punimeve, Veliaj theksoi se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i rrugës së re nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat e cila do të ketë të gjitha standardet. “U kërkoj qytetarëve mirëkuptim që ne jemi lëshuar në gjithë qytetin për të bërë asfaltin, për të bërë vijëzimet. Shumë shpejt do të fillojë rruga e re nga Fabrika e Miellit, pra nga Shkolla Teknologjie në Kombinat që do të behet me korsitë respektive”, tha Veliaj.
Por rruga e Kombinatit nuk do të jetë investimi i vetëm që do të realizohet gjatë kësaj vere në kryeqytet. Një sërë ndërhyrjesh dhe investimesh të rëndësishme do të ndodhin në zonën e Astirit, Kasharit, Yzberishtit, Yrshek, zona e Freskut etj. Për shumë vite zona të lëna në harresë dhe ku nuk ishte menduar për infrastrukturë, shumë shpejt këto lagje të reja të Tiranës do të transformohen tërësisht. “ Shumë shpejt do të fillojmë dhe ndërhyrjet në zonën e Astirit, të Kasharit, Yzbersishtit, Yrshekut. Një zonë e lënë pas dore, një zonë e ç’organizuar nga komuna e cila jepte vetëm pallate, por nuk linte vend për kopsht, për shkolla, për çerdhe, për kënde lodrash. Me këtë sinjalizojmë një fillim ndërhyrjesh në të gjithë zonat e periferisë, siç mund të jetë Fresku apo Liqeni i Thatë”, tha ai.
Lajm i mirë është dhe ai për rehabilitimin e unazës së tretë të qytetit. “Po këtë vit fillojmë një rehabilitim total të Unazës së Tretë të Qytetit , që është unaza klasike. Do të ketë një tapet të ri e gjithë unaza, vijëzime dhe sinjalistikë”, siguroi Veliaj.
Duke analizuar punën e deritanishme, Veliaj vlerësoi projektin e nisur për ndërtimin e 20 shkollave të cilat do të shërbejnë edhe si qendra komunitare pas mësimit.
Një tjetër sukses i këtij viti për Bashkinë e Tiranës ishte edhe fushata e mbjelljes së pemëve të reja duke kontribuar për një mjedis të shëndetshëm edhe për brezat e ardhshëm.
Veliaj u ndal edhe tek situata e pastrimit në kryeqytet, ku për të mbajtur pastër qytetin, është punuar edhe për sensibilizimin e qytetarëve dhe të bizneseve. Veliaj paralajmëroi të gjithë ata që do të dëmtojnë apo të hedhin mbetjet në rrugë, do të mbajnë përgjegjësi. “Ka ardhur koha që ne ta ndryshojmë pak situatën. Tirana sigurisht është më pastër, por do të na duhet që përveç të pastrojmë, edhe të sensibilizojmë. Ne disa herë sensibilizimin e kemi bërë me gjobë. E kemi bërë disa herë dhe nuk do të hezitojmë. Nëse një lokal i cili bën xhiro përton të kalojë rrugën për te koshi, sigurisht që do ta identifikojmë. Dikush që bën pis duhet të mbajë dhe përgjegjësinë”, tha ai, teksa shtoi se Tirana është një nga qytetet më të pastra në Europën Juglinore.
Veliaj u bëri thirrje edhe tregtarëve të vegjël që të shkojnë në tregjet e hapura nga Bashkia e Tiranës, të cilët ofrojnë të gjithë kushtet e nevojshme, por njëkohësisht edhe mbajnë pastër qytetin. “E di që ka njerëz që thonë po unë ku do shes? Kjo është arsyeja se pse Bashkia e Tiranës ka mbi 22 tregje. Por nëse ka ndonjëri nga ju që di ndonjë qytet në botë , që ka shpëtuar nga varfëria ose njerëzit janë shtrirë në tokë ma thoni dhe hajt ta bëjmë. Nëse duam ta bëjmë si Bashkimi Europian, hajde ta bëjmë si në Europë dhe nuk ka nevojë që ta bëjmë histeri, për sa kohë që Bashkia ka tregje dhe duhet të mbajmë trotuaret e lira”, tha ai.
Në shenjë mirënjohje për punë e palodhur për t’u kujdesur për qytetin, kryebashkiaku Veliaj shpërndau edhe disa certifikata mirënjohjeje për disa punonjës të DPN1, DPN2 dhe DPN3.
Te kam thene sa here me eshte dhene rasti. Ti Lali nuk me ke marre ne konsiderate. Siç duket ti mendon se ne Njesine Bashkiake Nr. 5 i ke votat ne xhep. Shume keq per ty po u fute ne keto lojra. Si mo, ne sheshin para pallatit 14, ngjitur me kopeshtin, pra ne rrugen Nikplla Tupe, jetojme si ne mesjete, aty ne ish Bllok. Hajde hidhi nje sy te besosh ç’ ka po te them. Si pallat ngarkuam njerin dhe u ka prure dhe nje kerkese te firmosur nga çdo kryefamiljar i pallatit. Pastaj flitet per zgjedhjen e administratorit te pallatit. Po kush e zghedh? Kush propozon? Çfare ben administratori i Njesise Bashkiake Nr. 5 qe nuk vete pallat me pallat e ta mbaroje kete pune.
