Kinezi hap daljen e emergjencës në avion për t’u... freskuar

1 Maj 2018, 14:31Lifestyle TEMA

Një burrë në Kinë duhet të paguajë 11 mijëdollarë gjobë, pasi hapi daljen e emergjencës në avionin me të cilin udhëtonte.

Burri i identifikuar si Chen po udhëtonte nga ishulli i Hainanit, por ndjeu vapë në avion dhe vendosi të hapte një dritare për të marrë ajër.

Incidenti ndodhi ndërsa avioni po ngrihej nga aeroporti i Mianyang-ut në provincën Sichuan, kur burri ngriti dorën dhe tërhoqi dorezën e derës së emergjencës.

Pjesa e brendshme e derës ra dhe menjëherë u aktivizua alarmi për ulje. 25-vjeçari tha se nuk e dinte se ajo ishte një dalje emergjence.

Ekuipazhi tha se shpjegimet për sigurinë gjatë fluturimit ishin bërë para se avioni të ngrihej.

Chen u mbajt në paraburgim për 15 ditë për zhvendosje të paautorizuar të pajisjeve të avionit. Atij i duhet të paguajë 70 mijë juan për të mbuluar dëmet. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje