Një fosile rinoceronti, që mbante gjurmë prerjesh dhe vendosur pranë mjeteve prerëse të gurit, sugjeron se njerëzit kanë qenë të pranishëm në Filipine rreth 700 000 vjet më parë, njoftuan sot studiuesit.
Që prej 2,5 milionë vitesh, Filipinet formojnë një varg ishujsh të izoluar të kontinentit nga zonat e thella detare. Deri sot, prania më e lashtë e qënieve njerëzore në këtë vend datonte 67 000 vjet më parë.
“Por, zbulimet në qendrat arkeologjike të Kalingas, në veri të Luzonit, duket se japin prova indirekte se përfaqësuesit e gjinisë Homo kanë mbërritur në këtë ishull para njeriut modern”, sipas studiuesve, raporton ata.
Gjinia Homo përfshin njeriun modern (Homo sapiens) dhe speciet e zhdukura sot të tilla si Homo erectus dhe Homo floresiensis veçanërisht.
Kërkimet e ndërmarra në vitin 2014 nga një ekip ndërkombëtar kanë mundësuar zbulimin e më shumë se 400 fosileve, përbri 57 veglave prej guri.
Studiuesit kanë gjetur mbetje të drerëve, breshkave, hardhucave.
”Por, kryesisht ne kemi pasur mundësinë e jashtëzakonshme për të gjetur një rinoceront pothuajse komplet”, tregon Thomas Ingicco, paleoantropolog në Muzeun kombëtar të Historisë Natyrore (MNHN) në Paris.
“Studimi i rinoceronti, një specie e zhdukur, në laborator ka treguar se mbante gjurmët e therjes së mbetur nga mjetet”, theksoi studiuesi i ri, autori i parë i studimit që jep këto rezultate, publikuar në “Nature”.
”Mosha e rinocerontit, llogaritur nga metoda të ndryshme për përcaktimin kohor për të qenë të sigurtë, u vendos rreth 709 000 vite”, shtoi ai.