Në Kosovë gjatë kësaj jave do të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Evropian për të marrë të dhëna rreth zbatimit të kriterit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se institucionet e vendit kanë bërë të gjitha përgatitjet për prezantimin e punës së mekanizmave të zbatimit të ligjit.
“Delegacioni vlerësues i BE-së do të jetë në Kosovë këtë javë, nga data 3 -4 maj. Ata kanë paraparë një agjendë të ngjeshur takimesh me të gjitha institucionet, ku puna e tyre ndërlidhet me zbatimin e kriterit të rasteve të shënjëzuara, ndryshe të njohur edhe si ‘Track Record’, apo lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Ministria e Integrimit ka bërë koordinimin e agjendës me misionin nga BE-ja dhe institucionet tona”, bëri të ditur Hoxha.
Ministrja Hoxha, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë një angazhim i vazhdueshëm, ndërkaq në lidhje me plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimit të vizave, sipas saj, në Kosovë tashmë është bërë mjaftueshëm.
Kosova, nënvizon Hoxha, meriton vlerësim pozitiv për përpjekjet që janë bërë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Çdo përpjekje për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin duhet vlerësuar. E kam thënë edhe më herët se rruga jonë e vetme drejt integrimit është zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet. Besojmë se puna dhe progresi i institucioneve do të vlerësohet pozitivisht”, tha Hoxha.
Ajo shprehet optimiste se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodh deri në fund të këtij viti.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vazhdimësi u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse në Kosovë që të ndërmarrin hapa konkret në luftimin e korrupsionit, si njëri prej kushteve në rrugën e saj në integrimet evropiane.
Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar janë potencuar në pothuajse të gjitha Raportet e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe në raportet hulumtuese të organizatave vendore, si “një prej problemeve më të mëdha të zhvillimit të Kosovës”.
Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi të cilët bëjnë monitorimin e trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nuk ka aktgjykime përfundimtare që dëshmojnë se ka profil të lartë të korrupsionit i cili është dënuar me burgim efektiv.
“Ne si Institut i Kosovës për Drejtësi kemi adresuar vazhdimisht mungesën e rezultateve të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtë herë ky mision do të jetë në pozitë të njëjtë sepse nuk do të ketë rezultate konkrete, përkundër faktit që në mekanizimin përcjellës janë shënjëstruar disa raste të cilat duhet të dëshmojnë se në to ka rezultate konkrete. Deri më tani nuk ka aktgjykime përfundimtare që dëshmojnë se ka profil të lartë të korrupsionit i cili është dënuar me burgim efektiv”, thotë Musliu
Por, megjithatë Musliu konsideron se përkundër kësaj procesi i liberalizimit të vizave duhet të shihet si një e drejtë e qytetarëve për të lëvizur lirshëm.
“Unë besoj që ky mision i BE-së që do të vijë në Kosovë do ketë parasysh dhe do të vlerësojë krijimin e mekanizimit përcjellës për shënjestrimin e rasteve derisa procedimi i tyre do të shihet si një diçka që është proces dhe rezultate mund të vijnë më vonë. Unë besoj që do të ketë një politikë më progresive të BE-së do të bëjnë lëshim për të pranuar këtë gjendje që është për sa i përket liberalizimit të vizave. Derisa, sa i përket rezultateve të luftës kundër korrupsionit mund të them që nuk kemi dhe duhet të punojmë shumë që të kemi”, thotë Musliu.
Ndryshe nga vendet tjera, Kosovës i janë vënë më shumë kritere për zbatim në procesin e gjatë të liberalizimit të vizave. Pas ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, tani kushti i fundit mbetet ofrimi i dëshmive për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Në rast se Bashkimi Evropian do të vlerësojë se edhe ky kusht është përmbushur nga ana e Kosovës, atëherë do të pasojë edhe faza e vendimmarrjes në BE dhe vendet anëtare, rreth lëvizjes së lirë, pa viza për qytetarët e Kosovës./rel/
O EVROPE O KURVE E VJETER…!?