Napolon Bonoparti thoshte: “Burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke! … Jam mrekulluar kur e kam gjetur. Kete une e kuptoj se burrit te shtetit duhet t’ i flase zemra dhe jo buzet mekanikisht e ftohtesisht duke u hapur e mbyllur kot, e aq me keq t’ u flase xhepi, siç kemi pare nga burrat e shtetit tone permbi çerek shekulli.
Bonoparti thoshte dhe ate tjetren: “Une- thoshte- mund te kem tere te metat e botes, por mosmirenjohes nuk jam”. E pra per punen tende deri tani per Tiranen, une te jam shume mirenjohes. Po per hallin qe kam per pallatin qe eshte rjepur i gjiyhe nga suvaja dhe sidomos sheshi para pallatit eshte nje skandal i vertete. Mos i vrisni njerezit tuaj me mos interesimin se kinse i kini votat per shkak te zones…
Po per getot qe po nderton a foli lali Eri. Ftojme prokurorine qe te hetoj ndertimet e pallateve ne fund te rruges se Kavajes, buze Lanes tek pallati me shigjeta, me ate qe po ndodh tek ish Uzina Enver, apo per geto te tjera sic ishte ajo per te cilen shkruante deputeti Erjon Brace. Erjone Veliaj jo vetem qe nuk e ndertoj Tiranen por e ka shderruar ate ne Geto. mjer banoret e Tiranes qe nuk e shohin me lindjen e diellit apo perendimin e tij, nuk e ndjejne me ndjesin e eres kur fryne, qe nuk e hapin dote dretaren se u del komshiu perball jo me shume se 6 m larg. Mjere ata pensionist dhe qe dilnin e rrinin ne lulishten qe prishi lali Eri tek ish uzina Enver, mjere ata femij qe luanin atje, e kudo tjeter qe per babezin e Lali Erit jane mbyllur brenda, sepse tek parku i Kasharit apo i Lundres nuk shkojne dote. Nuk e di a ka dijeni kryeministri Edi Rama per keto mynxyra te Lali Erit. Mos te guxoj ta kandidoj serish.
Sa leke merrni nga lali eri o bythelepirsit e temes qe nuk mi botoni komentet. ska gje se keshtu po ja siguroni ne zgjedhjet e ardhesme. urime.
Ku i miraton keto investime,zoti kryebashkiak,qe ne nuk i dime e as degjojme me pare se cfare nevojash kane zonat e ndryshme te Tiranes?
Pse i ke ndare qytetaret e Bashkise se Tiranes ne kategori diskriminuese,duke investuar atje ku bte teket ty dhe ku te reklamohet puna?
Tani qe po vjen fundi i mandatit tend 4 vjecar do te na hedhesh ndonje kocke ne te rrethinave zotrote,por e ke vulosur pa aftesine tende qe kur fillove detyren!
Zona e banuar e Yzberishtit (KMY) nuk eshte njellooj si fshati Kashar,qe ka shtepi per5dhese,kane toka per te mbjelle,lope,peme frutire etj!
Yzberishti(jo fshati) prej 50 mije banoresh eshte i gjithi me pallate 10 kateshe,me i populluar me banore se cdo qender banimi ne Tirane per m/2 ,por trajtohet si sektor ferme,pa asnje investim ,pa asnje cerdhe,kopesht,shkolle shteterore etj,pa asnje meter rruge te shtruar,plot balte e pluhur,sa nuk guxon njeri te hape dritaret e te ndere rrobat!
Nuk ka asnje lulishte apo kend lojrash etj!
Edhe urbani qe ke licensuar eshte bere tmerri yne,se kalon nje here ne nje ore,mbushur plot si trenat ne Indi dhe duhet nje ore te mbrish ne qender te Tiranes!
Nuk je zgjedhur kryebashkiak i Tiranes te vitit 1944,por i Tiranes se vitit 2015!
Nuk kane me shume te cdrejhte banoret e qendres se Tiranes se sa ne te ish komunave,qe ti na quan rrethina!
Keto emertime perbuzese i nxjerr ti nga trute e tru,se ligjerisht te gjithe banoret e Bashkise jane tre barabarte!
Dallimi ketu eshte se kush ka nevoja me teper se te tjeret e jo se ku ke ti nevoje te reklamosh veten para turisteve e gazetareve!
Votat nuk t’i japin turistet,por qytetaret e Tiranes,prandaj ule koken,degjo hallet tona dhe zgjidhi!
Ata qe ke caktuar me rroga milionere per te zgjidhur ankesat e popullit ne Bashki, SHPORRI qe aty se nuk bejne asnje pune deri me sot,duke filluar nga Taulant Tusha e deri tek i pa afti dhe arroganti Arli Naska!
A e di zoti kryebashkiak qe UKT vjedh qytetaret nepermjet taksimit te pa ligjshem dhe zyrtaret e tu jane bere bashke me drejtuesit e UKT ne kete vjedhje miliardere?