– Me evropian se vet evropianet !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kambana alarmi per Brukselin…
Sipas te dhenave te shtypit evropian dhe amerikan qe u referohen agjencive ligjzbstuese, rreth 500 deputete dhe zyrtare deri ne nivele te larta politike te vendeve anetare te BE -se dhe Britanise se Madhe perfshi edhe dhjetra anetare te Parlamentit Evropian jane te pickuar , te kapur ose rekrutuar nga Ish- KGB dhe GRU sovjetike ruse.
As shtylla kryesore e BE -se dhe miku me i fuqishem perendimor i Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb, kuptohet pas SHBA-se, Gjermania nuk ben perjashtim.
Ishin KGB -ja dhe GRU-ja sovjetike qe kishin depertuar deri tek kryesekretarja e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmidt, neper duart e se ciles kalonin te gjithe sekretet madhore te BE-se, NATO-s, SHBA-se !
Ish- kancelari tjeter Gjerman Shrojder punon tash sa vite per Korporaten me te madhe ruse te Naftes se Putinit, Lukoil !?
Kryetari i Komitetit te Ceshtjeve Evropiane te Bundestagut gjerman Gunter Krischbaumeshte, i anatemuar prej vitesh edhe nga vete shtypi gjerman, me seriozi dhe me i sakti ne BE, si dore e zgjatur e Putinit dhe sherbimeve sekrete ruse ne Gjermani., pa u futur ne aferat korruptive te bashkeshortes se tij rumune, nje nga fidanushtet e rendesishme te spiuneve te Kremlinit ne Evropen Lindore dhe ne BE nepermjet femrave bukuroshe me te cilat si KGB-ja, RÍA sot, dhe GRU-ja kane care rrugen e historise me p. jeshkat e tyre ne dore !
Kur kjo dukuri ka permasa te tilla ne vendin dhe shtetin me te fuqishem e me te disiplinuar ne BE nuk eshte e veshtire te merret me mend se cfare ndodhe ne shtetet e tjera anetare te Evropes se Bashkuar .
… e aq me shume per shqiptaret
Kjo eshte nje kambane alarmi jo vetem per BE-ne, por per mbare Boten, ne menyre te vecante per nje vend te vogel si Shqiperia si shtet e shqiptaret si komb i sakatuar, copetuar e gjakosur ne menyren me te perbindshme tash e 150 vjet !
Ishin politika albanofobe ruso- sllave dhe pazaret e felliqta te Portes se Larte te Stambollit dhe Sulltan Abdylhamitit me Shen Pjeterburgun, ishin Kongresi i Berlinit, Konferenca famekeqe e Londres dhe deri diku edhe Jalta qe krijuan Golgoten Shqiptare, genocidin dhe “token e djegur “ te Kosoves, Camerise e gjitheshqiptare !
Ishte lapsi i kuq i Winston Churchillit dhe jo “ Ylli i Kuq “ i Stalinit qe e perplasi Shqiperine e sakatuar nen “Draperin e Cekanin” stalinist, qe Enver Hoxha ia kaloi edhe atij vete me luften e klasave, me luftes kunder fese, me kolektivizimin e tufezimin jo vetem te bujqesise e blegtorise, por edhe me “njeriun e ri” ala Stahanov e ala Lej Fen qe tjetersoi edhe vete njeriun shqiptar !
Eshte politika e sterkorruptuar, atdherrenimet dhe atdheshitja e Sali Berishes dhe “Bandes se Gangstereve” politike e biologjike te tij qe e lan per 27 vite popullin me properendimor e me proamerikan ne Evrope e ne Bote jashte familjes se tij natyrore, Bashkimit Evropian.
Me properendimor se vete perendimoret !
Eshte i vetmi popull evropian qe u ngrit dhe shkallmoi diktaturen komuniste me te eger komuniste ne Evrope me kushtrimin mbare popullor:
– E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
– E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
Ishte populli shqiptar me Gjergj Kastriotin Skenderbeu ne krye, qe per 25 vjet mbrojti me gjakun e vet jo vetem Atdheun e vet, por edhe kristianizmin dhe qyteterimin evropian nga Perandoria Otomane dhe ne vend qe te ndihmohej e shperblehej, u shit si mall pa zot e u shperdor si monedhe kembimi per te permbushur oreksin ruso- sllavo- grek ne kurriz te tij e trojeve historikisht Shqiptare!
Ishte diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha, dhe shqiptaret qe perzune me bisht nder shale luftanijet e nendeteset, floten ushtarako- detare te BRSS-se e te Traktatit antiperendimor te Varshaves ne vitet gjashtedhjete nga e vetmja baze ushtarake e saj ne Mesdhe duke i kursyer Perendimit demokratik miliarda dollare perballe kercenimit rus…
Mirepo ne kohen qe populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires rrenimtare te viteve 60 dhe asnje vend perendimor, as Italia as Franca… askush nuk pranoi ti shiste grure apo miser as me valute e flori ne dore.
Vetem bujaria e Kines qe i ktheu nga rruge vaporet me grure, oriz dhe miser per popullin e vet drejt Durresit dhe shpetoi popullin shqiptar nga vdekja masive per buken e gojes !
Keto jane faktet historike !
Jo rastesisht shqiptaret dhe zemra e plasur nga genocidi 130 vjecar serbo- sllav e popullit te Kosoves thuri kengen “ O Evrope o kurve e vjeter …. “
E cfare ndodhi e si po e trajton Evropa e Bashkuar pranimin e Shqiperise e Kosoves ne gjirin e saj naturor e shpirteror!?
Miliardat e BE-se per Beogradin e Meka e Nena Serbise !
Iu hap drita jeshile e bisedimeve per anetaresim perpara Serbise e Malit te Zi, te bombarduara nga avionet e NATO-s e BE-se per shkak te genocidit ne Kosove, dhe i pari shtet jashte BE-se me flamur shteteror kopje e Flamurit te tij e qe perdori si monedhe te saj Euron, shteti drejtesia e te cilit kontrollohet nga Brukseli, e Evropa akoma nuk ia ka hequr as vizat per te udhetuar si evropiane ne Evrope !
BE “e mencur” investon miliarda euro ne Serbi, nderkohe qe Beogradi e Vucici shpenzojne miliarda euro per te blere raketa e aeroplane, tanke e pajisje luftarake nga Putini e Moska !
Politiqyqaret vendímarres evropiane kakarisin nate nate e dite per te mos lejuar depertimin dhe influencen ruse ne Serbi, ndersa zhvillojne manovra te perbashketa, kane baza ushtarake, e qendra spiunazhi e dizinformacioni ala Sputnik ne Nishin ish- shqiptar e ne mbare Serbine , udheheqesit me te larte serbe e kane kthyer Mosken njesoj si Haxhijte Meken ku falen dite e nate !
Evropa investon miliarda euro … Beogradi falet tek Nene Rusia !
E mua ketu ne Nju Jorkun e larget se si me kushtrojne si himn vargjet e zemres se zhuritur te folkut kosovar , te kombit tim:
O Evrope o kurve e vjeter … !
E ndjehem krenar per popullin kombin tim te lindjes ! Pse !?
Edhe perballe ketij mali padrejtesish e intrigash, lumenjesh gjaku e genocidi, perballe rrezikut te shfarosjes, mbijetoi e mbetet populli 95 per qind properendimor e proamerikan !
Tash e 550 vjet jemi populli me evropian ne Evropen qe po vonon e po na le duke pritur para deres se shtepise sone te perbashket ne themele te se ciles jane jo vetem gjaku dhe sakrificat tona, por edhe qyteterimi yne i lashte qe gjithmone i ka pasur mendjen e syte. shpirtin dhe zemren nga Evropa e SHBA-ja! Me evropian edhe se vete evropianet !